Rezultatet- Arsimi cilësor

Arsimi cilësor

Children in the library
UNICEF Montenegro / Dusko Miljanic / 2018

Arsimi gjithëpërfshirës

Children in the classroom
UNICEF Montenegro / Dusko Miljanic / 2011

Numri i fëmijëve me aftësi të kufizuara të regjistruar në arsimin e zakonshëm në 2018 është 10 herë më i madh se në 2009. Ndërsa duke mbajtur fokusin në mundësimin e qasjes në shkolla të rregullta për fëmijët me aftësi të kufizuara, UNICEF po investon përpjekje të mëdha për të mbështetur institucionet e saj partnere dhe shkollat për të përmirësuar cilësinë e arsimit të ofruar për fëmijët me aftësi të kufizuara. Mbështetja renditet nga ngritja e kapaciteteve të institucioneve parashkollore për të siguruar mbështetje të hershme intervenuse për fëmijët me aftësi të kufizuara, për të mundësuar përdorimin e materialeve cilësore dhe inovative të mësimdhënies dhe  mësimnxënies - të tilla si tekste mësimore digjitale, dmth. Tekste mësimore në formatin DAISY - deri në forcimin e kapaciteteve të  Qendrave Burimore për t'iu siguruar mbështetje shkollave të rregullta.

UNICEF është duke u përqendruar në zhvillimin e politikave, të tilla si Strategjia e sapo miratuar për Arsimin Gjithëpërfshirës (2019-2025), që synon përmirësimin e një kulture dhe praktikash gjithëpërfshirëse në nivelin e shkollës dhe duke iu mundësuar të gjithë fëmijëve me aftësi të kufizuara të marrin arsim dhe kujdes të një cilësie të lartë.

Embedded video follows
UNICEF Montenegro The Early Years - An Opportunity of a Lifetime. This is a story about Kalina.

Arsimi dhe kujdesi në fëmijërinë e hershme

Një fushatë e ndryshimit social të UNICEF-it e kryer në 2015 dhe 2016 në komunat në veri të vendit çoi në një rritje të nivelit të regjistrimit të arsimit parashkollor me mesatarisht 22 përqind në krahasim me vitet para fushatës.

UNICEF po përqendrohet në përmirësimin e barazisë dhe gjithëpërfshirjes së arsimit parashkollor. Për t'iu mundësuar qasjen në kopsht fëmijëve që jetojnë në zonat rurale, u krijuan shërbimet parashkollore informuese në 16 komuna në të gjitha rajonet.

Embedded video follows
UNICEF Montenegro Let's provide quality support from the earliest childhood - for every child I UNICEF Montenegro

Arsimi cilësor

Për të rritur cilësinë e arsimit në Mal të Zi, UNICEF lansojë një iniciativë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit që synon integrimin e shkathtësive socio-emocionale / shkathtësitë e shekullit 21 në mësimdhënien dhe mësimnxënien e rregullt. UNICEF në Mal të Zi shfrytëzoi përvojat e vendeve të tjera - kryesisht ato të Qendrës Jubilee të Universitetit të Birmingham - për të reformuar kurset e studimit të shkollës fillore dhe të mesme, si dhe legjislacionin arsimor, në mënyrë që shkathtësitë shoqërore dhe emocionale të mund të integrohen në kurrikulat e lëndëve. Programi aktualisht po zhvillohet në 46 shkolla fillore dhe të mesme, duke arritur gati 15,000 fëmijë dhe adoleshentë. Përveç kësaj, ai u përshtat dhe u zbatua në mjedise jashtë shkollës për grupet më të cenueshme: fëmijët pa kujdes prindëror, fëmijët në kontakt me ligjin, fëmijët e prekur nga varfëria dhe fëmijët romë.

Embedded video follows
UNICEF Montenegro How adolescents from the north of 🇲🇪 develop socio-emotional skills
Embedded video follows
UNICEF Montenegro Šta su socio-emocionalne vještine i zašto su one važne?

Në mënyrë që të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe rritjen e arritjeve të nxënësve, UNICEF ka mbështetur Ministrinë e Arsimit për të zhvilluar Raportin Kombëtar PISA 2015, së bashku me një Plan Veprimi për zbatimin e tij për periudhën 2019-2022.