Një ekip për të drejtat e fëmijëve

Në ndeshjet miqësore të futbollit në Shkup, fëmijët shpalosën një mesazh për një shoqëri më të drejtë dhe më gjithëpërfshirëse

17 Nëntor 2022
Children on a football pitch wearing World Children's Day branded t-shirts
UNICEF/North Macedonia/2022

Shkup, 17 nëntor 2022: Si pjesë e partneritetit ndërmjet UNICEF-it dhe Federatës së Futbollit të Maqedonisë, në ndeshjen miqësore të futbollit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Finlandës (17 nëntor) dhe Maqedonisë së Veriut dhe Azerbajxhanit (20 nëntor), fëmijët që i shoqërojnë futbollistët do të veshin bluza me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve me një mesazh për një shoqëri më të drejtë dhe më gjithëpërfshirëse.

Ky është aktiviteti i parë, të cilin e organizojnë UNICEF-i dhe Federata e Futbollit të Maqedonisë në kuadër të fushatës së përbashkët për shënimin e Ditës Botërore të Fëmijëve dhe promovimin e të drejtave të tyre. Slogani “Ne jemi të gjithë një ekip” na bën thirrje që të gjithë të bashkohemi për të drejtat e fëmijëve.

Dita Botërore e Fëmijëve, e cila festohet çdo vit më 20 nëntor, i nxjerr në pah çështjet më të rëndësishme që e prekin jetën e fëmijëve, andaj edhe e mbështet pjesëmarrjen e fëmijëve dhe të rinjve, si mbrojtës të të drejtave të tyre. Këtë vit, Dita Botërore e Fëmijëve bie në të njëjtën ditë me hapjen zyrtare të Kupës së Botës FIFA 2022 në Katar, me çka ofron mundësi të rrallë për t’i vendosur në krye të agjendës globale çështjet që kanë të bëjnë me fëmijët.  

Në Maqedoninë e Veriut, fushata e Ditës Botërore të Fëmijëve do të kulmojë më 21 nëntor me një ndeshje futbolli, në të cilën fëmijët do të “dalin në fushë” dhe do të luajnë me futbollistë nga ekipi i përfaqësueses së shtetit, futbollistë nga Olimpiada speciale dhe zyrtarë të lartë. Kjo ndeshje futbolli do ta përqendrojë vëmendjen në çështjet që kanë rëndësi për fëmijët - mundësi të barabarta, arsim cilësor, mjedis të shëndetshëm dhe shëndet mendor për çdo fëmijë.

Kontakte me mediat

Suzie Pappas Capovska
Tel: (02) 3231-244
Irina Ivanovska
Tel: (02) 3231-172

Për UNICEF-in

UNICEF-i i promovon të drejtat dhe mirëqenien e të gjithë fëmijëve, në çdo sferë të veprimtarisë që e ushtron. Së bashku me partnerët tanë punojmë në 190 shtete dhe territore, me qëllim që ta implementojmë këtë përkushtim në veprim praktik për të mirën e të gjithë fëmijëve gjithandej, por në veçanti të fokusuar te fëmijët më vulnerabil dhe më të margjinalizuar.

Për më shumë informacione për UNICEF-in dhe punën tonë për fëmijët, vizitojeni ueb faqen www.unicef.mk.

Ndiqeni UNICEF-in në TwitterFacebookInstagram dhe YouTube.