Ulja e varfërisë së fëmijëve me zhvillimin cilësor në fëmijëri

Gjetja e mënyrave të qëndrueshme për të mbështetur çdo familje në Mal të Zi me shërbime cilësore në mënyrë që prindërit të mund t'u sigurojnë fëmijëve kujdes të duhur

UNICEF Mali i Zi
Juan Santander u kampu na Koniku
UNICEF Mali i Zi / Duško Miljanić / 2021
27 Korrik 2021

PODGORICË, 23 korrik 2021 - Një në tre gra rome dhe egjiptiane të moshave 20-24 vjeçare që jetojnë në Mal të Zi kanë lindur të paktën një herë para moshës 18 vjeçare. Pak më pak se një e treta e fëmijëve romë deri në moshën 2 vjeçare kanë të ushqyer adekuate dhe minimal. Vetëm 15 për qind e fëmijëve romë dhe egjiptianë të moshave 3-5 vjeçare ndjekin nivelin parashkollor në Mal të Zi. Këto janë gjetjet nga hulumtimi më i fundit i UNICEF MICS të bërë në vitin 2018.

Në ndërkohë pandemia globale vetëm mund të ketë përkeqësuar këtë situatë. Për këtë arsye, UNICEF-i dhe Agjencia Austriake e Zhvillimit janë duke mbështetur Institutin për Shëndetësi Publike dhe Kryqin e Kuq për sa i përket organizimit të punëtorive të rregullta për stilin e jetesës së shëndetshme për familjet rome dhe egjiptiane në të gjithë vendin.

Violeta Stanković
UNICEF Mali i Zi / Duško Miljanić / 2021
Violeta Stanković, nënë nga Koniku, duke shpjeguar se si punëtoritë e ndihmuan atë të rriste fëmijët e saj, në Podgoricë, korrik 2021.

Gjatë këtyre punëtorive, mësova shumë gjëra të cilat më kanë ndihmuar në rritjen e fëmijëve të mi, që prej kohës kur ishin bebe dhe më vonë; kur u duhej të shkonin në kopsht, dhe më vonë, në shkollë. Unë do t'i rekomandoja këto punëtori për të gjithë - nëse nënat nuk munden të vijnë të vijnë, atëherë vajzat e tyre duhet të bëjnë diçka të tillë, sepse këtu unë mund të mësoj ato që nuk mund t’i mësoj në shtëpi.

Violeta Stankovic, nënë nga Koniku

Si rezultat i punëtorive, Kryqi i Kuq deklaron se, para së gjithash, ka pasur përmirësim në gjendjen e grave, dhe pastaj në atë të pjesës tjetër të popullatave rome dhe egjiptiane.

Ajo që po i kushtojmë vëmendje të veçantë është shëndeti, për shkak se gratë dhe familjet e tyre e kanë kuptuar që, kur mësojnë për shëndetin, ato fitojnë shumë kur bëhet fjalë për rritjen dhe zhvillimin e familjeve të tyre.

Jelena Dubak, Sekretare e Përgjithshme e Kryqit të Kuq të Malit të Zi
Jelena Dubak, Sekretare e Përgjithshme e Kryqit të Kuq të Malit të Zi
UNICEF Mali i Zi / Duško Miljanić / 2021
Jelena Dubak, Sekretare e Përgjithshme e Kryqit të Kuq të Malit të Zi, duke folur se si ka pasur përmirësim në gjendjen e grave, dhe më pas në atë të pjesës tjetër të popullatës rome dhe egjiptiane, në Podgoricë, korrik 2021.

Qindra prindër dhe të rinj romë në Podgoricë, Tivat, Kotor, Nikshiq dhe Berane janë duke mësuar për shëndetin riprodhues, shtatzëninë dhe lindjen, ushqimin adekuat të fëmijëve, mbrojtjen e fëmijëve nga sëmundje të ndryshme, duke përfshirë mbrojtjen me anë të vaksinave të ndryshme, rëndësinë e kontrolleve të rregullta shëndetësore për fëmijët që nga lindja për tu siguruar rreth zhvillimit të tyre adekuat dhe mënyrat për qasje në kujdesin shëndetësor në komunitetin lokal.

dr Agima Ljaljevic
UNICEF Mali i Zi / Duško Miljanić / 2021
dr Agima Ljaljevic, doktoreshë Instituti i Shëndetësisë Publike duke folur se si edukimi shëndetësor duhet të jetë masë prioritare në të gjitha nivelet e sistemit shëndetësor, në Podgoricë, korrik 2021.

Prandaj, të gjitha sistemet e zhvilluara shëndetësore e konsiderojnë edukimin shëndetësor si masë prioritare dhe detyrë të ofruesve në të gjitha nivelet e sistemit shëndetësor

dr Agima Ljaljevic, doktoreshë nga Instituti i Shëndetësisë Publike

Ambasadorja austriake Ana Janković dhe Përfaqësuesi i UNICEF-it në Malin e Zi Juan Santander u bashkuan sot në punëtorinë shëndetësore në Konik.

Jankovic thekson se përfshirja sociale dhe adresimi i rreziqeve sociale në mjedisin e fëmijëve më të cenueshëm, përmirësimi i qasjes së tyre në shërbime shëndetësore dhe sociale, asistimi i fëmijëve me vonesa në zhvillim dhe qasja në mundësitë e hershme të arsimit janë qëllimet kryesore të këtij projekti.

Ambasadorja austriake Ana Janković
Ambasadorja austriake Ana Janković
UNICEF Mali i Zi / Duško Miljanić / 2021
Ambasadorja austriake Ana Janković duke folur për qëllimet e këtij projekti, në Podgoricë, korrik 2021.

Santander thekson se, për zhvillimin e Malit të Zi, është thelbësore të gjenden mënyra të qëndrueshme për të mbështetur çdo familje në Mal të Zi me shërbime cilësore, në mënyrë që prindërit të mund t'u sigurojnë fëmijëve të tyre kujdes të duhur, duke filluar nga ngjizja. Kjo paraqet themelin e luftës së Malit të Zi kundër varfërisë së fëmijëve dhe është parakusht për ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse që siguron mundësi të barabarta për çdo fëmijë.

Juan Santander, përfaqësues i UNICEF-it në Malin e Zi
UNICEF Mali i Zi / Duško Miljanić / 2021
Juan Santander, përfaqësues i UNICEF-it në Malin e Zi, duke theksuar se është thelbësore për zhvillimin e Malit të Zi të gjenden mënyra të qëndrueshme për të mbështetur çdo familje, në Podgoricë, korrik 2021.

Të jesh prind është një nga punët më të vështira në botë. Është gjithashtu edhe një nga më të bukurat. Përmes punëtorive si ajo që morëm pjesë sot në Konik, por edhe përmes shkollave të prindërimit dhe shërbimeve të ngjashme, prindërit e ardhshëm dhe aktualë mësojnë rreth praktikave më të mira të prindërimit dhe mënyrave të shëndetshme të jetës për të dhënë mbështetjen më të mirë të mundshme për zhvillimin e fëmijëve të tyre.

Juan Santander, Përfaqësues i UNICEF-it në Malin e Zi

Punëtoritë shëndetësore për familjet rome dhe egjiptiane do të vazhdojnë të organizohen gjatë gjithë vitit, së bashku me një sërë aktivitetesh të tjera që synojnë rritjen e niveleve të regjistrimit të fëmijëve në institucionet parashkollore dhe forcimin e shërbimeve të vizitave në shtëpi për familjet rome dhe egjiptiane.