Nxënësit e shkollave të mesme krijuan zgjidhje novatore për prodhimin dhe kursimin e energjisë në shkollat e tyre të mesme

27 Dhjetor 2022
The teams of young innovators stand holding a check of 120,000 Macedonian denars seed funding to realize their UPSHIFT innovation
UNICEF/NorthMacedonia/2022

Shkup, 21 dhjetor 2022: Nxënësit e shkollave të mesme janë të aftë dhe të gatshëm për të qenë bartës të ndryshimeve në shoqëri përmes zgjidhjeve të tyre novatore ndaj problemeve dhe sfidave të ndryshme sociale. Ky ishte përfundimi i Bootcamp-it të programit UPSHIFT.

Në kuadër të këtij Programi, nga data 19 deri më 21 dhjetor, në Strugë u mbajt evenimenti treditor-UPSHIFT Bootcamp për zhvillimin dhe mbështetjen e inovacioneve sociale lidhur me ENERGJINË, në të cilin u përzgjodhën 10 ekipe të shkollave të mesme si finaliste të thirrjes së hapur të programit. 

Ekipet e shkollave të mesme nga Koçani, Kërçova, Manastiri, Kavadari dhe Radovishi, të përbëra nga 5 nxënës, me mbështetjen e një mentori, i zhvilluan zgjidhjet e tyre për problemet që kanë të bëjnë me prodhimin dhe kursimin e energjisë. Përdorimi i sistemeve të vjetruara të ngrohjes që punojnë me lëndë djegëse fosile, ndotja e mjedisit, faturat e larta të energjisë elektrike, janë vetëm disa nga sfidat për të cilat nxënësit e shkollave të mesme i ofruan zgjidhjet e tyre.  

Pesë ekipe u shpallën fitues nga një juri ekspertësh, duke u bazuar në prezantimet dhe potencialin e zgjidhjes.

  • Shkolla e mesme “Ljupço Santov” – Koçanë, do të ndërtojë 12 gypa të ngrohjes për ngrohjen e ajrit, që harxhojnë 59% më pak energji elektrike. Këto tuba ngrohjeje do të përdoren për ngrohjen e plotë të 6 klasave në shkollë.
  • Shkolla e mesme “Mirko Mileski” – Kërçovë, do të bëjë dhe vendos pllaka në korridorin e shkollës, të cilat do të prodhojnë rrymë përmes induksionit magnetik të krijuar nga hapat gjatë lëvizjes. Përmes kësaj do të bëjnë kursim të energjisë elektrike prej 1800 kw në vit ose 48000 denarë.
  • Shkolla Shtetërore e Muzikës – Manastir, do të vendosë bateri për ruajtjen e energjisë elektrike që do të merret nga biçikletat elektrike dhe shiritat e vrapimit, të vendosura në palestrën e shkollës. Në këtë mënyrë, shkolla do të bëjë një kursim mujor prej 30% të faturave të energjisë elektrike.
  • Shkolla e mesme “Qiro Spanxhov Brko”Kavadar, do ta ndërtojë një akumulator nxehtësie nga rëra për ta ruajtur energjinë e prodhuar nga teprica e paneleve fotovoltaike të shkollës. Këta akumulatorë do të përdoren për ngrohjen e plotë të punëtorisë së shkollës, me çka do të kursehen 120.000 denarë në vit.
  • Shkolla e mesme “Kosta Susinov” – Radovish, do të vendos 3 biçikleta me gjenerator të integruar për prodhimin e energjisë elektrike. Energjia elektrike do të përdoret për ngrohjen e sallës së shkollës, e cila do të kursejë 15.000 denarë në vit.

Secili ekipi fitues morën nga 120.000 denarë dhe një mentorim tre mujor për zhvillimin e iniciativave sociale në komunitetet e tyre.

Bootcamp-in e hapën përfaqësues të UNICEF-it, Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik dhe Ambasadës së Suedisë në Maqedoninë e Veriut, me mbështetjen e të cilëve realizohet programi.

