Studimi i njohurive, qëndrimeve dhe praktikave mbi ndryshimet klimatike dhe mjedisin
Studimi mat njohuritë e përgjithshme të mësuesve dhe edukatorëve në vend lidhur me ndryshimet klimatike dhe efektet në shoqëri
- Gjendet në:
- English
- Македонски
- Shqip
Karakteristikat kryesore
Ky sondazh i njohurive, qëndrimeve dhe praktikave (Anketa NJQP/KAP), i fokusuar kryesisht te mësimdhënësit dhe edukatorët e punësuar në institucionet arsimore shtetërore, i vlerëson njohuritë e përgjithshme të këtij grupi të anketuar në lidhje me ndryshimet klimatike, duke përfshirë kuptimin dhe asociacionet e vetë termit, dhe ndikimin e ndryshimit të klimës ka prekur shoqërinë, njerëzit dhe fëmijët. Sondazhi mat gjithashtu qëndrimet ndaj ndryshimeve klimatike, veçanërisht nivelin e shqetësimit për problemin, dhe e vlerëson perceptimin e të anketuarve për rëndësinë e disa aktiviteteve që mund të jenë vendimtare në luftën për t’i zvogëluar ndryshimet klimatike, si dhe gatishmërinë e tyre për të ndërmarrë veprime dhe për t’u bërë pjesë e zgjidhjes së problemit. Sondazhi do të përpiqet të sigurojë të dhëna se cilat praktika dhe aktivitete janë më të zakonshme në mesin e të anketuarve, por gjithashtu t’i identifikojë qëndrimet dhe besimet shoqërore që i pengojnë mësimdhënësit t’i zbatojnë në mënyrë efektive ndryshimet klimatike dhe edukimin mjedisor. Së fundi, anketa i mbulon zakonet dhe mjetet e informimit të të anketuarve si një nga faktorët kryesorë që e formojnë dhe krijojnë opinionin publik për tema të ndryshme.
