UNICEF-i e nisi U-Raportin, si mekanizëm i ri për fuqizimin e të rinjve që ta ndajnë me të tjerët mendimin e tyre për çështjet që u interesojnë atyre

U-Raporti paraqet platformë sociale përmes së cilës të rinjtë mund t’i shprehin mendimet e tyre dhe të jenë shtytës pozitivë të ndryshimit në komunitetet e tyre

16 Korrik 2021
U-Report MK UNICEFMK
UNICEF/2021/Georgiev

Shkup, 15 korrik, 2021: Në evenimentin e organizuar në Parkun e Qytetit të Shkupit, UNICEF-i së bashku me të rinjtë, vendimmarrësit, organizatat ndërkombëtare dhe ekspertët e filloi U-Raportin si një platformë për mbështetjen e pjesëmarrjes së të rinjve dhe për fuqizim të tyre për t’i ndarë mendimet e tyre për çështjet për të cilat i interesojnë dhe për t’u bërë shtytës pozitivë të ndryshimit në bashkësitë e tyre.

U-Raporti është prezent në 85 vende të botës me më shumë se 15.000.000 U-Raportues, që marrin pjesë në sondazhe të rregullta dhe marrin informacione të rëndësishëm. Tani U-Raportuesit nga vendi ynë janë në gjendje të bëhen pjesë e komunitetit global, duke u regjistruar përmes kanalit U-Report MK ,i cili aktualisht është aktiv në Viber.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, Zëvendës përfaqësuesi i UNICEF-it, Artur Ajvazov, Zëvendësshefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian, z. Xhulian Vasallo, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe ekspertë u bashkuan në diskutimin tematik me të rinjtë të organizuar në tre kënde: arsimi, ambienti dhe shëndeti mendor. Të rinjtë ishin në gjendje të mësonin më shumë rreth U-Raportit si dhe të regjistroheshin, të merrnin pjesë në sondazh dhe njashtu të angazhoheshin me instalimet interaktive në secilin kënd, duke e ndarë mendimin e tyre me të tjerët.

“Ne i dëgjojmë të rinjtë dhe kjo është arsyeja pse përmes reformave ne e inkurajojmë mendimin e tyre kritik dhe e forcojmë zërin dhe vetëbesimin e tyre. Ne jemi përqendruar në ndryshime të mëdha në arsim, si mekanizëm më i mirë për formësim të mënyrës së të menduarit dhe sjelljes së të rinjve. Në këtë mënyrë, që nga mosha e hershme, fëmijët do të mësojnë të luftojnë për të drejtat dhe pikëpamjet e tyre dhe, duke vepruar kështu, ne së bashku do të kontribuojmë në krijimin dhe ndërtimin e një shoqërie më të mirë për të gjithë,” deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska.

Këndet e diskutimet u bazuan në kontributet e marra nga të rinjtë si pjesë e iniciativës “Rimagjinoni të ardhmen”, të zbatuar nga UNICEF-i dhe Zyra e Kryetarit Pendarovski. Përmes një sondazhi në internet dhe një seri punëtorish tematike, të rinjtë e identifikuan arsimin, mjedisin jetësor dhe shëndetin mendor si çështjet më të rëndësishme për të cilat kujdesen dhe duan të shohin ndryshime në vend. U-Raporti do të shërbejë si platformë për ta përfaqësuar zërin e të rinjve dhe për ta vazhduar angazhimin e tyre për këto dhe çështje tjera që ndikojnë në të ardhmen e tyre.

“Ne duhet t’i sigurojmë platformat dhe mekanizmat e duhura për të siguruar pjesëmarrje domethënëse të të rinjve, që do t’u lejojë atyre të marrin pjesë në mënyrë aktive në proceset e vendimmarrjes. Të rinjtë e kanë zërin e tyre, ndërsa platformat e tilla si U-Raporti ndihmojnë në fuqizimin e mendimeve të tyre dhe për t’i ndihmuar ata të ngelin të zëshëm për çështjet që kanë të bëjnë me ta. Ky mekanizëm është efektiv aq sa të rinjtë e përdorin atë për ta ngritur zërin dhe për sa kohë që vendimmarrësit i dëgjojnë ata,” deklaroi Artur Ajvazov, Përfaqësuesi i UNICEF-it.

Qëllimi i U-Raportit është që të shërbejë si mekanizëm për shkëmbimin e informacioneve dhe mbledhjen e të dhënave në kohë reale. Të dhënat mund t’i ndihmojnë vendimmarrësit në procesin e krijimit të strategjive, politikave dhe shërbimeve të bazuar në nevojat reale, si dhe për monitorimit të progresit në përmbushjen e qëllimeve strategjike të zhvillimit dhe realizimin e të drejtave të fëmijëve. Në vendin tonë, UNICEF-i e realizon U-Raportin si platformë për ta mbështetur pjesëmarrjen e të rinjve, duke i inkurajuar ata ta shprehin mendimet e tyre dhe të përfshihen në proceset e vendimmarrjes, që ndikojnë në jetën e tyre dhe të brezave të ardhshëm.

Të rinjtë ftohen të regjistrohen në kanalin U-Report MK në Viber, ta plotësojnë sondazhin dhe ta ndajnë opinionin e tyre me të tjerët.

Opinioni juaj ka rëndësi. Qëndro i zëshëm!

Kontakte me mediat

Suzie Pappas Capovska
Tel: (02) 3231-244
Irina Ivanovska
Tel: (02) 3231-172

Për UNICEF-in

UNICEF-i i promovon të drejtat dhe mirëqenien e të gjithë fëmijëve, në çdo sferë të veprimtarisë që e ushtron. Së bashku me partnerët tanë punojmë në 190 shtete dhe territore, me qëllim që ta implementojmë këtë përkushtim në veprim praktik për të mirën e të gjithë fëmijëve gjithandej, por në veçanti të fokusuar te fëmijët më vulnerabil dhe më të margjinalizuar.

Për më shumë informacione për UNICEF-in dhe punën tonë për fëmijët, vizitojeni ueb faqen www.unicef.mk.

Ndiqeni UNICEF-in në TwitterFacebookInstagram dhe YouTube.