Dëgjim publik për përshpejtimin e reformës legjislative mbi drejtësinë për fëmijët

- Gjendet në:
- English
- Македонски
- Shqip
Shkup, 3 korrik 2023: Kuvendi i Maqedonisë së Veriut dhe UNICEF organizuan sot një dëgjim publik për të diskutuar mbi reformën sistematike në drejtësinë për fëmijë, me fokus të veçantë në përshpejtimin e procesit të miratimit në Kuvend të Ligjit për drejtësi për fëmijët dhe sigurimin e ndarjes adekuate buxhetore për zbatimin e tij.
“Kohëve të fundit ka pasur shumë diskutime në komunitet për mënyrën se si mund t'i mbrojmë fëmijët tanë. Prandaj është e rëndësishme t’i bazojmë diskutimet dhe debatet tona në fakte”, tha Patrizia Di Xhovani, përfaqësuese e UNICEF-it. “Dëgjimi publik është një forum i rëndësishëm për të pasur diskutim konstruktiv dhe të informuar se si mund të punojmë për t’i avancuar të drejtat e fëmijëve dhe për të siguruar rezultatet më të mira për të gjithë fëmijët. Unë e mirëpres angazhimin për një reformë legjislative, e cila shpie në një sistem juridik të drejtë, ku fëmijët mund t’i realizojnë të drejtat e tyre; sistem drejtësie i bazuar në qasje jo ndëshkuese dhe restauruese dhe në parime miqësore ndaj fëmijëve, i cili mbi të gjitha konsideratë parësore e ka interesin më të mirë të fëmijës,” tha Patricia Di Xhovani, përfaqësuese e UNICEF-it.
“Ndonëse Maqedonia e Veriut i ka avancuar të drejtat e fëmijëve, ne i mirëpresim dhe mbështesim shumë përpjekjet për ta forcuar mbrojtjen e fëmijëve, duke kaluar nga një model ndëshkimi në parandalim dhe mbrojtje. Në partneritet me UNICEF-in, Bashkimi Evropian ka ofruar njohuri dhe ekspertizë në lidhje me standardet dhe normat e BE-së për projektligjin për drejtësi për fëmijët”, tha David Gir, ambasador i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut.
Ligji i ri për drejtësi për fëmijët paraqet ndryshime thelbësore për të siguruar që parimi i interesit më i mirë të fëmijës t’i udhëheqë të gjitha vendimet që ndërlidhen me fëmijët në kontakt me sistemin e drejtësisë. Pra, ligji i ri ofron mbrojtje më të mirë të të drejtave dhe interesave të të gjithë fëmijëve, pavarësisht nëse janë shkelës, viktima apo dëshmitarë të krimit.
Paralelisht me këtë duhet të ndryshohen ligjet e tjera, që kanë të bëjnë me aspekte të ndryshme të drejtësisë për fëmijët, si Ligji për procedurën penale, Ligji për ndërmjetësimin, Ligji për familjen, Ligji për ekzekutimin e sanksioneve dhe Ligji për mbrojtjen sociale, me qëllim që ligjet në fjalë të jenë komplementare dhe të sigurohet sukses në zbatimin e tyre në praktikë.
“Dispozitat e propozuara në këtë ligj bazohen në standardet evropiane të të drejtave të fëmijëve dhe rekomandimet e UNICEF-it për përmirësimin e sistemit të drejtësisë për fëmijët”, tha Viktorija Avramovska Madiç, zëvendësministre e Drejtësisë. Institucionet përkatëse kanë siguruar burime financiare që do ta mundësojnë zbatimin efektiv të këtij ligji, shtoi ajo.”
UNICEF-i e ka mbështetur Qeverinë në procesin e reformës së drejtësisë për fëmijët përmes mbështetjes së gjerë të Bashkimit Evropian. Si pjesë e veprimit “Drejt(ësi) për fëmijët – BE për drejtësinë për të miturit dhe fëmijë” financuar nga BE dhe bashkëfinancuar nga UNICEF, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Ministria e Punëve të Brendshme e kanë udhëhequr transformimin e sistemit duke përfshirë rishikimet legjislative.
Ndryshimet kryesore në Ligjin e ri të drejtësisë për fëmijët përfshijnë:
Parimi i interesit më të mirë të fëmijës duhet të jetë fokusi kryesor, kur merret ndonjë vendim për fëmijën. Për çdo rast të ndryshëm, mund të merren parasysh një mori faktorësh, kur vendoset se çfarë është interesi më i mirë i fëmijës. Kjo do të thotë që të gjithë profesionistët e udhëhequr nga interesi më i mirë i fëmijës do të marrin një vendim në bazë të asaj se çka do të jetë dobi më e madhe për mirëqenien e përgjithshme të fëmijës.
