Maqedonia e Veriut e pranoi dërgesën e parë të vaksinave kundër KOVID-19 nga mekanizmi KOVAKS

- Gjendet në:
- English
- Македонски
- Shqip
Shkup, 28 mars, 2021 – Sot Maqedonia e Veriut e pranoi dërgesën e parë prej 24 000 dozave të vaksinës AstraZeneka/Oksford, të prodhuar nga AstraZeneka-SKBio (Republika e Koresë), përmes mekanizmit KOVAKS, të realizuar në partneritet mes CEPI, Gavi, UNICEF-it dhe OBSH-së.
“Qytetarët e parë, që do të imunizohen me këtë dërgesë të vaksinave janë ata me sëmundje kronike dhe personat mbi 75 vjeç, si grup i rrezikuar. Vaksinimi masiv do të fillojë ditën e mërkurë nëpër shtëpitë e shëndetit. Gjatë prillit pritet të arrijnë 76 mijë vaksinat tjera “AstraZeneka” përmes mekanizmit KOVAKS,” theksoi Ministri i Shëndetësisë, Vekno Filipçe.
“Arritja e sotme e vaksinave KOVAKS paraqet një moment të rëndësishëm për mbrojtjen më të mirë të atyre që iu nevojiten më së shumti: punonjësit mjekësor dhe punonjësit tjerë të vijës së parë, personat më të vjetër dhe ata që vuajnë nga gjendjet kronike, të cilët vazhdimisht janë përballur me frikën e infeksionit”, deklaroi dr. Xhihane Tavilah, Përfaqësuese e OBSH-së në Maqedoninë e Veriut. “Tani është koha të lavdërohet puna e Ministrisë së Shëndetësisë për përpjekjet serioze për t’u përballë me secilin aspekt të ndërlikuar të vaksinimit kundër KOVID-it dhe për sajimin e planit fleksibil për vaksinim kundër KOVID-it. Partnerët tanë kanë demonstruar solidaritet të shkëlqyeshëm, duke e mbështetur KOVAKS-in në rrafshin financiar, politik ose lokal, përmes ngritjes së zërit në favor të iniciativës KOVAKS. Sidoqoftë, ngel edhe shumë për të bërë. Askush nuk është i sigurtë, derisa të gjithë të jenë të sigurtë,” shtoi dr. Tavilah.
“Unë jam mjaft e lumtur, që UNICEF-i si partner i KOVAKS-it në prokurimin e vaksinave kundër KOVID-19, ka qenë në gjendje ta mbështesë këtë distribuim të vaksinave,” deklaroi Patricia Di Xhovali, Përfaqësuese e UNICEF-it. “Pandemia KOVID-19 ka ndikuar seriozisht në jetët e fëmijëve dhe të rinjve, andaj imunizimi do të jetë një hap i rëndësishëm drejt rikuperimit, duke përfshirë qasjen e sigurt dhe të plotë në shërbimet vitale. Vaksinat kundër KOVID-it ofrojnë një shpresë, mirëpo edhe pasi vaksinat do të jenë në dispozicion, ne do të duhet t’i mbajmë mend masat preventive, siç është distanca fizike, maskat dhe ventilimi, ndërsa higjiena e duarve duhet të vazhdojë të ruhet edhe pas vaksinimit.”
“KOVAKS-i nuk është thjesht një vegël për shpërndarje të drejtë të vaksinave që shpëtojnë jetë, por ai është një strategji për pengim të shpejt të pandemisë, për shpëtim të jetëve, për mbrojtje të sistemeve të kujdesit shëndetësore dhe rigjallërim të ekonomisë globale. Edhe më me rëndësi, KOVAKS është shembulli më i mirë, sesi kjo pandemia, që ndikon te ne të gjithë, do të mund të mposhtet vetëm nëse punojmë së bashku,” deklaroi Rosana Duxhak, Koordinatore e përhershëm e OKB-së në Maqedoninë e Veriut.
Maqedonia e Veriut është pjesë e shteteve dhe ekonomive vetë-financuese, që marrin pjesë në mekanizmin KOVAKS. Për këta shtete, mekanizmi në fjalë shërben si polisë kyçe e sigurisë, me çka duke i bashkuar mjetet përmes këtij mekanizmi, shtetet dhe ekonomitë e përfshira ofrojnë ndihmë qenësorë në rritjen e mundësive të botës për të arritur deri te vaksinat KOVID-19.
Si blerës më i madh në botë i vaksinave dhe në emër të rreth 100 shteteve, duke blerë më shumë se 2 miliard doza në vit për imunizim rutinor dhe përgjigje ndaj përhapjes së epidemive, UNICEF-i, përmes mekanizmit KOVAKS, e koordinon dhe mbështet blerjen, transportin ndërkombëtar dhe shpërndarjen në vend të vaksinave kundër KOVID-19.
OBSH-ja ka role të shumëfishta në kuadër të KOVAKS: ajo ofron udhëzues normativ të politikës, rregullores, sigurisë, hulumtimit dhe zhvillimit të vaksinave, përdorimit të emergjencës, alokimit, gjegjësisht gatishmërisë së shtetit për shpërndarje. OBSH-ja e ka mbështetur Maqedoninë e Veriut në përpjekjet e saja për të qenë e përgatitur në këtë moment për vaksinën. Kjo përfshin mbështetjen e zhvillimit të planit nacional për vaksinim, mbështetjen e infrastrukturës së të ashtuquajturit zinxhiri i ftohtë dhe trajnim të personelit që do t’i jep vaksinat.
Kombet e Bashkuara e dallojnë bashkëpunimin revolucionar global, të ngulitur brenda mekanizmit KOVAKS dhe të mundësuar nga mbështetja bujare e shumë partnerëve.
KOVAKS-i, shtylla e vaksinave të Akseleratorit për qasje në mekanizma kundër KOVID-19, është bashkëdrejtuar nga Koalicioni i inovacioneve për përgatitje kundër pandemive (CEPI); Gavi (Aleanca për vaksina Gavi); Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) – që bashkëpunojnë në partneritet me UNICEF-in, si partner kryesor i implementimit; si dhe organizatat e shoqërisë civile; prodhuesit e vaksinës; Banka Botërore dhe të tjerët.
Qëllimi i iniciativës KOVAKS është që t’iu ofrojë shteteve qasje të barabartë dhe financiarisht të kapshme në vaksinat e sigurta dhe efektive kundër KOVID-19, pavarësisht nga niveli i tyre i të ardhurave.
Kontakte me mediat
Për UNICEF-in
UNICEF-i i promovon të drejtat dhe mirëqenien e të gjithë fëmijëve, në çdo sferë të veprimtarisë që e ushtron. Së bashku me partnerët tanë punojmë në 190 shtete dhe territore, me qëllim që ta implementojmë këtë përkushtim në veprim praktik për të mirën e të gjithë fëmijëve gjithandej, por në veçanti të fokusuar te fëmijët më vulnerabil dhe më të margjinalizuar.
Për më shumë informacione për UNICEF-in dhe punën tonë për fëmijët, vizitojeni ueb faqen www.unicef.mk.
Ndiqeni UNICEF-in në Twitter, Facebook, Instagram dhe YouTube.