“Në kohë të krizës energjitike, fëmijët dhe të rinjtë e paguajnë çmimin më të lartë sepse janë një nga grupet më të prekura. Ata do ta bartin edhe barrën më të madhe në të ardhmen, nëse kjo emergjencë nuk zgjidhet menjëherë dhe në mënyrën e duhur. Njashtu kjo nënkupton edhe vënien e theksit në mbështetjen e grupeve më të cenueshme”, tha Artur Ajvazov, zëvendës përfaqësues i UNICEF-it. “Më bën përshtypje niveli i angazhimit dhe të menduarit inovativ të fëmijëve dhe të rinjve, të cilët i janë bashkuar këtij cikli të UPSHIFT me fokus në energjinë. Zgjidhjet e tyre kreative për kursimin e energjisë dhe përdorimin e burimeve alternative të energjisë vendosin një ton tjetër dhe si të tilla mund t’i frymëzojnë fëmijët dhe shkollat ​​e tjera për të zbatuar nisma të ngjashme. Ne duhet të vazhdojmë t’ua japim të rinjve mundësinë ta shprehin potencialin e tyre krijues, të bëhen liderë të nismave të qëndrueshme të energjisë dhe të kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit dhe mirëqenies sociale.”

“Energjia elektrike është me rëndësi thelbësore për jetën tonë. Përdorimi i paarsyeshëm i saj do t’i shkatërrojë burimet natyrore të një vendi. Duke pasur parasysh këtë fakt dhe sfidën me të cilën po përballet e gjithë bota, e që është kriza energjetike, të gjitha vendet janë fokusuar në gjetjen e mënyrave alternative të përdorimit të energjisë elektrike. Më vjen shumë mirë që përmes këtij konkursi nxënësit u nxitën të mendojnë në drejtim të gjetjes së burimeve alternative të energjisë, por edhe të kursimeve më të mëdha, të cilat do të ndikojnë në ekonominë e shtetit. Unë i përgëzoj të gjitha ekipet që morën pjesë për guximin dhe kreativitetin që treguan në këtë garë, ndërsa ekipeve fituese u uroj suksese në realizimin e projekteve të tyre dhe i pres me padurim rezultatet e zgjidhjeve të realizuara”, tha Festim Halili, drejtor i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik”.

"Suedia është krenare që e mbështetë këtë iniciativë për inkurajim të zgjidhjeve inovative ndaj sfidave të energjisë dhe prodhimit, me të cilat përballet Maqedonia e Veriut, si dhe të gjitha vendet në botë,” tha Mikael Aterhog, shef i Departamentit për Bashkëpunim dhe Zhvillim në Ambasadën e Suedisë në Maqedoninë e Veriut.

“Të gjitha shkollat ​​e mesme janë 100% të varura nga lëndët djegëse fosile për ngrohje, të cilat janë edhe joefikase edhe ndotëse. Kjo gjendje i bëri shkollat ​​shumë të cenueshme përballë rritjes së çmimeve të energjisë. Duke marrë parasysh këtë, nxënësit tanë të shkollave të mesme kanë zhvilluar zgjidhje inovative që do të kontribuojnë në prodhimin e energjisë nga burime të qëndrueshme dhe do të bëjnë kursime të konsiderueshme.” tha Ivan Jovanov, drejtor ekzekutiv i Shoqatës LEAD, implementues i programit. 

UPSHIFT është një program i dedikuar për nxënësit e shkollave të mesme (14-19 vjeç), të cilët kanë një ide për zgjidhjen e një sfide/problemi në bashkësinë e tyre.

Programi zbatohet nga Shoqata e Liderëve për Arsim, Aktivizëm dhe Zhvillim (LEAD) në kuadër të projektit “Inkurajimi i fëmijëve dhe të rinjve në Maqedoninë e Veriut për t’u bërë shtytës të ndryshimit në zvogëlimin e cenueshmërisë së komuniteteve ndaj ndryshimeve klimatike”, të implementuar nga UNICEF me mbështetje financiare të Suedisë dhe Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik.

Kontakte me mediat

Suzie Pappas Capovska
Tel: (02) 3231-244
Irina Ivanovska
Tel: (02) 3231-172

Për UNICEF-in

UNICEF-i i promovon të drejtat dhe mirëqenien e të gjithë fëmijëve, në çdo sferë të veprimtarisë që e ushtron. Së bashku me partnerët tanë punojmë në 190 shtete dhe territore, me qëllim që ta implementojmë këtë përkushtim në veprim praktik për të mirën e të gjithë fëmijëve gjithandej, por në veçanti të fokusuar te fëmijët më vulnerabil dhe më të margjinalizuar.

Për më shumë informacione për UNICEF-in dhe punën tonë për fëmijët, vizitojeni ueb faqen www.unicef.mk.

Ndiqeni UNICEF-in në TwitterFacebookInstagram dhe YouTube.