Profili i popullisë së fëmijëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut
Rezultatet e analizës së të dhënave për fëmijët nga Regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave 2021 dhe të dhënat administrative

- English
- Македонски
- Shqip
Karakteristikat kryesore
Kapërcimi i sfidave specifike me të cilat përballet popullsia e fëmijëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut patjetër kërkon një bazë përkatëse njohurish mbi bazën e të cilave do të mund të dizajnohen zgjidhje relevante dhe efektive. Realizimi i Regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe banesave në shtator 2021 është mundësia e vetme për të përftuar njohuri për aspektet e ndryshme të jetës së fëmijëve në vend.
Në vitin 2023 zyra e UNICEF-it në Republikën e Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me partnerët kombëtarë nisi formimin e bazës së të dhënave për fëmijët e vendit, me qëllimin e zhvillimit të profilit demografik të popullsisë së fëmijëve në Maqedoninë e Veriut. Ky raport është rezultat i analizës së bazës së të dhënave në fusha të ndryshme. Njohuritë e marra përmes kësaj analize synojnë të identifikojnë sferat në të cilat duhet të bëhen orvatje të reja ose më intensive për avancimin e cilësisë së jetës së fëmijëve.
Formimi i bazës së të dhënave dhe analiza e të dhënave u bë në periudhën shtator-dhjetor 2023. Burimet kryesore të informacioneve janë Regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave i bërë në vitin 2021, të dhënat e statistikave vitale të Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS), si dhe të dhënat administrative për fëmijët në sfera të ndryshme, të mbledhura nga institucionet që janë pjesë e sistemit të statistikave të vendit (bartës të autorizuar) dhe janë publikuar në kuadër të Programit për hulumtime statistikore 2018-2022.
