Еfektet sociale dhe ekonomike të kovid-19 ndaj fëmijëve në Мaqedoninë e Veriut: hulumtim i azhurnuar

Nuk kanë të gjithë fëmijët qasje në shërbimet vitale për shkak të pandemisë KOVID-19, gjë që i vë ata në rrezik të vazhdueshëm

Karakteristikat kryesore

Edhe pse masat qeveritare për luftë kundër KOVID-19 dhe pasojat e shkaktuara nga virusi, rrallë i kishin fëmijët në fokus të drejtpërdrejtë, dhjetëra masa të qeverisë, si dhe të palëve tjerë të rëndësishëm, e mbështetën në mënyrë efektive mirëqenien e fëmijëve gjatë pandemisë. Veçanërisht duhet të përmenden tre grupe masash. Projektimi i gjithë sistemit arsimor, që nga fillimi i pandemisë, për të funksionuar në një mënyrë të re të bazuar në mësimin nga distanca, ishte veprimi më i madh i qeverisë për t’i përmbushur nevojat e fëmijëve. Fushatat e ndryshme u fokusuan rritjen e ndërgjegjësimit dhe udhëzimin e prindërve dhe fëmijëve në hapat që mund t’i ndërmarrin, nëse e gjejnë veten në një situatë të rrezikshme ose të vështirë, si në rastet e dhunës ndaj fëmijëve, ose kur nevojitet mbështetje psikologjike. E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, nga shumica e masave të qeverisë për ruajtje të vendeve të punës dhe për ndihmë financiare për personat e papunë, u mundësuan përfitime joproporcionale për familjet me fëmijë, me çka u frenua presioni i pandemisë mbi varfërinë e fëmijëve. Sidoqoftë, përkundër faktit që aktualisht pandemia ka shënuar rënie, ka ende nevojë për masa të shtuara të politikave për t’i lehtësuar më tej pasojat e pandemisë që mund të zgjasin në të ardhmen.

Cover image
Autori
UNICEF
Data e publikimit
Gjuhët
Angleze, Macedonian, Shqip