Partneriteti me institucionet

Ndryshimi transformues për fëmijët mund të ndodhë vetëm përmes partneritetit

A child during check ups from UNICEF supported activity
UNICEF/2007/S.Karahoda

UNICEF-i në Kosovë krenohet me partneritetin e tij të gjatë me institucionet kryesore. Këto partneritete të nivelit të lartë sigurojnë që UNICEF-i të ketë ndikim në politikat dhe programet të cilat prekin fëmijët në mbarë Kosovën, veçanërisht ata më të cenueshmit.

UNICEF-i punon me Ministrinë e Shëndetësisë për të siguruar që të gjithë fëmijët të marrin shërbime cilësore të kujdesit parësor shëndetësor, duke përfshirë imunizimin, mbështetjen për ushqimin optimal dhe zbulimin dhe ndërhyrjen e hershme për aftësinë e kufizuar.

Një nga bashkëpunimet tona kryesore është programi i vizitave në shtëpi, i cili është aktiv në 34 komuna nga gjithsej 38 komuna të Kosovës dhe ka ofruar mbështetje gjatë vitit të kaluar për 30,000 fëmijë nën moshën tre vjeç dhe 8,000 gra shtatzëna. UNICEF-i dhe Ministria e Shëndetësisë gjithashtu punojnë së bashku për të siguruar vaksina dhe barna të tjera esenciale. UNICEF-i ka mbështetur gjithashtu Ministrinë për të digjitalizuar të dhënat e imunizimit brenda Sistemit të Informacionit Shëndetësor dhe për të finalizuar Planin Kombëtar të Veprimit për Ushqyerjen, Planin Strategjik të Veprimit për Shëndetin e Nënës, Fëmijës dhe Shëndetin Riprodhues dhe Planin e Veprimit për Imunizimin 2022-2025.

UNICEF-i gjithashtu punon ngushtë me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MESTI) për t'u siguruar që të gjithë fëmijët të kenë qasje në arsim cilësor në të gjitha moshat. Mbështetja e UNICEF-it për Ministrinë ka fuqizuar arsimin gjithëpërfshirës në Kosovë dhe po funksionon për përmirësimin e cilësisë dhe zgjerimin e qasjes në Edukimin në Fëmijëri të Hershme. Së fundmi, partneriteti finalizoi një projektligj të rëndësishëm dhe plan veprimi për fëmijërinë e hershme dhe gjithashtu rishikoi kurrikulën parashkollore bazuar në standardet e mësimit dhe zhvillimit të hershëm. Për nxënësit e moshës shkollore, UNICEF-i dhe MESTI vazhduan të lansojnë shkollat.org, një platformë mësimi elektronik në mbarë Kosovën që përfshin një bibliotekë digjitale dhe video mësime për të gjitha lëndët në klasat 1–9. Programet e bazuara në aftësitë eksperimentale për të rinjtë, UPSHIFT, PODIUM dhe PONDER, janë akredituar për arsimin e mesëm të lartë dhe janë vënë në dispozicion edhe në shkollat.org.

Posedimi i të dhënave gjithëpërfshirëse për të gjitha grupet e fëmijëve është çelësi për të bërë zgjedhje të mira politikash për fëmijët. UNICEF-i punon me Agjencinë e Statistikave të Kosovës për të gjeneruar dëshmi përmes anketave të rëndësishme si Anketa e grupimeve të treguesve të shumëfishtë (MICS)) dhe po zhvillon gjithashtu një bazë të dhënash për monitorimin dhe raportimin e të drejtave të fëmijëve. Kjo bazë e të dhënave do të ofrojë informata për strategjitë dhe do të ofrojë të dhëna të besueshme dhe të krahasueshme ndërkombëtarisht për gjendjen e fëmijëve në Kosovë.

Nëpërmjet partneritetit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, UNICEF-i punon për të zhvilluar legjislacion dhe politika miqësore ndaj të rinjve. Kjo përfshin mbështetjen për zhvillimin dhe zbatimin e Strategjisë për Rininë (2019-2023), miratimin e udhëzimeve administrative për të rregulluar punën vullnetare të të rinjve dhe punën për parandalimin e dhunës në shkolla.

UNICEF-i gjithashtu krijon partneritete kryesore me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), është koordinimi i Kosovo Generation Unlimited, duke përfshirë menaxhimin e programit të saj të praktikës. UNICEF-i gjithashtu punon në analizën e të dhënave dhe hulumtimin me Ministrinë për të avokuar për rritjen e investimeve në arsim, shëndetësi dhe mbrojtje sociale. UNICEF-i gjithashtu mbështet MFPT-në në reformën e sistemit të mirëqenies sociale, duke avancuar kornizën ligjore dhe politike në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare. Ne gjithashtu punojmë së bashku për të rritur kapacitetin e fuqisë punëtore të mirëqenies sociale për të ofruar shërbime më të mira parandaluese dhe reagimi për fëmijët në rrezik abuzimi, neglizhimi dhe shfrytëzimi.

Përmes partneritetit me Ministrinë e Drejtësisë, UNICEF-i ka mbështetur zhvillimin dhe zbatimin e normave dhe standardeve të përafruara ndërkombëtarisht për fëmijët në kontakt me ligjin dhe ka ndihmuar në zgjerimin e alternativave ndaj programeve të paraburgimit dhe riintegrimit në Kosovë.