Kryetari Pendarovski dhe UNICEF-i diskutuan me të rinjtë për temat që i shqetësojnë

- Gjendet në:
- English
- Македонски
- Shqip
Shkup, 9 nëntor 2022: Kryetari Stevo Pendarovski dhe drejtoresha rajonale për UNICEF për Evropën dhe Azinë Qendrore Afshan Kan u takuan me aktivistë të rinj dhe diskutuan për sfidat aktuale me të cilat ballafaqohen të rinjtë në shtet.
Pjesëmarrësit biseduan për rëndësinë e pjesëmarrjes së të rinjve, menaxhimin me ndryshimet klimatike dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor, përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe përvetësimin e aftësive tek të rinjtë, shëndetin mendor dhe dhunën tek bashkëmoshatarët. Këto tema ishin të identifikuara si fusha në të cilat të rinjtë mund të kontribuojnë me aktivitete konkrete.
Në fjalimin përshëndetës, kryetari Pendarovski e theksoi rëndësinë nga proaktiviteti i këtillë i gjeneratës së sotme të të rinjve në drejtim të ballafaqimit me çështjet më urgjente që paraqesin një lloj pengese në zhvillimin e tyre personal apo kolektiv.
Në këtë kontekst theksoi dhe nevojën për përkushtim maksimal të të gjithë aktorëve relevant në shtetin tonë në njohjen e momentit dhe të ushqyerit e potencialit tek të rinjtë, duke krijuar nisma, projekte dhe platforma që do të mundësojnë rrjetëzimin e tyre drejt një kontributi të përbashkët. Kjo, sipas kryetarit, është një nga parakushtet kryesore për krijim të politikave dhe strategjive afatgjate të cilat do të çojnë drejt përparimit të përgjithshëm të shoqërisë sonë.
Drejtoresha rajonale e UNICEF-it për Evropën dhe Azinë Qendrore, Afshan Kan, shprehu kënaqësinë që të rinjtë dinë të gjejnë zgjidhje për çështjet që i kanë me rëndësi, ndërsa me nismat e këtilla ju mundësohet që të rriten në qytetarë rezistent dhe aktiv. Duke theksuar nevojën për nxitje të mëtutjeshme të kontributit të të rinjve në zgjidhjen e sfidave të sotme, ajo theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të UNICEF-it me Kabinetin e Kryetarit në drejtim të krijimit të hapësirës për të rinjtë që të formësojnë të ardhmen që e dëshirojnë.
Kryetari Pendarovski dhe UNICEF-i në vitet e fundit në mënyrë të konsiderueshme, me një sërë aktivitetesh, e kanë forcuar bashkëpunimin e tyre shumëvjeçar në drejtim të avancimit të të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve në vend.
Vitin e kaluar u zbatua iniciativa e përbashkët “Rimendoni të ardhmen”, e cila u mundësoi të rinjve me anë të ngritjes së çështjeve të rëndësishme për ta, të marrin pjesë aktive në përcaktimin e vizionit për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut.
Në takim, të rinjtë ndanë përvojën e tyre në pjesëmarrjen në nisma të tjera si Samiti i të rinjve për ndryshimet klimatike, programi UPSHIFT, Forumi i Prespës për dialog, U-Report, Samiti i transformimit të arsimit, Dita botërore e fëmijëve 2021, si dhe në iniciativa Të rinjtë avokatë për drejtësi për fëmijët.
Kontakte me mediat
Për UNICEF-in
UNICEF-i i promovon të drejtat dhe mirëqenien e të gjithë fëmijëve, në çdo sferë të veprimtarisë që e ushtron. Së bashku me partnerët tanë punojmë në 190 shtete dhe territore, me qëllim që ta implementojmë këtë përkushtim në veprim praktik për të mirën e të gjithë fëmijëve gjithandej, por në veçanti të fokusuar te fëmijët më vulnerabil dhe më të margjinalizuar.
Për më shumë informacione për UNICEF-in dhe punën tonë për fëmijët, vizitojeni ueb faqen www.unicef.mk.
Ndiqeni UNICEF-in në Twitter, Facebook, Instagram dhe YouTube.