Analiza funksionale e veprimtarisë së patronazhit në qytetin e Shkupit - Qendra e Shëndetit Publik

Analiza funksionale synon të japë një pasqyrë realiste dhe të plotë të gatishmërisë së shërbimit të patronazhit për të zbatuar prioritetet e tij në periudhën afatshkurtër dhe afatmesme dhe për të bërë përmirësime në kryerjen e funksioneve kryesore.

Patronage nurse showing Parenting guide and pointing to baby's tummy while the mother holds him
UNICEF/North Macedonia/Georgiev/2017

Karakteristikat kryesore

Analiza funksionale (në tekstin e metejmë AF) e cila zbatohet në institucionet e sektorit publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka për qëllim të mundësojë përfitime të shumta për institucionet në të cilat zbatohet. Disa nga përfitimet më të rëndësishme të procesit të zbatimit të analizës funksionale janë: përcaktimi i organizimit dhe sistematizimit përkatës të vendeve të punës në institucione, që janë të rëndësishme për realizimin e kompetencave dhe prioriteteve strategjike; përmirësimi i efektivitetit të institucionit; reduktimi ose zgjerimi i vëllimit dhe madhësisë së institucionit; vlerësimi i burimeve hapësinore, financiare dhe njerëzore; eliminimi i funksioneve joqenësore; balancimi i vendosjes strukturore me funksionet që kryejnë, si dhe mundësimi i procesit të krijimit të kulturës organizative.

Analiza funksionale që zbatohet në patronazhin polivalent ka për qëllim të japë një pasqyrë reale dhe të plotë të gatishmërisë në afat të shkurtër dhe të gjatë për të zbatuar prioritetet e tij dhe për të bërë përmirësime eventuale në kryerjen e funksioneve të tij themelore. Përveç kësaj, nga aspekti organizativ, kjo analizë funksionale ka për qëllim të bëjë vlerësimin e burimeve njerëzore të domosdoshme që janë të nevojshme për kryerjen efikase të kompetencave.

Aktivitetet kryhen në kuadër të projektit ‘’Përmirësimi i strukturës së shërbimit të patronazhit“, të cilin e zbaton Qendra e Menaxhimit të Ndryshimeve, si pjesë e programit më të gjerë “Zbutja e efekteve të COVID-19 mbi jetën e fëmijëve dhe prindërve në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi“, i cili zbatohet me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian dhe me mbështetjen e UNICEF-it.

cover image
Autori
UNICEF
Data e publikimit
Gjuhët
Angleze, Macedonian, Shqip