UNICEF bën thirrje për investime më të mëdha për mësuesit

05 Tetor 2023
Igor Bogdanoski, who has been teaching maths at the primary school “Blaze Koneski” in Prilep for sixteen years
Georgiev/UNICEF/2022

Shkup, 5 tetor 2023 Çdo vit, në Ditën botërore të mësuesit, na rikthehet në kujtesë roli qenësor që luajnë mësuesit në arritjen e arsimit gjithëpërfshirës dhe cilësor për të gjithë dhe ndihma që ua ofrojnë të gjithë nxënësve drejt përmbushjes së potencialit të tyre.

Pavarësisht përmirësimeve të lehta në suksesin e nxënësve në vitet e fundit, ende më shumë se gjysma e të gjithë pesëmbëdhjetëvjeçarëve në vend nuk arrijnë t’i përmbushin nivelet bazë të aftësisë në lexim dhe matematikë. Duke pasur parasysh se në nivel të shkollës mësuesit janë faktori më i rëndësishëm, që kontribuon në suksesin e nxënësve, çdo përpjekje për tejkalimin krizës në mësime duhet të përfshijë investime të konsiderueshme dhe mbështetje për mësuesit.

Rishikimi i OECD-së mbi notimin dhe vlerësimin në kuadër të sistemit arsimor në Maqedoninë e Veriut, i mbështetur nga UNICEF, thekson një sërë rekomandimesh për ta mbështetur dhe nxitur mësimdhënien e mirë, duke filluar nga rritja dhe optimizimi i shpenzimeve për arsim, përmes një procesi, në të cilin do të shpërndahen në mënyrë efikase dhe të barabartë mjetet dhe burimet financiare, përfshirë këtu edhe burimet njerëzore. Optimizimi i rrjetit shkollor në shkollat ​​fillore dhe zhvillimi i formulave të reja të financimit, të mbështetura nga Ministria e Arsimit, Banka Botërore dhe UNICEF, do t’u mundësojë të gjithë mësuesve të marrin mbështetje për të siguruar mësimdhënie cilësore dhe gjithëpërfshirëse për secilin fëmijë.

Gjithashtu medoemos nevojiten investime në mësim cilësor dhe përkatës në fakultetet pedagogjike, si dhe mundësi të zhvillimit profesional për mësuesit, bazuar në nevojat aktuale të tyre. Shkollat duhet të fokusohen në promovimin e kulturës gjithëpërfshirëse të të mësuarit dhe përgjigjes kthyese, me një rol më të spikatur të bashkësive profesionale për mësim. Për më tepër, zhvillimi i karrierës së mësuesve duhet të vazhdojë të bazohet mbi kompetencën profesionale.

Njëkohësisht, mësuesit duhet të kenë qasje në programet cilësore mësimore, materialet mësimore, programet novatore dhe gjithëpërfshirëse, si dhe në qasjet pedagogjike, ndonëse po aq të rëndësishme janë edhe infrastruktura dhe burimet, përfshirë këtu edhe burimet digjitale. Programet në fjalë, si programi i të mësuarit eksperimental i mbështetur nga UNICEF, demonstrojnë sesi mësuesit në vend aplikojnë qasje novatore pedagogjike, të cilat e nxisin kureshtjen shkencor te nxënësit përmes eksperimenteve të thjeshta por ilustruese, aktiviteteve praktike dhe mësimit të bazuar në lojë.

Pandemia e ka vënë në pah nevojën për të ndërtuar një qëndrueshmëri më të madhe në sistemin tonë arsimor, në mënyrë që të mund t’i përgjigjemi shpejt dhe me efikasitet çdo krize të re, duke pasur parasysh nevojat e fëmijëve të kategorive vulnerabile, siç janë fëmijët me paaftësi, fëmijët romë dhe fëmijët që jetojnë në mjedis multidimensional. Mësuesit duhet të pajisen me aftësi digjitale dhe pedagogjike për ta përdorur mësimin e përzier ose hibrid dhe për t’i aplikuar teknologjitë dhe mjetet digjitale për mësim gjithëpërfshirës, qoftë me prezencë fizike, po ashtu edhe nga distanca.

Një aspekt tjetër i sistemeve arsimore elastike është mbështetja për shëndetin mendor dhe mirëqenien psikosociale, të cilat janë të një rëndësie të madhe për rezultatet akademike, sociale dhe ekonomike gjatë gjithë harkut jetësor. Sistemi arsimor duhet të sigurojë që të ekzistojnë politika, strategji dhe shërbime për mbështetjen e mirëqenies së nxënësve dhe mësuesve. Duke e pasur këtë qëllim si pikë referimi, UNICEF-i e ka mbështetur prezantimin e një programi trajnimi për shëndetin mendor dhe mbështetjen psiko-sociale, që synon ta përmirësojë mirëqenien dhe shëndetin mendor të fëmijëve dhe të rinjve brenda sistemit arsimor, po ashtu edhe të mësuesve dhe personelit të shkollës.

Sivjet, kur Maqedonia e Veriut feston 30 vjet nga ratifikimi i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve dhe 30 vjet që kur zyrtarisht u vendos bashkëpunim me UNICEF-in, pasi vendi u bë shtet i pavarur, jemi të përkushtuar më shumë se kurrë që t’i mbështesim partnerët në përpjekjet e tyre për të siguruar që mësuesit ta marrin mbështetjen e duhur në mënyrë që ata të mund të ofrojnë arsim cilësor dhe gjithëpërfshirës për çdo fëmijë. Ne i bëjmë thirrje qeverisë që të vazhdojë të investojë në programet mësimore cilësore, burimet mësimore dhe zhvillimin profesional të mësuesve, si dhe mbrojtjen e shëndetit mendor dhe mirëqenies së mësuesve, në mënyrë që ata të mund t’iu ndihmojnë brezave të nxënësve ta përmbush potencialin e tyre të plotë. 

Kontakte me mediat

Irina Ivanovska
Tel: (02) 3231-172
Suzie Pappas Capovska
Tel: (02) 3231-244

Për UNICEF-in

UNICEF-i i promovon të drejtat dhe mirëqenien e të gjithë fëmijëve, në çdo sferë të veprimtarisë që e ushtron. Së bashku me partnerët tanë punojmë në 190 shtete dhe territore, me qëllim që ta implementojmë këtë përkushtim në veprim praktik për të mirën e të gjithë fëmijëve gjithandej, por në veçanti të fokusuar te fëmijët më vulnerabil dhe më të margjinalizuar.

Për më shumë informacione për UNICEF-in dhe punën tonë për fëmijët, vizitojeni ueb faqen www.unicef.mk.

Ndiqeni UNICEF-in në TwitterFacebookInstagram dhe YouTube.