Tani, kur vaksinat janë në mendjet tona, medoemos duhet të vazhdojmë me ruajtjen e përfshirjes së lartë të imunizimit të rregullt kundër sëmundjeve të fëmijëve

Deklaratë e Patricia Di Xhovanit, Përfaqësuese e UNICEF-it, me rastin e vizitës së Poliklinikës “Gjorçe Petov”, ku u vaksinuan fëmijë nga tre komuna të Shkupit

29 Prill 2021
Infant receives routine vaccine during COVID19 in Skopje
UNICEF MK

29 Prill 2021 – Këtë radhë gjatë shënimit të Javës Botërore të Imunizimit, vendet anekënd botës ndërmarrin veprime për ta theksuar rëndësinë e vaksinimit, që përsëri njerëzit të bashkohen, për ta përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien e të gjithëve, gjithandej dhe gjatë gjithë jetës. 

“Pas një viti kufizimesh të lëvizjes, klasave shkollore të zbrazura dhe anulimeve të bashkimeve familjare, njerëzit në të gjithë botën kanë filluar të vaksinohen kundër KOVID-19 ose janë duke e pritur radhën e tyre për t’u vaksinuar. Të gjithë e dimë që vaksinat na japin shpresën më të madhe për një jetë normale dhe për afrimin tonë. Tani që vaksinat janë në mendjet e secilit prej nesh, duhet të kujtojmë se vaksinat e rregullta për fëmijët, kanë rol kryesor në sigurimin që fëmijët të mund të luajnë, por edhe të mbrohen.

“KOVID-19 ka shkaktuar ndërprerje në zbatimin e shumë shërbimeve për fëmijët, mirëpo shpresëdhënës është fakti që kërkesa dhe realizimi i vaksinimit të rregullt të fëmijëve ka ngel kryesisht i pandryshuar. Për shumë familje, vaksinimi është një pikë hyrëse në sistemin shëndetësor, që ofron një mundësi për t’i parandaluar, zbuluar dhe mjekuar gjendjet shëndetësore dhe për ta promovuar shëndetin e mirë.

"Vaksinat janë ndër të arriturat më të mëdha të mjekësisë moderne. Në të gjithë botën, ato kanë ndihmuar në përgjysmimin e vdekshmërisë së fëmijëve dhe kanë shpëtuar shumë jetë. Falë vaksinimeve të rregullta, shumë prej nesh kanë qenë me fat që të rriten pa përjetuar që ndonjë anëtar të familjes ose shok të vdes, ose të pësojë paaftësi të përhershme nga sëmundjet, siç janë fruthi ose poliomieliti. 

"Vaksinat e rregullta të fëmijëve i kanë eleminuar këto sëmundje në shumë vende. Ndonëse falë vaksinave shumë sëmundje të rënda nuk janë më të zakonshme në vend, këto sëmundje ende ekzistojnë dhe mund të përhapen nëse njerëzit nuk vaksinohen. Epidemia e fruthit në periudhën 2018-2019 që mori jetën e fëmijëve në Maqedoninë e Veriut është një përkujtues se nuk duhet ta nënvlerësojmë vaksinimin e fëmijëve. 

“Paralelisht me përpjekjet e vendit për ta përshpejtuar planin nacional të vaksinimit kundër KOVID-19, ne duhet të vazhdojmë ta ruajmë imunizimin e rregullt për të siguruar që çdo fëmijë në vend t’i merr vaksinat kundër fruthit, shytave, rubeolës dhe kundër sëmundjeve tjera të fëmijëve. Kjo do të thotë që ne duhet të sigurohemi që asnjë devijim i fondeve nga shërbimet e destinuara për imunizim të rregullt, të mos krijojë pengesa në qasjen e familjeve në shërbimet shëndetësore për vaksinim të rregullt të fëmijëve dhe në marrjen e shërbimit përkatës.

“Po ashtu duhet të sigurojmë që të dhënat e imunizimit të fëmijëve dhe të dhënat nacionale të mbulimit, të vazhdojnë të azhurnohen në mënyrë që të monitorohet çdo ndryshim në vaksinat e rregullta të fëmijëve të mund.” 

“Pandemitë dhe epidemitë janë një kujtesë e rolit të rëndësishëm të vaksinimit gjatë gjithë jetës, që nga fëmijëria përmes adoleshencës deri në moshën e vjetër. Më shumë se kurrë, vaksinat janë dëshmuar të jenë mjeti më i mirë që e kemi për ta mbrojtur shëndetin tonë dhe shëndetin e familjeve dhe të komuniteteve tona. Ne duhet edhe më tej të përpiqemi ta bëjmë përparësi kryesore imunizimin e rregullt të fëmijëve, me qëllim që t’i parandalojmë shpërthimet tjera të sëmundjeve që mund të parandalohen nga vaksinat.”

Kontakte me mediat

Suzie Pappas Capovska
Tel: (02) 3231-244
Irina Ivanovska
Tel: (02) 3231-172

Për UNICEF-in

UNICEF-i i promovon të drejtat dhe mirëqenien e të gjithë fëmijëve, në çdo sferë të veprimtarisë që e ushtron. Së bashku me partnerët tanë punojmë në 190 shtete dhe territore, me qëllim që ta implementojmë këtë përkushtim në veprim praktik për të mirën e të gjithë fëmijëve gjithandej, por në veçanti të fokusuar te fëmijët më vulnerabil dhe më të margjinalizuar.

Për më shumë informacione për UNICEF-in dhe punën tonë për fëmijët, vizitojeni ueb faqen www.unicef.mk.

Ndiqeni UNICEF-in në TwitterFacebookInstagram dhe YouTube.