Kemi nevojë për shpejtësi dhe thjeshtësim që t’i shmangim barrierat gjatë blerjes, prodhimit dhe shpërndarjes së vaksinave kundër KOVID-19 në botë

Deklaratë e drejtores ekzekutive të UNICEF-it, Henireta For

06 Prill 2021

NJU JORK, 6 PRILL 2021 – “Në pak më shumë se një vit, shkencëtarët, bizneset, qeveritë, filantropët dhe institucionet shumëpalëshe të botës u mblodhën dhe e arritën atë që ishte e paparamendueshme: Ata krijuan vaksina për ta luftuar një virus që e kishte vënë botën në ngërç. Njashtu i testuan, transportuan dhe filluan t’i administrojnë ato vaksina në mënyrë të sigurt dhe në kohë rekord. Kjo nuk është asgjë për t’u habitur.

“Mirëpo beteja ende nuk është fituar. Variantet (e virusit) po shfaqen anekënd botës, dhe me to edhe rreziku i ngecjeve masive globale.

“Në shkallën aktuale, ende nuk ka furnizim të mjaftueshëm të vaksinave për t’i përmbushur kërkesat. Ndërsa furnizimi në dispozicion është i përqendruar në duart e shumë pak njerëzve. Disa vende kanë kontraktuar doza të mjaftueshme për vaksinim të disahershëm të popullsisë së tyre, kurse vendet tjera ende nuk e kanë marrë as dozën e tyre të parë. Kjo na kërcënon të gjithëve. Virusi dhe mutacionet e tij do të fitojnë.

“Për ta tejkaluar virusi dhe të për ta ndërruar shpejtësinë, medoemos duhet ta ndërtojmë strategjinë e vaksinimit të punonjësve të vijës së parë, ndonëse duke synuar strategjinë që me të vërtetë mundëson qasje të barabartë për të gjithë. Ne i nxisim qeveritë, bizneset dhe partnerët të ndërmarrin tre veprime urgjente:

“Së pari, le t’i thjeshtësojnë të drejtat e pronësisë intelektuale (DPI) përmes licencimit vullnetar dhe proaktiv nga bartësit e DPI-së, mirëpo vetëm kjo nuk do të rrisë prodhimin. Për dallim nga prodhimi i ilaçeve, prodhimi i vaksinave përfshin një proces kompleks të prodhimit me shumë komponentë dhe hapa. Bartësve të DPI-së do t’u duhet të sigurojnë partneritete teknologjike për t’i shoqëruar licencat e pronës intelektuale (PI), për t’i ndarë në mënyrë proaktive njohuritë dhe nënkontratat me prodhuesit pa kufizime të panevojshme gjeografike ose të vëllimit. Kjo sfidë nuk kërkon heqje dorë nga prona intelektuale, por partneritet dhe bashkëpunim proaktiv. Partneritetet e fundit prodhuese si Fajzer-BioNtek; AstraZeneka-Instituti për Serum Indi, Xhonson dhe Xhonson Merk, si dhe Xhonson dhe Xhonson Aspen janë shembuj inkurajues. UNICEF-i i nxit të tjerët ta ndjekin shembullin e tyre, me qëllim që ta rrisë shkallën dhe larminë gjeografike të kapacitetit prodhues.

“Përderisa tregjet më vete nuk mund të garantojnë përfitime të inovacionit për të gjithë, licencimi vullnetar, fondet e bashkuara dhe mekanizmat shumëpalësh siç është KOVAKS janë një mënyrë efektive dhe reale për zhvilluesit dhe prodhuesit për të bashkëpunuar, përtërirë dhe inkurajuar qasje të barabartë.

“Së dyti, ne duhet t'i japim fund nacionalizmit të vaksinave. Qeveritë duhet t’i heqin masat e kontrollit të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë të eksportit dhe importit që i bllokojnë, kufizojnë ose ngadalësojnë eksportet e vaksinave, përbërësve dhe furnizimeve për KOVID-19. Viruset nuk i respektojnë kufij. Mposhtja e KOVID-19 në secilin prej vendeve tona nënkupton edhe mposhtje të tij në gjithë botën, duke siguruar një fluks të qëndrueshëm të vaksinave dhe furnizimeve për të gjithë.

“Më në fund, qeveritë që kanë kontraktuar për të marrë më shumë “doza të ardhshme” sesa kërkohet për të vaksinuar të gjithë popullatën e tyre të rritur për këtë vit, duhet menjëherë t’ia huazojnë, lëshojnë ose dhurojnë KOVAKS-it shumicën ose të gjitha dozat e tepërta të kontraktuara për 2021, në mënyrë që ato të ndahen në mënyrë të barabartë midis vendeve tjera.  

“Përveç kësaj, vendet me një furnizim të mjaftueshëm aktual të dozave të prodhuara duhet menjëherë të konsiderojnë të dhurojnë të paktën 5% të dozave të tyre të prodhuara që i  kanë në dispozicion, si dhe të angazhohen për të dhënë kontribute të mëtejshme mbi një bazë të vazhdueshme, të përsëritur gjatë gjithë vitit, duke i rritur kontributet e tyre në përputhje me rritjen e furnizimit. Konfirmimi i këtyre zotimeve për ndarjen e dozës tani do ta rrisë parashikueshmërinë, do ta përshpejtojë qasjen e drejtë dhe do të ndihmojë në stabilizimin e tregut global të vaksinave. 

“Pandemia KOVID-19 na e ka bërë të qartë të gjithëve se askush nuk është i sigurt derisa të gjithë të jenë të sigurt. Mirëpo qasja e barabartë në vaksinat kundër KOVID-19 është në zotërimin tonë. Ne kemi dëshmuar se bota mund të mblidhet për të bërë atë që nuk mund të paramendohet, andaj duhet ta bëjmë këtë përsëri. Sa më shpejt që e bëjmë, aq më shpejt jeta jonë dhe jeta e fëmijëve tanë do të kthehen në normalitet.”

Për më shumë informacione kontaktoni:

Kurtis Kuper, UNICEF Nju Jork, +1 917 476 1435, kacooper@unicef.org

Kontaktet e medias

Suzie Pappas Capovska
Tel: (02) 3231-244
Irina Ivanovska
Tel: (02) 3231-172

Për UNICEF-in

UNICEF-i i promovon të drejtat dhe mirëqenien e të gjithë fëmijëve, në çdo sferë të veprimtarisë që e ushtron. Së bashku me partnerët tanë punojmë në 190 shtete dhe territore, me qëllim që ta implementojmë këtë përkushtim në veprim praktik për të mirën e të gjithë fëmijëve gjithandej, por në veçanti të fokusuar te fëmijët më vulnerabil dhe më të margjinalizuar.

Për më shumë informacione për UNICEF-in dhe punën tonë për fëmijët, vizitojeni ueb faqen www.unicef.mk.

Ndiqeni UNICEF-in në TwitterFacebookInstagram dhe YouTube.