Zbatimi i #DistancaDuartMaska është në rritje

Krahasuar me tetorin, ka pasur një rritje të numrit të qytetarëve që mbajnë maska në ambiente të mbyllura dhe në ambiente të hapura

UNICEF Mali i Zi
#DistancaDuartMaska
UNICEF në Mal të Zi / Dusko Miljanic/ 2020
05 Janar 2021

PODGORICË, 5 janar 2021 – Krahasuar me tetorin, ka pasur një rritje të numrit të qytetarëve që mbajnë maska në ambiente të mbyllura (nga 81% në 86%) dhe në ambiente të hapura (nga 51% në 57%), si dhe në numrin e qytetarëve që shmangin vizitat në shtëpi (nga 80% në 86%) dhe kontakti fizik me familjen më të afërt (nga 47% në 54%).

Ne jemi të lumtur që numri i qytetarëve që po respektojnë masat e #DistancaDuartMaska po rritet. Nuk është e vështirë të respektosh këto tre masa dhe kështu të shpëtohet jeta e vetes së tij dhe më të dashurve të tij dhe gjithashtu të mbrohen të tjerët. Le të bashkohemi në luftën kundër virusit korona, sepse vetëm të bashkuar mund ta kapërcejmë këtë virus.

Michaela Bauer, Zëvendës Përfaqësuese e UNICEF-it në Mal të Zi
#DistancaDuartMaska
UNICEF në Mali të Zi

Shumica e qytetarëve mbështesin zbatimin e masave të #DistancaDuartMaska për të parandaluar përhapjen e virusit korona. Nëntëdhjetë e shtatë përqind mbështesin mbajtjen e distancës nga bashkëbiseduesi i tyre, ndërsa 89 përqind e qytetarëve janë për mbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura, dhe dy të tretat (65%) gjithashtu mbështesin mbajtjen e maskave në ambiente të hapura.

Ky studim tregon se njerëzit këtu po mësohen me mënyrat në të cilat ata mund të zvogëlojnë rrezikun për veten dhe familjet e tyre - përmes zbatimit të #DistancaDuartMaska. Tani që kemi formuar këto zakone të reja, besoj se do të jetë e lehtë për të gjithë ne që të vazhdojmë me këto udhëzime për aq kohë sa kemi nevojë, për ta mbajtur veten të sigurt.

Karen Maddocks, Ambasadorja Britanike në Malin e Zi

Pothuajse të gjithë qytetarët që mbështesin mbajtjen e maskës në ambiente të mbyllura e bëjnë këtë vetë (92% e tyre), dhe shumica e tyre (84%) sigurohen që të mbajnë distancën nga bashkëbiseduesit e tyre. Gjithashtu, nga qytetarët që mbështesin mbajtjen e maskës në ambiente të mbyllura, tre të pestat (60%) mbajnë maskë edhe në ambiente të hapura.

#DistancaDuartMaska
UNICEF në Mal të Zi / Dusko Miljanic/ 2020

Rritja e numrit të qytetarëve që po zbatojnë masat #DistancaDuartMaska është një lajm i shkëlqyeshëm për çdo banorë të Malit të Zi, sepse kjo nënkupton një ngadalësim të përhapjes së virusit korona, më pak presion mbi sistemin shëndetësorë, dhe kështu mundësi më të mira për punonjësit shëndetësorë për të ofruar kujdes cilësor dhe në kohë për të gjithë pacientët.

Vladimir Raicevic, Drejtor i Agjencisë Hulumtuese Ipsos në Mal të Zi

Mostra përfaqësuese kombëtare për këtë anketë përbëhet nga 807 qytetarë të moshës 18 vjeç e lart. Mbledhja e të dhënave u krye përmes një ankete telefonike, me një pyetësor që zgjati mesatarisht 10 minuta, në periudhën nga 15 deri më 18 dhjetor të këtij viti. Gjetjet kryesore të kësaj ankete, si dhe anketave të mëparshme, mbi njohuritë, qëndrimet dhe sjelljen e qytetarëve në lidhje me virusin korona janë në dispozicion në faqen e internetit të UNICEF Mali i Zi.

Ipsos istraživanje, decembar 2020.
UNICEF Crna Gora / Duško Miljanić / 2020