Shtyrja e vitit shkollor duhet të jetë masë e përkohshme - mbyllja e shkollave për shkak të pranisë fizike duhet të jetë mjeti i fundit që zbatohet
Deklaratë e Përfaqësueses së UNICEF-it Patricia Di Xhovani
- Gjendet në:
- English
- Македонски
- Shqip
SHKUP, 18 janar 2022– “Përderisa vendi po kalon një valë tjetër infeksionesh me KOVID-19, të shkaktuara gjithnjë e më shumë nga varianti Omicron, prapëseprapë interesat më të mira të fëmijës duhet të jenë parësore në lidhje me vendimin nëse do të ngelin shkollat të hapura. Vendimi i Qeverisë për shtyrjen e fillimit të vitit shkollor pas pushimit dimëror duhet të jetë masë e përkohshme, madje duhet të ndërmerren të gjitha iniciativat që fëmijët të kthehen në klasa.
“Ne e dimë që masat parandaluese në shkolla janë efektive, andaj vlerësohet se prania fizike në shkollë nuk është shtytësi kryesor i përhapjes së infeksionit. Për muajin e fundit të mësimdhënies në vitin 2021, të dhënat tregojnë një shkallë shumë të ulët të infeksioneve me vetëm 0,01% raste të reja në ditë te nxënësit dhe 0,03% te mësuesit. Sa për krahasim, në dy javët kur shkollat u mbyllën për pushim dimëror, u katërfishua numri i rasteve të reja të infektuara nga të gjitha grupmoshat, nga afërsisht 2,600 në 11,000 raste pozitive të konfirmuara. Ne duhet ta përdorim këtë njohuri për të bërë gjithçka që mundemi për t'i mbajtur shkollat të hapura dhe që fëmijët ta ndjekin mësimin në mënyrë të sigurt në klasë.
“Në vend ndodhte shtyrja e fillimit të vitit shkollor për shkak të kushteve të këqija atmosferike, por tani situata ka ndryshuar. Vonesat e mëparshme në fillim të vitit shkollor ishin të rralla dhe koha e humbur e studimit ishte kompensuar. Situata aktuale është përkeqësuar nga periudhat e gjata të mbylljes së shkollave për shkak të pandemisë.
“Edhe më parë ndodhte në vend që të shtyhet fillimi i vitit shkollor, për shkak të kushteve të këqija të motit, mirëpo tani situata është ndryshuar. Prolongimet paraprake të fillimit të vitit shkollor ishin të rralla, ndërsa koha e humbur kompensohej. Situata e tanishme përkeqësohet me shumë periudha t mbulljes së shkollave për shkak të pandemisë.
“Edhe një valë tjetër e mbylljes së shkollave do të ishte katastrofike për fëmijët. Përpara pandemisë KOVID-19, Maqedonia e Veriut po përballej tashmë me një krizë në mësim, me më shumë se gjysmën e të gjithë 15-vjeçarëve në vend që nuk arrinin t’i përmbushin nivelet bazë të aftësive të leximit dhe matematikës.
“Maqedonia e Veriut e ka pasur mbylljen më të gjatë të shkollave në rajon, pasi shkollat në vend ishin të mbyllura për gjithsej 54 javë, krahasuar me mesataren prej 24 javësh në rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore. Më shumë se 60 për qind e mësuesve deklaruar se është rritur numri i nxënësve që kanë vështirësi në përvetësimin e programeve mësimore gjatë kësaj periudhe.
“Është e qartë se është në interesin më të mirë të fëmijëve është të jenë në klasa, ndërsa rihapja e shkollave duhet të jetë prioritet për të gjithë vendin. Rreziqet me të cilat përballen fëmijët kur janë jashtë shkollës mbeten më të mëdha se rreziqet në shkollë.
“Mbyllja e zgjatur mbarëkombëtare e shkollave, burimet e kufizuara për nxënësit, mësuesit dhe prindërit dhe mungesa e qasjes në mësimin në distancë e kanë ngecur përparimin disa dekadash në arsim dhe e kanë bërë fëmijërinë të panjohur.
“Prandaj, sa herë që është e mundur, duhet t’i shmangeni mbylljes së shkollave në nivel nacional. Kur shkalla e infeksionit KOVID-19 rritet në komunitet dhe kur masat e rrepta të shëndetit publik bëhen domosdoshmëri, shkollat duhet të mbyllen të fundit dhe duhet të hapen të parat. Çfarë flet për prioritetet tona, nëse shkollat mbyllen dhe vendet e tjera publike mbeten të hapura? Komuniteti dhe qeveria kanë mundësinë t’iu tregojnë fëmijëve se ata janë burimi më i rëndësishëm në këtë vend, duke u mundësuar shkollave të jenë të sigurta dhe të hapura sa më gjatë të jetë e mundur.
“Viti 2022 nuk duhet të jetë një vit tjetër i mësimit të çrregulluar. Ai duhet të jetë vit, në të cilin janë parësore arsimi dhe interesat më të mira të fëmijëve”.
Kontakte me mediat
Për UNICEF-in
UNICEF-i i promovon të drejtat dhe mirëqenien e të gjithë fëmijëve, në çdo sferë të veprimtarisë që e ushtron. Së bashku me partnerët tanë punojmë në 190 shtete dhe territore, me qëllim që ta implementojmë këtë përkushtim në veprim praktik për të mirën e të gjithë fëmijëve gjithandej, por në veçanti të fokusuar te fëmijët më vulnerabil dhe më të margjinalizuar.
Për më shumë informacione për UNICEF-in dhe punën tonë për fëmijët, vizitojeni ueb faqen www.unicef.mk.
Ndiqeni UNICEF-in në Twitter, Facebook, Instagram dhe YouTube.