Vaksina kundër koronavirusit nuk ndryshon ADN-në e njeriut

Pak më shumë se një e treta e qytetarëve malazezë (35%) besojnë se elitat e botës krijuan koronavirusin në mënyrë që të modifikonin gjenetikisht njerëzit përmes tij

UNICEF Mali i Zi
fact checking blog visual
UNICEF Mali i Zi
27 Qershor 2021

PODGORICA, 27. qershor 2021. –

Pak më shumë se një e treta e qytetarëve malazezë (35%) besojnë se elitat e botës krijuan koronavirusin në mënyrë që të modifikonin gjenetikisht njerëzit përmes vaksinës. Kjo doli nga hulumtimi i kryer në mars të këtij viti nga agjencia hulumtuese Ipsos, në një mostër përfaqësuese kombëtar, me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Podgoricë dhe UNICEF-it.

Para së gjithash, qytetarët me nivel më të lartë arsimor nuk e besojnë këtë teori konspirative. Nga ana tjetër, kjo teori konspirative besohet më shpesh nga njerëz që nuk flasin anglisht mjaft mirë për të kuptuar informacionin në atë gjuhë në internet, nga qytetarët që nuk i besojnë shkencës ose nga ata që thonë se kanë qenë të ekspozuar ndaj shumë informacioneve të pasakta në lidhje me koronavirusin dhe ishin me fat nëse arrinin të gjenin informacionin të cilin e kërkonin, që do të thotë ata që nuk kanë aftësi shumë të zhvilluara të edukimit mediatik.

Një raportuese e re e UNICEF-it nga Mali i Zi, Bojana Zizic, përdori njohuritë dhe aftësitë e edukimit mediatik që ajo fitoi përmes punëtorive për të kontrolluar saktësinë e informacionit, d.m.th.-kontrollin e fakteve, për të analizuar këtë teori konspirative.

Secilit prej nesh mund t’i ndodhë që pa dijeni të bëhemi transmetues të lajmeve të ndryshme, burimet dhe autorët e të cilëve nuk i kemi kontrolluar. Njëri prej këtyre artikujve bazohet në tezën se vaksina e koronavirusit ndryshon ADN-në e njeriut. Pas bisedës me ekspertë nga Qendra Klinike e Malit të Zi, por edhe pasi kontrollova këtë informacion në faqen e internetit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe në burime të besueshme mediatike si BBC-ja, të cilët diskutuan këtë me Universitetin e Oksfordit, arrita në përfundimin se informacionet në lidhje me efektet e dëmshme të vaksinës kundër COVID-19 në ADN-në e njeriut janë të pabazuara dhe të pavërteta.

Bojana Zizic, raportuese e re e UNICEF-it

 

Analiza e saj u publikua në faqen e internetit të UNICEF-it në Malin e Zi, në një faqe të veçantë ku janë publikuar analiza të tjera të saktësisë së informacionit të ndryshëm në lidhje me koronavirusin, ku autorë janë reporterët e rinj të UNICEF-it në Malin e Zi.

Rëndësia për shëndetin publik të çdo shoqërie e diskutimit të teorive të konspiracionit dhe ngritjes së vetëdijes për mënyrat në të cilat kontrollohen informacionet e ndryshme tregohet nga të dhënat mbi ndikimin e tyre në sjelljen e qytetarëve. Gjegjësisht, më mesin e qytetarëve që besojnë në teorinë e konspiracionit se ADN-ja e njeriut ndryshohet përmes vaksinës së koronavirusit, ekziston një numër dukshëm më i lartë i atyre që nuk do të merrnin vaksinën kundër koronavirusit, si dhe atyre që deklarojnë se nëse do të kishin fëmijë sot, ata nuk do të dëshironin që fëmija i tyre të marrë të gjitha vaksinat e rekomanduara, përfshirë vaksinën MMR.

Fakti që forcimi i besimit tek ekspertët dhe institucionet përkatëse është i një rëndësie thelbësore konfirmohet më së miri nga të dhënat që tregojnë se, në mesin e qytetarëve që besojnë teorinë e konspiracionit se ADN-ja e njeriut ndryshohet përmes vaksinës së koronavirusit, ka më shumë nga ata që nuk janë të sigurt nëse i besojnë mjekut të fëmijës së tyre, si dhe atyre që nuk u besojnë institucioneve shëndetësore dhe Universitetit të Malit të Zi.

Mostra përfaqësuese kombëtare për këtë studim përfshiu 821 të anketuar të moshës 18 vjeç e lart në të gjithë vendin. Mbledhja e të dhënave u krye në periudhën 24 - 26 Mars të këtij viti, përmes anketës telefonike, d.m.th. pyetësorëve me kohëzgjatje mesatare prej 20 minutash. Gjetjet kryesore të këtij studimi janë në dispozicion në faqen e internetit të UNICEF-it në Malin e Zi.