Strategjia e re nacionale e prindërimit në Maqedoninë e Veriut e promovon prindërimin pozitiv dhe bashkëpunimin e fortë ndërsektorial

27 Dhjetor 2022
Panel members present the parenting strategy in front of an audience
UNICEF/North Macedonia/2022

Shkup, 23 dhjetor 2022: Ofrimi i mbështetjes për prindërit do të thotë mbrojtje të së drejtës së fëmijëve për t’u rritur në një mjedis familjar të sigurt dhe të kujdesshëm, plot dashuri. Në të njëjtën kohë, prindërimi pozitiv kontribuon në zhvillimin e kapitalit njerëzor, prosperitetit dhe sigurisë së vendit.

Strategjia nacionale e prindërimit 2022-2030, e zhvilluar për herë të parë në Maqedoninë e Veriut, synon ta kthejë atë aspiratë në veprim praktik – duke e njohur rëndësinë e prindërimit, duke e forcuar mbështetjen ndaj prindërve dhe duke ua bërë më të lehtë familjeve qasjen në atë mbështetje.

Ajo bazohet në parimet pozitive të prindërimit – një metodë praktikash pozitive, fuqizuese dhe konsistente, në zhvillimin e një marrëdhënieje të fortë, thellësisht të përkushtuar midis prindit dhe fëmijës, të bazuar në komunikim, pritshmëri realiste, disiplinë jo të dhunshme dhe respekt të ndërsjellë.

Duke përfshirë këshillat dhe udhëzimet praktike mbi prindërimin pozitiv dhe kujdesin edukues, strategjia synon ofrimin e mbështetjes për shëndetin mendor dhe mirëqenien për prindërit dhe kujdestarët. Duke qenë ndikimi i vetëm më i madh në jetën e një fëmije - kujdestari, modeli i sjelljes dhe mësuesi - çdo prind duhet të ndihet i sigurt, por edhe i rehatshëm, kur e di se kur i nevojitet ka ndihmë në dispozicion.  

Komponentët kryesorë të propozim Strategjisë nacionale të prindërimit u prezantuan në dhjetor të vitit 2022 për profesionistët në fushën e shërbimeve sociale, shëndetësisë, arsimit, shoqërisë civile dhe akademisë. Nën drejtimin e Ministrit të Punës dhe Politikës Sociale, ato u takuan për ta shqyrtuar strategjinë e re të propozuar të prindërimit dhe hapën diskutimin për forcimin sistematik të shërbimeve për t’i ndihmuar prindërit dhe kujdestarët t’iu japin fëmijëve të tyre një fillim të mbarë, që do t’u shërbejë gjatë gjithë jetës.

Këtij evenimenti i parapriu një proces gjithëpërfshirës konsultimi. Gjatë vitit 2022, në seminaret konsultative, praktikues nga sektorët e mirëqenies sociale, arsimit, shëndetësisë, pushtetit vendor dhe shoqërisë civile e ndanë me të tjerët përvojën dhe dhanë rekomandime, për të kontribuar në zhvillimin e këtij dokumenti.

Strategjia nuk fillon nga e para; ajo bazohet në programet ekzistuese të prindërimit – duke përfshirë programet arsimore, shërbimet e vizitave në shtëpi, linjat e ndihmës, shërbimet e komunitetit dhe mjetet digjitale. Ajo e shqyrton nevojën për zgjerimin e shërbimeve ekzistuese duke siguruar qasje të barazisë në vënien e mbështetjes në dispozicion për të gjithë prindërit dhe familjet me fëmijë. Njashtu Strategjia fokusohet në shërbime të larmishme për familjet, të cilat përballen me sfida dhe kërkojnë mbështetje afatgjatë, por edhe në investimet e programeve dhe politikave të reja të prindërimit. Për ta bërë këtë realitet, strategjia e identifikon nevojën për burime njerëzore dhe financiare dhe për aftësi të përmirësuara të profesionistëve, me qëllim të promovimit të teknikave pozitive të prindërimit.

Duke i bashkuar të gjitha këto segmente nën një agjendë të përbashkët, Strategjia e propozuar nacionale e prindërimit, synon të krijojë një rrjet mbështetës për prindërit dhe kujdestarët në atë që ndonjëherë mund të jetë një rol i vështirë, veçanërisht për prindërit e rinj dhe familjet në gjendje vulnerabile.

Kjo nismë është pjesë e një projekti më të gjerë rajonal për zbutjen e ndikimit të KOVID-19 në jetën e fëmijëve dhe familjeve në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, financuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe mbështetur nga UNICEF në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministrinë e Shëndetësisë.

 

 

 

 

 

 

Kontakte me mediat

Suzie Pappas Capovska
Tel: (02) 3231-244
Irina Ivanovska
Tel: (02) 3231-172

Për UNICEF-in

UNICEF-i i promovon të drejtat dhe mirëqenien e të gjithë fëmijëve, në çdo sferë të veprimtarisë që e ushtron. Së bashku me partnerët tanë punojmë në 190 shtete dhe territore, me qëllim që ta implementojmë këtë përkushtim në veprim praktik për të mirën e të gjithë fëmijëve gjithandej, por në veçanti të fokusuar te fëmijët më vulnerabil dhe më të margjinalizuar.

Për më shumë informacione për UNICEF-in dhe punën tonë për fëmijët, vizitojeni ueb faqen www.unicef.mk.

Ndiqeni UNICEF-in në TwitterFacebookInstagram dhe YouTube.