Përfaqësuesit e pushtetit qëndror dhe atij lokal u pajtuan për se ka nevojë për optimizim të burimeve të shkollave fillore për arsim më të drejtë dhe më cilësor për secilin fëmijë
Takimi i nivelit të lartë për arsimin fillor përfundoi (konkluzë se duhet të përmirësohet) ndarja e burimeve ndërmjet shkollave fillore dhe se ka nevojë për sigurim të fondeve të mjaftueshme për komunat

- Gjendet në:
- English
- Македонски
- Shqip
Shkup, 10 nëntor 2022 – Sot, drejtoresha Rajonale e UNICEF-it për Evropën dhe Azinë Qendrore, Afshan Khan, morri pjesë në takimin e nivelit të lartë të udhëhequr nga zëvendëskryeministrja Përgjegjëse për Politika të Qeverisjes së mirë, znj. Sllavica Grkovska, për të diskutuar mbi përpjekjet për përmirësimin e efikasitetit, efektivitetit dhe strukturimit të drejtë të shpenzimeve buxhetore për arsimin fillor.
Gjatë takimit ku morën pjesë ministrat, përfaqësuesit e Bankës Botërore kryetarët e komunave dhe deputetët, pjesëmarrësit konkluduan se përmirësimi i mënyrës së ndarjes dhe përdorimit të burimeve është parim bazë në mënyrë që të gjitha shkollat fillore të ofrojnë arsim cilësor sipas standardeve nacionale të arsimit dhe infrastrukturës.
“Kapaciteti i kapitalit njerëzor që posedon një vend varet nga cilësia e arsimit. Një shoqëri mund të ecë përpara vetëm me një sistem arsimor cilësor, i cili do të prodhojë kuadro që do të jenë shtytës të proceseve pozitive shoqërore. Fatkeqësisht, të gjitha raportet ndërkombëtare tregojnë se kemi problem me cilësinë e diturive dhe formimit profesional të të rinjve. Alarmi veç më është ndezur, si për Qeverinë, po ashtu edhe për pushtetin vendor dhe për punonjësit në arsim. Nëse menjëherë nuk ndërmarrim masa dhe hapa konkretë, atëherë do të jetë tepër vonë. Ne nuk kemi më të drejtë të gabojmë, nuk e kemi më të drejtën e improvizimit, nuk e kemi më të drejtën e ndasive partiake, më nuk e kemi të drejtën e reformave tona dhe tuaja. Të gjithë së bashku le t’i përveshim mëngët, të arrijmë një konsensus se arsimi dhe të rinjtë tanë janë më të rëndësishmit për ne dhe të fillojmë të punojmë”, tha znj. Sllavica Grkovska, nënkryetare e Qeverisë Përgjegjëse për Politikat e Qeverisjes së Mirë.
Edhe para pandemisë KOVID-19, më shumë se gjysma e të gjithë pesëmbëdhjetëvjeçarëve në Maqedoninë e Veriut nuk ia dolën t’i arrijnë nivelet bazë të njohurive në lexim dhe matematikë, gjë që është nën mesataren e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian. Mbyllja e shkollave dhe ndërprerjet e mësimit gjatë pandemisë i kanë rritur më tej humbjet në mësim.
“Për të qenë në gjendje çdo fëmijë të mësojë dhe ta përmbush potencialin e tij të plotë, është me rëndësi thelbësore që shkollat të kenë burime adekuate dhe mësuesit të marrin mbështetje të përshtatur për nevojat e tyre. Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka bërë përpjekje të mëdha për t’i rritur investimet dhe për ta përmirësuar efikasitetin dhe drejtësinë në shpërndarjen e shpenzimeve në arsim, në mënyrë që çdo fëmijë, pavarësisht se kush është dhe ku jeton, të ndjek arsim cilësor. Në fakt, nevojitet një partneritet i fuqishëm për ta rikthyer mësimin e çdo fëmije në rrugën e duhur. Prandaj kjo është arsyeja pse UNICEF-i vazhdon të punojë me përkushtim me Qeverinë dhe të gjithë partnerët për ta realizuar këtë synim”, tha znj. Afshan Khan, drejtoreshë Rajonale e UNICEF-it për Evropën dhe Azinë Qendrore.
Analiza e mbështetur nga Banka Botërore dhe UNICEF-i në bashkëpunim me Asociacionin për hulumtime dhe analiza ZMAI tregon se si ndryshimet demografike kanë çuar në mosshfrytëzimin e mjaftueshëm të hapësirës dhe personelit në disa shkolla. Nga ana tjetër, në shkolla tjera nuk ka hapësirë të mjaftueshme për të gjithë nxënësit dhe ka mungesë mësuesish, prandaj edhe mësimi duhet të organizohet në dy dhe tre turne. Është e nevojshme të përmirësohet efikasiteti dhe drejtësia në shpërndarjen e burimeve.
“Qeveria është e përkushtuar që shpenzimet publike për arsimin, si përqindje nga BPV-ja, të afrohen me nivelet e vendeve të zhvilluara. Në këtë mënyrë do të sigurohen fonde të mjaftueshme për investime në objektet shkollore, blerjen e mjeteve moderne mësimore, arsimin gjithëpërfshirës, arsimin në gjuhët e bashkësive të ndryshme etnike dhe zhvillimin profesional të mësimdhënësve”, tha z. Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit dhe Shkencës.
UNICEF-i mbështet autoritetet qendrore dhe lokale për t’i forcuar kapacitetet në zhvillimin dhe futjen e një sistemi të ri për shpërndarje transparente dhe të drejtë të fondeve për shkollat fillore. Dhjetë komunat, të cilat ishin të parat që e filluan këtë proces, morrën mbështetje për përgatitjen e planeve lokale të optimizimit, në konsultim të ngushtë me nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit.
Kjo nismë është pjesë e bashkëpunimit të UNICEF-it me Bankën Botërore për mbështetjen e përpjekjeve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për ta përmirësuar përshtatshmërinë, efikasitetin, efektivitetin dhe ndarjen e drejtë të shpenzimeve publike në arsimin fillor dhe të mesëm.
Kontakte me mediat
Për UNICEF-in
UNICEF-i i promovon të drejtat dhe mirëqenien e të gjithë fëmijëve, në çdo sferë të veprimtarisë që e ushtron. Së bashku me partnerët tanë punojmë në 190 shtete dhe territore, me qëllim që ta implementojmë këtë përkushtim në veprim praktik për të mirën e të gjithë fëmijëve gjithandej, por në veçanti të fokusuar te fëmijët më vulnerabil dhe më të margjinalizuar.
Për më shumë informacione për UNICEF-in dhe punën tonë për fëmijët, vizitojeni ueb faqen www.unicef.mk.
Ndiqeni UNICEF-in në Twitter, Facebook, Instagram dhe YouTube.