Vaksinat shpëtojnë jetë
Pyetni, mos supozoni. Besojuni fakteve.

- Gjendet në:
- English
- Македонски
- Shqip
Vaksinat shpëtojnë miliona jetë për çdo vit. Zhvillimi i vaksinave të sigurta dhe efektive kundër KOVID-19 është një hap i madh përpara në përpjekjen tonë globale për t’i dhënë fund pandemisë dhe për t’u kthyer në bërjen e më shumë gjërave që kënaqemi me njerëzit që i duam. Pandemia KOVID-19 ka ndikuar seriozisht në jetën e fëmijëve dhe të rinjve, andaj procesi i imunizimit do të jetë një hap i rëndësishëm drejt rimëkëmbjes. Kjo nënkupton kthimin e të gjithë fëmijëve në mësim në klasa dhe sigurimin e qasjes së sigurt dhe të plotë në mbrojtjen vitale dhe shërbimet shëndetësore, përfshirë vaksinimet rutinë.
Vaksinat kundër KOVID-19 ofrojnë shpresë dhe përderisa vaksinat vazhdojnë të jenë të disponueshme, duhet të kujtojmë se masat parandaluese si distancimi fizik, maskat dhe higjiena e duarve duhet të vazhdojnë edhe pas vaksinimit.
Ne biseduam me punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe ekspertët e fushës për të marrë disa përgjigje për disa nga pyetjet më të zakonshme në lidhje me vaksinat.
Vendimet për shëndetin tonë dhe shëndetin e të dashurve tanë janë një nga më të rëndësishmet, që i marrim në jetën tonë. Vendimet e duhura mbështeten në informacione të mirëfillta dhe në fakte. Kur bëhet fjalë për vaksinat, për ne nuk ka asnjë dilemë. #VaksinatShpëtojnëJetë.
Vendimet tona sot janë më të rëndësishme se kurdo herë më parë
Është normale të keni pyetje, mirëpo vonimi i imunizimit nuk është përgjigjja. Flisni me mjekun tuaj dhe besojuni fakteve.
A janë të sigurta vaksinat kundër KOVID-19, pasi ato janë prodhuar në një periudhë shumë të shkurtër?
Ndonëse vaksinat kundër KOVID-19 u zhvilluan në kohë rekord, megjithatë nuk ka qenë më pak rigoroz procesi i sistemit të testimit, vlerësimit të rezultateve dhe miratimit të një vaksine. Ne biseduam me dr. Dejan Dokiç, dr. Katerina Stavriç dhe dr. Sead Zejnel rreth sigurisë së vaksinës kundër KOVID-19.
A mund t’u besoj vaksinave të reja?
Vaksinat janë të sigurta. Ne i kemi në duar disa nga veglat më të mëdha në historinë e shëndetësisë së njerëzimit.
Pse duhet të vazhdojmë t’iu përmbahemi masave pasi të vaksinohemi?
Do të duhet të kalojë kohë, që mjaft njerëz të vaksinohen dhe të arrihet imunitetin kolektiv. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme t’iu përmbahemi masave edhe pasi ta marrim vaksinën, pra të vazhdojmë ta mbajmë maskën, të mbajmë distancë dhe ta praktikojmë larjen e duarve. Dr. Rina Purini dhe dr. Sabri Aziri shpjegojnë më shumë në këtë video.
Nëse kam qenë i infektuar me KOVID-19 dhe jam shëruar, a duhet përsëri të vaksinohem?
Të gjithëve duhet t’u ofrohet vaksina kundër KOVID-19, pavarësisht nëse ata më parë kanë qenë të infektuar më virusin. Dr. Katerina Stavriç shpjegon se pse duhet të vaksinohemi, edhe pse veç më kemi qenë të infektuar.
Pse kaq shumë dominojnë mitet në shoqërinë e sotme?
Dezinformatat janë ndër sfidat kryesore të luftës kundër KOVID-19. Njohja e fakteve është me rëndësi qenësore për të qenë të përgatitur në mënyrë adekuate dhe për ta mbrojtur veten tuaj dhe më të dashurit tuaj. Për këtë arsye është e rëndësishme të mbështeteni vetëm në burime të besueshme, kur kërkoni informacione dhe këshilla.

A bëni pjesë ju ose dikush nga familja juaj në grupet prioritare për të marrë një vaksinën kundër KOVID-19? Bashkëngjituni fushatës globale të UNICEF-it ✌ #Vaksinuar dhe ndani me të tjerët se çka nënkupton për ju marrja e vaksinës.
📸 Bëni një foto duke treguar me një shenjë V, duke e shënuar me ngjitëse ose duke e treguar kartelën e vaksinimit (pa u dukur të dhënat tuaja personale).
🤳 Ndajeni atë në rrjetet sociale, duke na treguar se çfarë do të thotë vaksinimi për ju.
✌ Përdorni hashtagët #Vaksinuar, #Vaksinat shpëtojnë jetë #dhe bëni tag @UNICEFMK që të mund të prezantohet postimi juaj.