Hulumtim në klaster me më shumë indikatorë (MICS) 2018-2019

MICS ofron informacione të përditësuar mbi gjendjen e fëmijëve dhe grave dhe i mat indikatorët kryesorë, të cilët iu mundësojnë shteteve ta monitorojnë progresin drejt synimeve të zhvillimit.

Boy smiling and waving at the camera
UNICEF/2019/Georgiev

Karakteristikat kryesore

Hulumtimi në klasterë me më shumë indikatorë (MICS) për Maqedoninë e Veriut dhe MICS për Vendbanimet rome në Maqedoninë e Veriut u realizua gjatë viteve 2018-2019 nga Enti Shtetëror i Statistikës, si pjesë e Programit Global MICS.

Qëllimi kryesor i MICS-së është të gjenerojë të dhëna të detajuara, të krahasueshme për një sërë temash që kanë të bëjnë me fëmijët, të drejtat e tyre dhe mirëqenien e tyre. Duke pasur parasysh qëndrueshmërinë e të dhënave dhe metodologjinë rigoroze, MICS e luan rolin e duhur për t’i adresuar boshllëqet ekzistuese, për të ndikuar në politikat dhe programet e zhvilluara në dobi të fëmijëve, për t’i mobilizuar vendimmarrësit dhe për të nxitur debate në nivel nacional dhe lokal. Për më tepër, hulumtimi në fjalë i mat indikatorët kryesorë, që iu mundësojnë vendeve të gjenerojnë të dhëna për përdorim në planet nacionale të zhvillimit dhe ta monitorojnë progresin drejt Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZhQ) dhe përkushtimeve tjera ndërkombëtarisht të dakorduara.

Në këtë drejtim është ofruar ndihmë teknike nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), gjegjësisht mbështetje financiare nga UNICEF-i, Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) dhe Ambasada Britanike. Raporti përmban informacione të detajuara mbi metodologjinë e anketimit dhe të gjitha tabelat standarde të MICS-së. Për më shumë informacion mbi Programin Global MICS, ju lutemi vizitoni mics.unicef.org.

Cover image - key findings MICS
Autori
Enti Shtetëror i Statistikës
Data e publikimit
Gjuhët
Angleze, Macedonian, Shqip

Shkarkoni raportin

(PDF, 11,07 MB) (PDF, 12,82 MB) (PDF, 12,46 MB)