UNICEF: Nevojiten më shumë përpjekje për mbrojtjen e fëmijëve në internet

06 Shkurt 2024
Person holding a smartphone
UNICEF North Macedonia / 2023

SHKUP, 6 shkurt 2024: Me rastin e shënimit të iniciativës globale Ditë më të sigurt të internetit, për promovimin e një internet më të sigurt dhe më të mirë për të gjithë përdoruesit, veçanërisht për fëmijët dhe të rinjtë, UNICEF u bën thirrje të gjitha palëve përkatëse që t’i rrisin përpjekjet për t’i mbrojtur fëmijët nga rreziqet në rritje, që hasen në internet.

Më shumë se 400 fëmijë dhe të rinj nga Maqedonia e Veriut morën pjesë në sondazhin e U-Report mbi sigurinë në internet. Në këtë sondazh, i cili u realizua në vitin 2023 një në tre (31 për qind) e të anketuarve raportuan se kishin përjetuar bulizëm në internet. Shumë sosh, 18 për qind pranojnë se mungesa e njohurive dhe informacioneve se si të qëndrojmë të mbrojtur është një nga arsyet pse ende vazhdon dhuna në internet, ndërsa deri në 41 për qind besonin se arsyeja kryesore pse është në rritje dhuna në internet, është sepse ajo nuk merret seriozisht nga institucionet.

Rritja në internet ofron mundësi të pakufishme për të mësuarit kritik, zhvillimin e aftësive dhe për t’u shprehur. Sipas të dhënave të fundit (OSSH, 2023) çdo (100 për qind) i ri i moshës 15-24 vjeçare në vendin tonë e përdor internetin dhe pothuajse të gjithë (97 për qind) e përdorin atë disa herë në ditë.

Megjithatë, rritja e sasisë së kohës që e kalojnë në platformat virtuale mund t’i lërë fëmijët më të prekshëm ndaj ngacmimit kibernetik dhe formave tjera të dhunës nga bashkëmoshatarët, gjuhës së urrejtjes dhe ekspozimit ndaj përmbajtjeve të dëmshme – duke përfshirë mesazhet që e nxisin vetëdëmtimin madje edhe vetëvrasjen.

Më alarmues është kërcënimi në rritje i abuzimit dhe eksploatimit seksual, duke përfshirë kujdesin dhe trafikimin e fëmijëve. Të dhënat nga projekt kërkimor në shkallë të gjerë, Ndërprerja e dëmtimit – vlerësojnë se miliona fëmijë i janë nënshtruan eksploatimit dhe abuzimit seksual të fëmijëve në internet në të trembëdhjetë vendet, që kanë marrë marrin pjesë në hulumtim e realizuar në vitin 2020.

Fëmijët kanë nevojë për mbështetje për t’u bërë qytetarë digjitalë të përgjegjshëm, prindërit duhet të pajisen me aftësi për të diskutuar çështje të ndjeshme me fëmijët e tyre ndërsa autoritetet duhet të kenë fuqinë për të siguruar që sistemet të jenë në mbrojtje të të drejtat e fëmijëve në internet.

Në raportin e tij më të fundit (2022) Komiteti për të Drejtat e Fëmijëve i mirëpret masat e marra nga vendi për ta luftuar dhunën ndaj fëmijëve, duke përfshirë reformat ligjore, miratimin e planeve të reja nacionale të veprimit dhe ratifikimin e konventave tjera ndërkombëtare. Megjithatë, Komiteti i kërkon vendit ta zhvillojë një përgjigje të fokusuar ndaj abuzimit dhe eksploatimit seksual të fëmijëve në internet. Komiteti e thekson gjithashtu nevojën e shpërndarjes së burimeve të mjaftueshme njerëzore, teknike dhe financiare për zbatimin e Strategjisë nacionale për parandalimin dhe mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna (2020–2025) dhe vendosjen e sistemit të detyrueshëm të raportimit, hetimit miqësor ndaj fëmijëve me përfshirje të më shumë agjencive dhe ndërhyrjes në të gjitha rastet e dhunës ndaj fëmijëve – duke përfshirë edhe mjedisin digjital.

Gjithashtu në raportin e vitit 2023 mbi progresin e vendit drejt anëtarësimit në BE, Komisioni Evropian e thekson nevojën për përpjekje të mëtejshme për ta rritur ndërgjegjësimin e publikut dhe profesionistëve për dhunën ndaj fëmijëve. Mbajtja e fëmijëve të informuar dhe të angazhuar për rreziqet, në një mënyrë që përputhet me kapacitetet e tyre në zhvillim, është mbrojtje kritike dhe gjithashtu një nga gurët themelorë të udhëzim i Komitetit për të Drejtat e Fëmijëve për të drejtat e fëmijëve në lidhje me mjedisin digjital.

Mbrojtja e fëmijëve kundër dhunës në internet kërkon një qasje gjithëpërfshirëse, sinergji midis sektorit publik dhe privat, si dhe përfshirje dhe pjesëmarrje të të rinjve.

Bashkëpunimi ndërmjet sektorëve të shëndetësisë, arsimit dhe mbrojtjes është me rëndësi kritike për të ofruar program arsimor për fëmijët dhe prindërit, duke përfshirë qasje në linjat e ndihmës. Po ashtu shërbimet në të gjithë sektorët duhet të jenë të informuara në lidhje me traumat, në mënyrë që profesionistët të mund të kërkojnë shenja paralajmëruese të dhunës dhe t’u mundësojnë atyre të përgjigjen në përputhje me rrethanat. Bizneset kanë përgjegjësi t’i respektojnë dhe mbështesin të drejtat e fëmijëve përmes produkteve dhe shërbimeve të tyre, gjegjësisht të sigurojnë që në praktikat e tyre të biznesit të përfshihet e drejta e fëmijëve për mbrojtje nga dhuna.  

Gjithashtu këtë Ditë më të sigurt të internetit, UNICEF-i  i inkurajon fëmijët dhe të rinjtë e moshës 14 – 24 vjeçare, që të vazhdojnë ta dëgjojnë zërin e tyre dhe të marrin pjesë në sondazhin e ri (2024) U-Raport mbi Ditën më të sigurt të internetit për t’i ndarë opinionet dhe përvojat e tyre në internet, për të mësuar më shumë mbi të drejtat e tyre brenda mjedisit digjital dhe për të mësuar për mënyrat praktike se si mund të qëndrojnë më të sigurt në internet.

Kontakte me mediat

Suzie Pappas Capovska
Tel: (02) 3231-244
Irina Ivanovska
Tel: (02) 3231-172

Për UNICEF-in

UNICEF-i i promovon të drejtat dhe mirëqenien e të gjithë fëmijëve, në çdo sferë të veprimtarisë që e ushtron. Së bashku me partnerët tanë punojmë në 190 shtete dhe territore, me qëllim që ta implementojmë këtë përkushtim në veprim praktik për të mirën e të gjithë fëmijëve gjithandej, por në veçanti të fokusuar te fëmijët më vulnerabil dhe më të margjinalizuar.

Për më shumë informacione për UNICEF-in dhe punën tonë për fëmijët, vizitojeni ueb faqen www.unicef.mk.

Ndiqeni UNICEF-in në TwitterFacebookInstagram dhe YouTube.