Qasja e drejtësisë restauruese si qasje e përgjithshme udhëzuese të sigurojë që e drejta e fëmijës për t’u dëgjuar zbatohet në mënyrë aktive dhe kërkon të përmbushë rezultate restauruese, që e nxisin rehabilitimin dhe riintegrimin e fëmijës. Drejtësia restauruese ofron zgjidhje paqësore të konflikteve brenda komuniteteve, familjeve dhe shkollave, duke u fokusuar në vendosjen e pajtimit ndërmjet shkelësve dhe atyre të prekur nga vepra penale.
Gjykatësi për fëmijë do ta ndjekë çështjen e fëmijës nga dhënia e masës/sanksionit, deri në shqyrtimin dhe përfundimin e masës/sanksionit. Deri më tani gjykatësi për ekzekutimin e sanksioneve e ka monitoruar ekzekutimin e sanksionit.
Fëmijët në konflikt me ligjin do të informohen për kohëzgjatjen fillestare të masës së tyre, ndërsa gjykata mund ta shqyrtojë masën çdo 6 muaj për të parë nëse situata ka ndryshuar ose fëmija duhet të lirohet para kohe.
Pas lëshimit të kallëzimit penal fëmija viktimë jep deklaratë pa vonesë të pajustifikuar, e cila evidentohet në përputhje me dispozitat e ligjit dhe përdoret si provë gjatë procedurës.
Ndërmjetësimi si praktikë restauruese përforcohet me përpjekje të detyrueshme për ndërmjetësim, gjegjësisht prokurori publik kompetent ua propozon palëve procedurën e ndërmjetësimit.
Rishikimet e propozuara janë në përputhje me Vëzhgimet Përmbyllëse të Konventës së Komisionit për të drejta, duke e vënë në dukje nevojën e emërimit të gjyqtarëve të specializuar për fëmijë; sigurimin që fëmijët viktima dhe dëshmitarë të të gjitha formave të dhunës të intervistohen pa vonesë nga intervistuese të trajnuar mjeko-ligjorë në ambiente miqësore për fëmijët dhe të sigurohet që fëmijët viktima të të gjitha formave të dhunës të kenë qasje në terapi me fokus në trauma dhe rehabilitim tjetër përkatës.
“Qëllimi është ndryshimi i kuadrit ligjor ekzistues, në mënyrë që shteti të ofrojë mbrojtje më të mirë të të drejtave dhe interesave të të gjithë fëmijëve, pavarësisht nëse janë në konflikt apo në kontakt me ligjin”, tha kryetarja e Kuvendit Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive Sonja Mirakovska.
Një aspekt i rëndësishëm i transformimit të sistemit, i cili gjithashtu ishte pjesë e diskutimit të sotëm, është ndarja e duhur buxhetore për zbatimin e Ligjit për drejtësi për fëmijët, duke u bazuar në rekomandimet e “Analizës së përshtatshmërisë, efikasitetit, efektivitetit dhe barazisë së ndarjeve buxhetore të qeverisë mbi drejtësinë për fëmijët”, e realizuar me mbështetjen teknike të UNICEF-it. _______________________________________________________________________
Këtë vit UNICEF-i e shënon 30-vjetorin e prezencës dhe veprimit në Maqedoninë e Veriut. Në vitin 1993 UNICEF ishte një nga dy agjencitë e para të OKB-së, që e hapi zyrë në vend pasi u bë shtet i pavarur - fillimisht duke ofruar ndihmë urgjente për fëmijët refugjatë nga Bosnja.
Qysh atëherë, UNICEF-i ka punuar me Qeverinë dhe partnerët për t’i avancuar të drejtat e secilit fëmijë.
Kontakte me mediat
Për UNICEF-in
UNICEF-i i promovon të drejtat dhe mirëqenien e të gjithë fëmijëve, në çdo sferë të veprimtarisë që e ushtron. Së bashku me partnerët tanë punojmë në 190 shtete dhe territore, me qëllim që ta implementojmë këtë përkushtim në veprim praktik për të mirën e të gjithë fëmijëve gjithandej, por në veçanti të fokusuar te fëmijët më vulnerabil dhe më të margjinalizuar.
Për më shumë informacione për UNICEF-in dhe punën tonë për fëmijët, vizitojeni ueb faqen www.unicef.mk.
Ndiqeni UNICEF-in në Twitter, Facebook, Instagram dhe YouTube.