Sanela po e bashkon një familje rome me komunitetin lokal

Një infermiere për vizita në shtëpi nga Podgorica po fiton aftësi për të punuar me grupe të cenueshme, falë trajnimit nga UNICEF-i

Milica Bogdanović
Sanela Rastoder
UNICEF në Mal të Zi / Dusko Miljanic/ 2021
22 Korrik 2021

PODGORICË, 12 korrik 2021. - Sanela Rastoder është infermiere për vizita në shtëpi në Qendrën e Kujdesit Parësor Shëndetësor në Podgoricë për 16 vite. Detyra e saj është të kujdeset për gratë shtatzëna, nënat dhe foshnjat e tyre. Falë trajnimit dhe mbështetjes profesionale të ofruar nga Qendra e Kujdesit Parësor Shëndetësor në Podgoricë, me mbështetjen e UNICEF-it dhe Agjencisë Austriake të Zhvillimit (ADA), nga fundi i vitit 2019 deri në fillim të vitit 2021, ajo ka fituar aftësi shtesë për të punuar me familjet e cenueshme.

Sanela Rastoder
UNICEF në Mal të Zi / Dusko Miljanic/ 2021
Sanela Rastoder, Infermiere për vizita në shtëpi në Qendrën e Kujdesit Parësor Shëndetësor në Podgoricë shpjegon se, falë trajnimit nga UNICEF-i, ajo ka fituar aftësi shtesë për të punuar me familjet e cenueshme, në Podgoricë, korrik 2021.

Kam marrë pjesë në aksione të ndryshme humanitare më parë. Sidoqoftë, ky trajnim i veçantë më ka ndihmuar të mësoj se si t'i bashkoj ata që kanë nevojë për ndihmë me ata që ofrojnë informacion, shërbime dhe ndihmë për familjet e cenueshme.

 

Sanela Rastoder, Infermiere për vizita në shtëpi në Qendrën e Kujdesit Parësor Shëndetësor në Podgor

Që nga ajo kohë, ajo është kujdesur për familjen 10-anëtarëshe Rujovic, e cila jeton në vendbanimin Konik në Podgoricë.

Jemi takuar një ditë të ftohtë dimri kur kisha ardhur për t'i ndihmuar rreth fëmijës së tyre. Nuk mund ta dalloja se ku ishte më ftohtë, jashtë apo brenda kasolles së tyre pa dritare. Ndërsa isha duke e mbështjellë beben, nëna më shikoi dhe tha ‘E dashur infermiere, nuk e dini sa ftohtë është për ne këtu’.

Sanela Rastoder, Infermiere për vizita në shtëpi në Qendrën e Kujdesit Parësor Shëndetësor në Podgor

Pas kësaj, ajo thotë se kontaktoi shërbimin e mbrojtjes sociale dhe organizatat që ndihmojnë të varfrit dhe madje përdori kontaktet e saj personale për t'i ndihmuar ata të përmirësojnë kushtet e tyre të jetesës.

Përveç demonstrimit të humanizmit, ajo tregoi se si infermierët e komunitetit që kanë kontakte të drejtpërdrejta me qytetarët mund të krijojnë lidhje midis familjeve në nevojë dhe shërbimeve të tjera në komunitet.

Ajo është si motër për mua. Kurdoherë që kemi nevojë për diçka, Sanela është aty për të ndihmuar. Nëse është e nevojshme, ajo sigurohet që të bëjë vizitë vonë në mbrëmje ose herët në mëngjes për të vizituar foshnjën ose për të na dhënë shpjegime përmes telefonit.

Tanja Rujovic, nënë e tetë fëmijëve
Tanja Rujovic, nënë e tetë fëmijëve
UNICEF në Mal të Zi / Dusko Miljanic/ 2021
Tanja Rujovic, nënë e tetë fëmijëve, e cila tregon se çfarë do të thotë mbështetja e një infermiere për vizitat në shtëpi, si Sanela, në Podgoricë, korrik 2021.

Përkundër përpjekjeve të Sanelas dhe ndihmës së shërbimeve të komunitetit, shtëpia ku jeton familja Rujovic ka nevojë për investime shtesë në mënyrë që kushtet e jetesës të bëhen të rehatshme.

Ne duhet ta rregullojmë çatinë sepse ajo pikon, por do ta bëjmë atë pak nga pak. Gjëja më e rëndësishme për ne është që ne kemi ndërtuar një shtëpi dhe se nuk jemi më në një kasolle pa dritare.

Fadil Rujovic, baba i tetë fëmijëve

Familja Rujovic jeton me ndihmë sociale, e cila kap shumën prej 200 euro në muaj. Fadili fiton para duke mbledhur lëndë të para të dorës së dytë. Gruaja e tij Tanja kujdeset për fëmijët dhe e vlerëson shumë ndihmën dhe mbështetjen e dhënë nga infermierja për vizitat në shtëpi, Sanela.

Unë jam më shumë se një infermiere për vizita në shtëpi. Ata më njohin si nënë e fëmijëve të suksesshëm që ndjekin shkollën në atë lagje të njëjtë; ata më njohin si grua që jeton atje mes tyre. Ata më besojnë dhe lehtë vendosin të më kërkojnë ndihmë.

Sanela Rastoder, Infermiere për vizita në shtëpi në Qendrën e Kujdesit Parësor Shëndetësor
Fëmija më i vogël i familjes Rujević
UNICEF në Mal të Zi / Dusko Miljanic/ 2021
Fëmija më i vogël i familjes Rujević është i lumtur të shohë infermieren për vizita në shtëpi, Sanelën, në Podgoricë, korrik 2021.

Ida Ferdinandi, zyrtare e UNICEF-it për Zhvillimin në Fëmijërinë e Hershme, thotë se infermierja për vizita në shtëpi nuk mund të sigurojë gjithçka që i nevojitet një familje por mund të vlerësojë kur familja ka nevojë për ndihmë dhe mund ta lidh familjen me shërbimet tjera të komunitetit.

Ida Ferdinandi
UNICEF në Mal të Zi / Dusko Miljanic/ 2021
Ida Ferdinandi, zyrtare e UNICEF-it për Zhvillimin në Fëmijërinë e Hershme, shpjegon mënyrat e ndryshme që infermieret për vizita në shtëpi i mbështesin familjet që përballen me sfida të shumta, në Podgoricë, korrik 2021.

Në total, 101 pjesëmarrës nga qendrat lokale të kujdesit parësor shëndetësor dhe qendrat për punë sociale në të gjithë Malin e Zi morën pjesë në trajnim, duke përfshirë këtu 52 infermiere për vizita në shtëpi. Trajnimi përfshiu temat e mëposhtme: roli i infermierëve në komunitet, aftësitë komunikuese, tejkalimi i stigmës dhe diskriminimit. Pjesëmarrësit u njoftuan me shërbimet me bazë në komunitet të ofruara nga organet shtetërore dhe sektorët civilë dhe privatë, në të cilat familjet që përballen me sfida të shumta mund të kenë qasje.

Ida Ferdinandi, zyrtare e UNICEF-it për Zhvillimin në Fëmijërinë e Hershme

UNICEF-i do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për familjet më të rrezikuara duke i përmirësuar shërbimet e ndryshme mbështetëse, siç janë shërbimet e vizitave në shtëpi të ofruara nga infermierët në të gjithë vendin.