Prindërimi për Shëndet Jetëgjatë të Fëmijëve të Vegjëlv
Ndihmojmë prindërit që t’ua japin fëmijëve të tyre fillimin më të mirë të mundshëm në jetë

- Gjendet në:
- Crnogorski
- English
- Shqip
Si i zhvillojnë prindërit marrëdhëniet pozitive me fëmijët e tyre dhe si e zbatojnë disiplinën jo të dhunshme? Që nga fillimi i vitit 2018, prindërit nga tërë Mali i Zi, të cilët kanë ndjekur programin e prindërimit “Prindërimi për Shëndet Jetëgjatë të Fëmijëve të Vegjël”, të realizuar nga Qendrat e Kujdesit Primar Shëndetësor të qyteteve të ndryshme, kopshtet dhe organizatat e shoqërisë civile, iu përgjigjën këtyre pyetjeve gjatë një periudhe prej tre muajve, dhe përmes 12 moduleve, pasi mësuan rreth praktikave pozitive të rritjes së fëmijëve. Midis janarit 2018 dhe majit 2020, pothuajse 500 prindër u kontaktuan nga programi.
Programi i prindërimit ka për qëllim kryesor krijimin e marrëdhënieve pozitive midis prindërve dhe fëmijëve, zhvillimin e një ndjenje të aftësisë tek prindërit dhe në këtë mënyrë parandalimin e dhunës ndaj fëmijëve të moshës 2 deri në 9 vjeç.
Shumë pjesëmarrës komentuan se punëtoritë iu ndihmuan atyre që të largojnë keqkuptimet në lidhje me ndërtimin e autoritetit prindëror, si ato që fëmijët duhet vetëm t’iu binden prindërve ose që rrahja e fëmijës është efektive. Gjetjet e një studimi mbi efektivitetin e programit në maj 2018 tregojnë, ndër të tjera, ndikimin e tij në uljen e ndëshkimit fizik dhe emocional, si dhe në uljen e sjelljes jofunksionale prindërore dhe në uljen e depresionit të kujdestarit.
Ky program është pjesë e një game më të gjerë të programeve të prindërimit, të quajtura “Prindërimi për Shëndet Jetëgjatë”, të cilat janë të hapura për qasje, jo të komercializuara, dhe ofrohen falas për prindërit. Këto programe janë zhvilluar dhe testuar në mënyrë rigoroze përmes bashkëpunimit midis OBSH-së, UNICEF-it, Universiteteve të Kejptaunit dhe Stellenbosch të Afrikës së Jugut si dhe Universiteteve të Oksfordit dhe Bangorit në Mbretërinë e Bashkuar, dhe ato po zbatohen në mbarë botën.