Fuqizimi i të Dhënave dhe Monitorimit të të Drejtave të Fëmijëve

Kosova vazhdon përpjekjet për të gjeneruar të dhëna cilësore mbi gjendjen e fëmijëve.

Child at ECD center
UNICEF/2019

Sfidat

Kosova vazhdon përpjekjet për të gjeneruar të dhëna cilësore mbi gjendjen e fëmijëve.

Kjo mungesë e të dhënave të standardizuara dhe të zbërthyera për fëmijët ua vështirëson institucioneve vendore dhe qendrore kryerjen e planifikimit të bazuar në dëshmi dhe monitorim sistematik. Mungesa e të dhënave pengon edhe aftësinë për t’i analizuar dhe vlerësuar rezultatet e politikave dhe strategjive të zbatuara. Sfida tjera që ndikojnë në aftësinë për ta kryer me saktësi monitorimin e të drejtave të fëmijëve në Kosovë përfshijnë përqendrimin e kufizuar në objektivat për zhvillim të qëndrueshëm (OZHQ) të ndërlidhura me fëmijë, koordinimin e dobët mes institucioneve të Kosovës, komunitetit akademik dhe shoqërisë civile si dhe mungesën e një depoje qendrore për monitorimin e të drejtave të fëmijëve. Monitorimi i përmirësuar i të drejtave të fëmijëve bazuar në të dhëna të sakta dhe të zbërthyera do të hidhte dritë mbi realitetin e fëmijëve më të cenueshëm të Kosovës, familjeve dhe komuniteteve të tyre dhe do ta mundësonte planifikimin dhe reagimin më të mirë ndaj ndikimeve ekonomike dhe sociale në situata të ndryshme siç është varfëria.

Zgjidhjet

UNICEF-i punon për të siguruar që të drejtat e fëmijëve të jenë në krye të agjendës në Kosovë.

Kjo përfshin ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës për promovimin e zhvillimit të fuqisë punëtore dhe realizimin e të drejtave të fëmijëve.

Ne e arrijmë këtë duke ofruar mbështetje teknike për t’i përmirësuar sistemet kryesore për menaxhimin e të dhënave informative dhe duke ndërtuar kapacitete institucionale për ta bërë grumbullimin e të dhënave në shkallë të gjerë për çështjet që prekin fëmijët në përputhje me kërkesat e standardeve ndërkombëtare.

Ne ofrojmë mbështetje për përmirësimin e monitorimit të situatës së fëmijëve në Kosovë, ku kemi zhvilluar një portal të sistemuar të monitorimit dhe analizës së të dhënave për monitorimin e të drejtave të fëmijëve në përputhje me fushat kryesore të neneve të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve.

UNICEF-i mbështet zhvillimin e kapaciteteve të për hulumtim dhe vlerësimnë nivel kombëtar për të ofruar dëshmi në kohë të duhur mbi arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe realizimin e të drejtave të të gjithë fëmijëve.

UNICEF-i, në bashkëpunim me Agjencinë e Statistikave të Kosovës, po kryen raundin e tretë të Anketës të Treguesve të Shumëfishtë (MICS) në vitin 2025. MICS i kryer çdo pesë vjet, luan një rol kyç në ofrimin e njohurive thelbësore për shëndetin dhe zhvillimin e familjeve dhe fëmijëve në Kosovë. Në hulumtimin tonë, UNICEF-i thekson rëndësinë e të dhënave të zbërthyera, duke siguruar që informacionet që kanë të bëjnë me komunitetet e cenueshme si romët, ashkalitë dhe egjiptianët janë marrë me përpikëri. Të dhënat e ndara shërbejnë si një mjet i domosdoshëm për monitorimin e progresit në iniciativat zhvillimore dhe trajtimin efektiv të pabarazive.

Embedded video follows
UNICEF