Paraqite ekipin tënd në sfidën globale rinore – Gjenerata Pa Kufij

13 Maj 2022
“Technology for the Planet“
Blink42-21/North Macedonia/2022

Shkup, 9 maj 2022 – Sfida rinore, e tretë me radhë: Gjenerata pa kufij (Generation Unlimited), do të mbahet në 40 vende të botës, ndërsa ju mund të jeni pjesë e kësaj nisme globale.

UNICEF dhe Fondacioni Telekom për Maqedoninë e Veriut i ftojnë të gjithë inovatorët e rinj nga mosha 16 vjeç deri në 24 vjeç që të paraqesin ide për zgjidhje digjitale për t’i trajtuar ndryshimet klimatike nën sloganin “Teknologjia për planetin”.

Nxënës të shkollave të mesme, studentë dhe të rinj të interesuar, regjistroni ekipin tuaj, nga 3 deri në 5 pjesëmarrës dhe bëhuni krijuesit e së ardhmes tuaj. Idetë do të zhvillohen përmes mentorimit të profesionistëve, në kuadër të punëtorive të ideve projektuese. Pesë idetë kryesore do të marrin financim fillestar dhe mbështetje shtesë për mentorim mbi zhvillimin e idesë, ndërsa dy prej tyre do të konkurrojnë në sfidën globale, me mundësi për të marrë fonde shtesë deri në 20,000 dollarë, si dhe mbështetje nga Gjenerata pa Kufij për zgjerimin e zgjidhjes.

Ju keni mundësinë të fitoni njohje dhe mbështetje globale në trajtimin e njërës prej sfidave më të mëdha të njerëzimit - ndryshimet klimatike. Deri më tani, dy nga ekipet tona kanë qenë ndër fituesit globalë: në vitin 2020 ekipi eBionics dhe në vitin 2019, ekipi AndroMeta.

Sfida rinore e sivjetme e UNICEF-it dhe Fondacionit Telekom për Maqedoninë e Veriut realizohet në bashkëpunim me Qendrën për Inovacione Sociale BLINK 42 - 21.

Më shumë informacione rreth sfidës dhe aplikacionit mund te gjeni në linkun: https://bit.ly/3KQUDxr dhe në liknun e eventin në Fejsbuk: https://bit.ly/3FBWd5w

Kontakte me mediat

Suzie Pappas Capovska
Tel: (02) 3231-244
Irina Ivanovska
Tel: (02) 3231-172

Për UNICEF-in

UNICEF-i i promovon të drejtat dhe mirëqenien e të gjithë fëmijëve, në çdo sferë të veprimtarisë që e ushtron. Së bashku me partnerët tanë punojmë në 190 shtete dhe territore, me qëllim që ta implementojmë këtë përkushtim në veprim praktik për të mirën e të gjithë fëmijëve gjithandej, por në veçanti të fokusuar te fëmijët më vulnerabil dhe më të margjinalizuar.

Për më shumë informacione për UNICEF-in dhe punën tonë për fëmijët, vizitojeni ueb faqen www.unicef.mk.

Ndiqeni UNICEF-in në TwitterFacebookInstagram dhe YouTube.