Shëndeti mendor i adoleshentëve dhe kujdestarëve te tyre gjate pandemise se Kovid-19

Studimi i tanishëm ka për qëllim të mbledhë të dhëna për karakteristikat sociodemografike dhe shëndetin mendor të adoleshentëve dhe kujdestarëve të tyre në kontekst të masave restriktive të ndërmarra në vend si reagim ndaj pandemisë së KOVID-19

Mental health studies
UNICEF/2023

Karakteristikat kryesore

Studimi i tanishëm ka për qëllim të mbledhë të dhëna për karakteristikat sociodemografike dhe shëndetin mendor të adoleshentëve dhe kujdestarëve të tyre në kontekst të masave restriktive të ndërmarra në vend si reagim ndaj pandemisë së KOVID-19. Janë përpunuar të dhëna për të caktuar shkallën e prevalencës dhe faktorët e rrezikut të lidhur me shëndetin e dëmtuar mendor dhe cilësinë e jetës tek adoleshentët dhe kujdestarët e tyre.

Me specifikisht, studimi ka për qëllim të caktojë shkallën e problemeve të zakonshme shëndetësore mendore tek adoleshentët dhe kujdestarët e tyre, që të identifikojë faktorët e rrezikut të lidhur me problemet e zakonshme shëndetësore mendore dhe me cilësinë e dëmtuar të jetës; dhe të ofrojë rekomandime për zhvillimin e strategjive për promovim, parandalim, dhe intervenim të hershëm.

Studimi ka për qëllim të ndihmojë në qasjen shëndetësore publike duke theksuar problemet madhore të shëndetit mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve, duke përmirësuar mirëqenien familjare, si dhe të shtyjë tutje zhvillimin e politikave dhe implementimin e ndërhyrjeve të bazuara në evidencë në sektorin e shëndetit, arsimit dhe punës sociale. Audienca e synuar e këtij studimi janë politikëbërësit në Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Punës dhe Politikës sociale, trupat qeveritarë lokalë, praktikuesit e shëndetit mendor, punonjësit socialë, mësuesit, prindërit/kujdestarët dhe organizatat joqeveritare.

// Ky studim është realizuar nga Klinika Universitare e Psikiatrisë në Shkup me mbështetjen e UNICEF-it dhe USAID-it. Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë botim nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e UNICEF-it, Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar ose Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

Autori
University Clinic of Psychiatry - Skopje
Data e publikimit
Gjuhët
Angleze, Macedonian, Shqip