UNICEF-i e mirëpret vendimin që shkollat ta vazhdojnë mësimin derisa të vazhdojnë negociatat në mes të SASHK-ut dhe Qeverisë

04 Maj 2022
High school boy raising his hand and smiling
UNICEF/North Macedonia/Georgiev/2022

Shkup, 4 maj 2022: UNICEF-i mirëpret vendimin e përbashkët të Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për ta vazhduar mësimin, derisa të vazhdojë procesi i negociatave në javët në vijim.

Duke pasur parasysh fillimin me vonesë të vitit shkollor dhe grevën e zgjatur të mësimdhënësve, është e domosdoshme që jo vetëm të shmangen humbjet e mëtejshme të mësimit, por që sistemi arsimor të rimëkëmbet nga kriza ekzistuese e të mësuarit dhe të zbuten dëmet afatgjata në mirëqenien e fëmijëve, zhvillimin e përgjithshëm dhe produktivitetin e shoqërisë. Ka të ngjarë që sot këto humbje të kenë një ndikim negativ te fëmijët, por edhe të ndikojnë edhe në të ardhmen e tyre dhe në zhvillimin social-ekonomik të vendit.

Gjithashtu UNICEF-i e mirëpret dhe inkurajon përfshirjen dhe pjesëmarrjen e të rinjve në gjetjen e zgjidhjeve për ta kompensuar kohën e humbur në mësim, për ta vazhduar mësimdhënien dhe për të gjetur zgjidhje për maturën shtetërore. Në të njëjtën kohë, UNICEF-i kujton se, veçanërisht në situatat në të cilat fëmijët dhe të rinjtë e kanë barrën më të madhe, megjithatë është përgjegjësi e shoqërisë në përgjithësi, që të krijojë kushte që fëmijët t’i shprehin në mënyrë të sigurt mendimet e tyre përmes internetit dhe përmes kanaleve tjera. Ne iu bëjmë thirrje profesionistëve të medias që t’i ruajnë standardet e larta të raportimit, kur si deri më tani përfshihen fëmijët dhe të rinjtë.

Tani që fëmijët janë kthyer në shkollë, është e nevojshme që mësimdhënësit ta vlerësojnë nivelin e njohurive të nxënësve dhe të ofrojnë udhëzime të përshtatura për nevojat dhe nivelin e fëmijëve, me qëllim që të përmbushen rezultatet e planifikuara të mësimit. Gjithashtu duhet të kemi parasysh se në parim viti shkollor realizohet me 172 ditë mësim, dhe jo përmes arritjes së një date të caktuar në kalendar. Në këtë kontekst, e inkurajojmë Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës që të gjejë zgjidhje, të cilat i vlerësojnë nevojat e ndryshme të nxënësve, duke marrë parasysh interesat më të mira të tyre. Me siguri, për maturën shtetërore do të nevojitet një fleksibilitet i tillë dhe zgjidhje të ndryshme.

Edhe një herë UNICEF-i e mirëpret zgjidhjen e përbashkët, e cila iu jep përparësi interesave më të mira të fëmijëve. Gjatë negociatave ndërmjet Qeverisë dhe SASHK-ut, UNICEF-i i inkurajon të gjitha palët e interesuara që të përpiqen për zgjidhje, të cilat do ta shmangin çdo ndërprerje të mëtejshme të mësimit të fëmijëve dhe t’i marrin parasysh reformat më të gjera arsimore aq të nevojshme, që do ta mundësojnë realizimin e së drejtës së fëmijëve për arsim cilësor gjithëpërfshirës.

Kontakte me mediat

Irina Ivanovska
Tel: (02) 3231-172

Për UNICEF-in

UNICEF-i i promovon të drejtat dhe mirëqenien e të gjithë fëmijëve, në çdo sferë të veprimtarisë që e ushtron. Së bashku me partnerët tanë punojmë në 190 shtete dhe territore, me qëllim që ta implementojmë këtë përkushtim në veprim praktik për të mirën e të gjithë fëmijëve gjithandej, por në veçanti të fokusuar te fëmijët më vulnerabil dhe më të margjinalizuar.

Për më shumë informacione për UNICEF-in dhe punën tonë për fëmijët, vizitojeni ueb faqen www.unicef.mk.

Ndiqeni UNICEF-in në TwitterFacebookInstagram dhe YouTube.