Platforma e parë në internet me informacione në një pikë mbi shërbimet shëndetësore dhe imunizimin rutinë të fëmijërisë

Platorma e e-shëndetit https://e-zdravstvo.mk/ do të shërbejë si sportel i vetëm për të gjitha informacionet mbi shëndetin dhe vaksinat

26 Prill 2023
E zdravstvo
UNICEF/2023

Shkup, 24 prill 2023: Sot Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) e nisën platformën E-shëndetësi, e cila i integron në një vend në mënyrë digjitale të gjitha shërbimet shëndetësore të disponueshme dhe posedon një pjesë të dedikuar për imunizim, duke ua ofruar prindërve, kujdestarëve dhe publikut të gjerë një sportel të vetëm për informacionet e besueshme mbi vaksinat rutinë të fëmijërisë.

Platforma në fjalë e shëndetit elektronik e zhvilluar nga shërbimi shëndetësor elektronik “Moj Termin” (Takimi im) me mbështetjen e UNICEF-it dhe Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), është krijuar për t’iu përgjigjur një kërkese në rritje të publikut për informacione shëndetësor të disponueshme në mënyrë digjitale, që janë të sakta, në kohë të duhur dhe transparente. Përveç informacioneve mbi vaksinat e fëmijërisë, vaksinat e gripit sezonal dhe KOVID19, të gjitha shërbimet digjitale ishin më parë të disponueshme në platforma të veçanta të izoluara.

Fatmir Mexhiti
UNICEF/2023

“Po vazhdojnë proceset e digjitalizimit në sektorin e shëndetësisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha ministri i Shëndetësisë dr. Fatmir Mexhiti. “Një pjesë e këtyre proceseve është sigurimi i qasjes në informacione. Kjo qasje është e një rëndësie vendimtare për informimin e publikut të gjerë, si dhe të opinionit profesional, vendimmarrësve, gazetarëve dhe aktorëve tjerë publik, në mënyrë që të krijohen politika të përshtatshme dhe të merren vendime sa më të mira në lidhje me shëndetin, të bazuar në burime të verifikuara të informacioneve.”

Patrizia DiGiovanni, UNICEF Representative.
UNICEF/2023

“Meqenëse jetojmë në epokën digjitale, shpesh besojmë se informacioni është lehtësisht i arritshëm. Megjithatë, hulumtimi i fundit i UNICEF-it sugjeron se një në katër prindër në Maqedoninë e Veriut mendojnë se nuk kanë qasje në të gjithë informacionet e nevojshme për të marrë një vendim rreth vaksinimit të fëmijës së tyre”, tha Patricia Di Xhovani, përfaqësuese e UNICEF-it. “Qasja në informacione është thelbësore për fuqizimin e publikut, përfshirë prindërit, për të marrë vendimet më të mira për shëndetin e tyre dhe të fëmijës së tyre. Shpresojmë që kjo faqe interneti të jetë një hap përpara në lehtësimin e qasjes në informacion dhe shërbime dhe në rindërtimin e besimit për ta siguruar mbrojtjen më të mirë të shëndetit të fëmijëve.”

Grozdanova
UNICEF/2023
Doctor Aleksandra Grozdanova presenting the web platform.

Përmes portalit e-shëndeti qytetarët do të kenë qasje në një sportel (pikë) për:

  • Informacione gjithëpërfshirës, të përditësuara dhe të besueshëm mbi imunizimin rutinë, i cili në të kaluarën ishte pjesërisht i disponueshëm përmes faqeve të ndryshme të internetit. Prindërit tani mund të kontrollojnë kur fëmija i tyre duhet ta merr një vaksinë specifike; ata mund të gjejnë përgjigje për pyetjet në lidhje me vaksinat dhe të mësojnë më shumë rreth sëmundjeve që mund të parandalohen përmes imunizimit rutinë të fëmijërisë. Kjo pjesë përfshin gjithashtu një listë të të gjitha pikave të imunizimit në vend dhe orarin e punës për vaksinim.
  • Informacione të përditësuara dhe të besueshme për vaksinat e tjera, duke përfshirë KOVID-19 dhe gripin sezonal
  • Qasje në sistemin nacional për planifikimin dhe regjistrimin elektronik të ndërhyrjeve mjekësore “Moj termin” (Takimi im), që është i integruar në portalin një sportel.

Platforma e-shëndetësisë https://e-zdravstvo.mk/home do të jetë ueb faqja zyrtare për shëndet digjital e mbështetur nga drejtoria e e-shëndetit si pjesë integrale e Ministrisë së Shëndetësisë.

Kjo nismë është pjesë e bashkëpunimit më të gjerë ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë, UNICEF-it dhe USAID-it për ta rikuperuar besimin tek vaksinat dhe për ta forcuar sistemin nacional të imunizimit.

Në frymën e javës së imunizimit, e cila nis sot, Ministria e Shëndetësisë dhe UNICEF theksojnë se vaksinat janë ndër përparimet më të mëdha në shëndetin dhe zhvillimin global, duke shpëtuar çdo vit nga 2 deri në 3 milionë fëmijë nga sëmundjet vdekjeprurëse.

Kontakte me mediat

Irina Ivanovska
Tel: (02) 3231-172

Për UNICEF-in

UNICEF-i i promovon të drejtat dhe mirëqenien e të gjithë fëmijëve, në çdo sferë të veprimtarisë që e ushtron. Së bashku me partnerët tanë punojmë në 190 shtete dhe territore, me qëllim që ta implementojmë këtë përkushtim në veprim praktik për të mirën e të gjithë fëmijëve gjithandej, por në veçanti të fokusuar te fëmijët më vulnerabil dhe më të margjinalizuar.

Për më shumë informacione për UNICEF-in dhe punën tonë për fëmijët, vizitojeni ueb faqen www.unicef.mk.

Ndiqeni UNICEF-in në TwitterFacebookInstagram dhe YouTube.