Fëmijët prapa numrave - mbledhja më e mirë e të dhënave për monitorimin dhe avancimin e të drejtave të fëmijëve

09 Prill 2024
Kindergarten children lay on the floor drawing with backs facing camera
UNICEF/North Macedonia/Georgiev/2019

Shkup, 9 prill 2024: Enti Shtetëror i Statistikës dhe UNICEF-i e nisën “Profilin e fëmijëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut” duke përmbledhur për herë të parë brenda një publikimi të gjitha të dhënat e disponueshme për fëmijët në vend.  

Pjesëmarrësit në panelin diskutimin e sotëm ngritën çështje mbi rëndësinë e palëve të interesit në nivel nacional për ta përmirësuar aftësinë për t’i mbledhur, interpretuar dhe prodhuar të dhënat e ndara për fëmijët dhe për të krijuar politika për fëmijët, të bazuara në dëshmi.

“Një politikë e orientuar nga të dhënat mund të përmirësojë funksionimin e politikave dhe mund të ndikojë në vendimet buxhetore që shpijnë në kursimin e kostos dhe përdorimin optimal të burimeve për secilin fëmijë,” tha Patricia Di Xhovani, përfaqësuese e UNICEF-it.

“Me punën e koordinuar të të gjitha palëve së bashku, ne mund të përdorim të dhënat në dobi të fëmijëve. Politikat e mira për fëmijët kanë nevojë për të dhëna të mira. Zhvillimi i politikave që synojnë promovimin e mirëqenies së fëmijëve kërkojnë një bazë solide të informacioneve mbi fushat e shumëfishta të jetës së fëmijëve, duke përfshirë shëndetin fizik dhe mendor, rezultatet socio-emocionale, rezultatet e të nxënit dhe ato arsimore”, theksoi përfaqësuesja e UNICEF-it.

Marina Mijovska, këshilltare në Entin Shtetëror të Statistikës tha se në të ardhmen, bashkëpunimi me UNICEF-in, si dhe njohja e praktikave ndërkombëtare në këtë fushë mund ta hapë një drejtim të ri në zhvillimin e statistikave dhe t’i vë në dispozicion të dhënat për fëmijët në vend.  

Përderisa të dhënat për fëmijët janë të disponueshme në vend, ato janë të shpërndara dhe gjenden në institucione të ndryshme, shpesh të padisponueshme publikisht dhe në formë të papërpunuar.

Publikimi “Profili i fëmijëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut” i bashkon të dhënat për fëmijët nga Regjistrimi i vitit 2021 dhe të dhënat administrative të prodhuara nga institucionet shtetërore në një sërë fushash, duke përfshirë mes tjerash fëmijët në përkujdesje alternative; fëmijët që marrin ndihmë dhe shërbime sociale; martesat e fëmijëve dhe lindjet. Raporti ofron informacion në një pikë të vetme mbi situatën e fëmijëve dhe njohuri mbi tendencat e ardhshme për ta ndihmuar qeverinë në zhvillimin e politikave të bazuara në dëshmi.  

Kjo nismë është njëra nga përpjekjet e shumta të krijuara për ta mbështetur vendin në përmbushjen e angazhimeve të tij në suaza të Konventës për të Drejtat e Fëmijës. Vëzhgimet më të fundit përmbyllëse për Maqedoninë e Veriut, të publikuara nga Komiteti i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve e theksuan nevojën për një mekanizëm gjithëpërfshirës, të ndarë dhe të besueshëm për mbledhjen e të dhënave ndërsektoriale. Gjithashtu kjo iniciativë bën thirrje për koordinim ndërsektorial në procesin e formulimit, monitorimit dhe vlerësimit të politikave dhe programeve për fëmijët.    

Kontakte me mediat

Suzie Pappas Capovska
Tel: (02) 3231-244
Irina Ivanovska
Tel: (02) 3231-172

Për UNICEF-in

UNICEF-i i promovon të drejtat dhe mirëqenien e të gjithë fëmijëve, në çdo sferë të veprimtarisë që e ushtron. Së bashku me partnerët tanë punojmë në 190 shtete dhe territore, me qëllim që ta implementojmë këtë përkushtim në veprim praktik për të mirën e të gjithë fëmijëve gjithandej, por në veçanti të fokusuar te fëmijët më vulnerabil dhe më të margjinalizuar.

Për më shumë informacione për UNICEF-in dhe punën tonë për fëmijët, vizitojeni ueb faqen www.unicef.mk.

Ndiqeni UNICEF-in në TwitterFacebookInstagram dhe YouTube.