Gjërat bazike për foshnjat: Si të gromësijë foshnja juaj

Mësoni teknikat e dëshmuara nga prindërit se si të gromësijë foshnja juaj

UNICEF
English
UNICEF/S.Karahoda

Gromësimi i foshnjës suaj është pjesë kyçe e rutinës së të ushqyerit të foshnjës suaj. Mësoni shenjat e gazrave të bllokuara dhe teknikat e ndryshme për gromësitjen e foshnjës suaj.

Si të gromësijë foshnja juaj

Pse?

Gromësimi i foshnjës tuaj është pjesë kyçe e rutinës së të ushqyerit të foshnjës. Kur foshnja gëlltit, flluskat e ajrit mund t’i bllokohen në stomak dhe të shkaktojnë parehati. Gromësimi i mundëson foshnjës suaj të heqë pak nga ato gazra për të lehtësuar dhimbjen. Gjithashtu ndihmon në parandalimin e pështymës.

Shenjat e gazrave të bllokuar

Të qarët, shpina e kthyer si hark, tërheqja e këmbëve në bark ose shtrëngimi i grushteve.
 

Kur?

Nuk ka rregulla se kur duhet të gromësijë foshnja juaj. Disa foshnja duhet të gromësijnë gjatë ushqyerjes së tyre, ndërsa të tjerët pas. Dhe disa mund ta kenë më të lehtë se të tjerët.
 

Si?

Këtu janë 3 teknika që përdorin shumë prindër. Provojini të gjitha për të parë se cila funksionon më mirë ose përdorni ndonjë kombinim.

  1. Mbi supe
    Mbajeni fëmijën tuaj drejt me kokën të mbështetur mbi shpatullën tuaj.
    Përkëdhelini shpinën me dorën tjetër.
    Këshillë: Mbledhja e dorës lehtas është më e butë se një pëllëmbë e rrafshët.
  2. Uleni në prehër
    Uleni fëmijën tuaj në prehër duke mbështetur mjekrën dhe gjoksin me njërën dorë. Fërkojini ose përkëdhelini shpinën me dorën tjetër.
    Këshillë: Përdorni përkëdhelje të përsëritura dhe të buta në shpinën e foshnjës tuaj.
  3. Shtrijeni në prehër
    Vendosni foshnjën tuaj me fytyrë poshtë në prehërin tuaj dhe fërkojini ose përkëdhelini butësisht shpinën.
    Këshillë: Mbani një leckë afër në rast se fëmija juaj pështyn jargë.
     

Ende shfaq shenja të gazrave të bllokuar?

Provoni ta shtrini fëmijën tuaj në shpinë dhe t’i masazhoni butësisht barkun. Provoni t’ia lëvizni këmbët para dhe mbrapa, si të ngasni një biçikletë. Nëse këto këshilla nuk funksionojnë, bisedoni me ofruesin tuaj të kujdesit shëndetësor që të merrni këshilla mbi opsionet alternative.