U hap në Shkup Laboratori i parë i Bioteknologjisë

Krijimi i pikave që iu ofrojnë nxënësve mundësi për të mësuar, për t’u avancuar dhe shënuar inovacione në fushën e bio-teknologjisë

14 Prill 2023
Biohack laboratory Skopje
UNICEF/North Macedonia/Georgiev/2023

Laboratori i parë i Bio-teknologjisë në vend u hap me mbështetjen e UNICEF-it dhe UNPD-së, si dhe në partneritet me Qytetin e Shkupit.

Laboratori, i vendosur në objektin e shkollës së mesme profesionale “Maria Kiri” në Shkup, do të shërbejë si pikë takimi për aktivitetet jashtëshkollore, klubet dhe mësimet e bazuara në projekte në fushën e biologjisë dhe kimisë për mësimin lëndor të arsimit fillor dhe për nxënësit e shkollave të mesme.

“E kam parë nga afër potencialin e mahnitshëm të të rinjve në këtë vend. Ne në fakt, kemi organizuar shumë programe, ku vajzat dhe djemtë e rinj nga Maqedonia e Veriut kanë arritur njohje globale dhe kanë fituar në gara ndërkombëtare”, tha Patricia Di Xhovani, përfaqësuese e UNICEF-it.

“Është me rëndësi të madhe që nxënësit të kenë një hapësirë, ku ata mund të mësojnë, të avancohen dhe të shënojnë inovacione. Bioteknologjia është fushë emocionuese dhe në zhvillim e sipër, andaj kam besimin se programi Biotek Lab  (Laboratori i Bio-teknologjisë) do ta stimulojë inovacionin dhe sipërmarrjen si pjesë e procesit formal të arsimit dhe do të krijojë interes te nxënësit për të ndjekur një karrierë në shkencë”, tha ajo.

“Pritet që deri në vitin 2050 rreth 60% e popullsisë botërore të jetojë në qytete. Prandaj është e rëndësishme të gjejmë mënyra dhe zgjidhje për ta bërë jetën në qytete më të qëndrueshme dhe më të përshtatur për nevojat e qytetarëve”, tha Armen Grigorijan, përfaqësuesi i Përhershëm i UNDP-së.

“Laboratori i parë i qytetit në Shkup është i një rëndësie të jashtëzakonshme për të gjithë ne. Ai do të përdoret nga nxënësit e shkollave të mesme, profesorët, sipërmarrësit dhe të gjithë ata që kanë dëshirë të angazhohen në shkencë dhe duan të kontribuojnë në shoqëri – ata mund të fillojnë me riciklimin dhe ripërdorimin e mbeturinave biologjike”, tha kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska.

Laboratori i Bio-teknologjisë është pjesë e Iniciativës më të madhe nacionale të bioteknologjisë të mbështetur nga UNICEF, UNDP dhe Qyteti i Shkupit për ta stimuluar inovacionin, arsimin dhe angazhimin kuptimplotë të bashkësive anembanë vendit në gjetjen e zgjidhjeve për sfidat mjedisore në rritje.

Iniciativa nacionale e bioteknologjisë fokusohet në ripërdorimin dhe ridedikimin e mbetjeve biologjike si një pikë hyrëse në krijimin e mundësive sipërmarrëse për një të ardhme më të gjelbër.

Mbetjet biologjike në Maqedoninë e Veriut përbëjnë 45.6% të të gjitha mbetjeve të prodhuara në vend. Shumica e këtyre mbetjeve, afërsisht 95% përfundojnë në deponi të hapura dhe venddepozitime, duke emetuar gazra serrë dhe duke kontribuar në një sërë sfidash mjedisore për shoqërinë.

Kontakte me mediat

Suzie Pappas Capovska
Tel: (02) 3231-244
Irina Ivanovska
Tel: (02) 3231-172

Për UNICEF-in

UNICEF-i i promovon të drejtat dhe mirëqenien e të gjithë fëmijëve, në çdo sferë të veprimtarisë që e ushtron. Së bashku me partnerët tanë punojmë në 190 shtete dhe territore, me qëllim që ta implementojmë këtë përkushtim në veprim praktik për të mirën e të gjithë fëmijëve gjithandej, por në veçanti të fokusuar te fëmijët më vulnerabil dhe më të margjinalizuar.

Për më shumë informacione për UNICEF-in dhe punën tonë për fëmijët, vizitojeni ueb faqen www.unicef.mk.

Ndiqeni UNICEF-in në TwitterFacebookInstagram dhe YouTube.