Shkollat duhet të jenë të fundit që mbyllen
UNICEF-i dhe Ministria e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sportit: shkollat duhet të jenë të fundit që mbyllen

- Crnogorski
- English
- Shqip
PODGORICË, 27 PRILL 2021 – Ministria e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sportit ka konfirmuar qëllimin e tyre të përbashkët me UNICEF-in që të mbajnë shkollat të hapura gjatë pandemisë dhe të vazhdojnë konsultimet me të gjithë akterët – autoritetet shëndetësore, mësimdhënësit, prindërit, studentët, autoritetet lokale, sektorin civil dhe privat – për të siguruar qasje më të mirë si dhe cilësi të arsimit për të gjithë fëmijët. Ky ishte një nga përfundimet kyçe të takimit të mbajtur mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sportit, profesor Vesna Bratiq, dhe Përfaqësuesit të UNICEF-it për Malin e Zi, Juan Santander
Santander theksoi se Raporti i fundit global i UNICEF dhe UNESCO me të dhëna nga 191 shtete tregon se deri më tani nuk është vërejtur ndonjë lidhje shkakësore mes hapjes së shkollave dhe përhapjes (transmetimit) të COVID-19. Ai po ashtu theksoi se mbyllja e shkollave nuk e zgjedh problemin e mungesës së respektimit të masave #DistanceHandsMask përreth objekteve shkollore, duke pasur parasysh se në komunitetin lokal do të vazhdojnë të ndodhin të njëjtat gjëra edhe kur shkollat të jenë të mbyllura. Kjo është një çështje që komuniteti lokal duhet ta trajtoj përmes fushatave të vazhdueshme ndërgjegjësuese, duke u bërë thirrje të gjithëve që të respektojnë masat ashtu që fëmijët të mund të shkojnë në shkollë dhe të rriturit të shkojnë në punë në mënyrë të sigurt.
UNICEF-i është i gatshëm të mbështesë një studim mbi transmetimin e koronavirusit në shkollat e Malit të Zi. Të dhënat e nxjerra nga një studim i tillë do të ndihmojnë në organizmin më të mirë të arsimit si dhe mbajtjen e shkollave të hapura deri në përfundimin e pandemisë. Është shumë me rëndësi që të gjithë të bashkojmë përpjekjet tona –autoritetet lokale dhe kombëtare, sektori privat dhe publik – që fëmijëve të Malit të Zi t’ju mundësohet arsimi cilësor dhe gjithëpërfshirës gjatë pandemisë.
Bratiq and Santander u dakorduan që të kontaktojnë sektorin privat me qëllim që shkollave dhe familjeve t`ju sigurohen pajisjet e duhura për mësimin online si dhe të punojnë së bashku për të përshpejtuar digjitalizimin e arsimit në Mal të Zi.