Shtesa universale për fëmijë për fëmijët deri në moshën 6 vjeçare: Fillim i mirë për uljen e varfëri

UNICEF-i përgëzon Parlamentin e Malit të Zi për fillimin e ofrimit të shtesës universale të fëmijëve për fëmijë deri në 6 vjeç dhe ofrimin e librave shkollorë falas në shkollat fillore dhe është e gatshme ta mbështesë qeverinë për zhvillimin e politikave

UNICEF Crna Gora
dvije djevočice na klackalici
UNICEF Montenegro / Duško Miljanić / 2020
28 Maj 2021

PODGORICË, 27 maj 2021  UNICEF-i përgëzon Parlamentin e Malit të Zi për fillimin e ofrimit të librave shkollorë falas për nxënësit e shkollës fillore dhe miratimin e shtesës universale të fëmijëve për fëmijë deri në moshën 6 vjeçare dhe kujton se ky është një hap në drejtimin e duhur dhe duhet të mbështetet në aspektin fiskal. Është bazuar në një analizë të qëndrueshme të sistemit të mbrojtjes sociale; u siguron familjeve të fëmijëve të vegjël parashikueshmëri afatgjate; dhe është në përputhje me investimin në vitet e para të fëmijërisë si një dritare thelbësore e mundësive për zhvillimin e çdo fëmije, veçanërisht nëse plotësohet me qasje në shëndetësi cilësore, arsim dhe mbrojtje nga dhuna.

UNICEF-i mbështeti analizën shumëdimensionale të varfërisë së fëmijëve në Malin e Zi, e cila u diskutua në Parlament në muajin shkurt të këtij viti. Ajo demonstroi që fëmijët e vegjël janë grupmosha më e privuar. Këto vite të hershme janë vendimtare për një fëmijë - një kohë kur 90 për qind e trurit zhvillohet dhe kur fëmijët fitojnë aftësinë për të krijuar marrëdhënie kuptimplota njerëzore.

Juan Santander, përfaqësues i UNICEF-it në Mal të Zi
UNICEF Mali i Zi / Duško Miljanić / 2021
Juan Santander, përfaqësues i UNICEF-it në Mal të Zi

Mbështetja e fëmijëve në fëmijërinë e hershme është një pikë fillestare e qëndrueshme për uljen e varfërisë. Sigurisht, boshllëqet kritike mbeten për fëmijët mbi moshën 6 vjeçare. UNICEF-i është egatshme ta mbështesë qeverinë për të zhvilluar politika për ta mbuluar këtë boshllëk.

Juan Santander, Përfaqësuesi i UNICEF-it në Malin e Zi

Sipas Santander, praktika më e mirë ndërkombëtare na tregon se ekzistojnë 3 parime të suksesit për zhvillimin e politikave të tilla: së pari, zhvillimi i politikave bazuar në prova të forta dhe analiza e plotë e opsioneve në fjalë; së dyti, sigurimi që opsionet e politikave të zgjedhura janë të përballueshme për buxhetin e qeverisë në planin afatgjatë; dhe së treti, sigurimi që palët kryesore të interesit të kenë mundësinë të marrin pjesë dhe të ndikojnë në zhvillimin e politikave. Dëgjimi i fëmijëve dhe prindërve në veçanti është thelbësor. Ata i dinë më mirë problemet me të cilat përballen çdo ditë dhe mund t’i shkëmbejnë idetë e tyre rreth mënyrave më efektive për t'i mbështetur ata.

Për këto arsye, UNICEF-i e ka mbështetur Malin e Zi me një analizë dyvjeçare të Sistemit të Mbrojtjes Sociale në Mal të Zi duke përdorur metodologjinë ndërkombëtare CODI. Si rezultat, një udhërrëfyes i reformave do t'i paraqitet nesër Komitetit Drejtues të udhëhequr nga Ministri i Financave dhe Mirëqenies Sociale, Milojko Spajić. Ky dokument propozon një listë të reformave të sistemit të mbrojtjes sociale nga të cilat qeveria mund të zgjedhë se cilat përgjigjen më mirë për nevojat e Malit të Zi bazuar në analizën e tyre të kostos dhe konsultimit të drejtpërdrejtë me familjet.

Në Malin e Zi, të paktën 1 në çdo 3 fëmijë janë në rrezik të varfërisë. Kriza ekonomike e shkaktuar nga COVID-19 ka shumë të ngjarë ta ketë rritur këtë numër. Për zgjidhjen e çështjes së varfërisë së fëmijëve dhe eliminimin e varfërisë ndër breza nevojitet më shumë sesa ndihmë në para. Çdo fëmijë duhet të ketë qasje në shërbime shëndetësore dhe arsimore të cilësisë së mirë. Gjithashtu çdo fëmijë duhet t’i zhvillojë aftësitë e duhura për të ardhmen e tij dhe të ketë qasje në sport dhe kulturë. Gjithashtu çdo fëmijë të mbrohet nga të gjitha format e dhunës, abuzimit dhe shfrytëzimit. Siç është theksuar në Analizën shumëdimensionale të varfërisë së fëmijëve të UNICEF-it në Mal të Zi, e gjithë kjo është e nevojshme që nga momenti i lindjes së fëmijës derisa fëmija të kalojë me sukses në moshën e rritur.