Programi Prilike i ndihmoi Igorit të vendos se çfarë dëshiron ai të bëj në jetë

Një i diplomuar në shkollën e mesme nga Tivari po merr pjesë në një program që u ofron adoleshentëve trajnim dhe mbështetje në zgjedhjen e profesionit

Milica Bogdanović
Igor Martinić, osamnaestogodišnjak iz Bara
UNICEF në Mal të Zi / Dusko Miljanic/ 2021
22 Korrik 2021

PODGORICË, 14 korrik 2021 – Igor Martinic është tetëmbëdhjetë vjeçar nga Tivari. Ai është një nga 86,000 adoleshentët në Malin e Zi që përballet me vendimin mbi profesionin e tyre të ardhshëm dhe punësimin.

Ai gjithmonë e ka dashur punën në turizëm. Si student i shkollës së mesme të Ekonomisë dhe Shërbimit të Ushqimit, ai ka bërë punë praktike në restorante në vendlindjen e tij. Këtë verë, në sajë të programit "Prilike" ("Mundësitë") të implementuar nga ADP Zid, me mbështetjen e UNICEF-it dhe mbështetjen financiare të TUI Care Foundation, ai pati shansin të vijojë trajnimin praktik në industrinë turistike dhe të njihet me punën drejtpërdrejt me turistët.

Igor Martinić, osamnaestogodišnjak iz Bara, odlučio je ljetnji raspust iskoristi za radnu praksu, u julu, 2021.
UNICEF në Mal të Zi / Dusko Miljanic/ 2021
Igor Martinic, tetëmbëdhjetë vjeçar nga Tivari, vendosi të shfrytëzojë pushimet e tij verore për të ndjekur trajnim praktik, në korrik, 2021.

Është pushimi veror dhe nuk kam ndonjë obligim të veçantë, kësisoj vendosa ta shfrytëzoj këtë kohë për të fituar përvojë pune që do të më ndihmojë të di si është të punosh më mirë në një agjenci udhëtimesh dhe të vendos nëse dua ta ndjek këtë rrugë në karrierë.

Igor Martinic, tetëmbëdhjetë vjeçar nga Tivari

Programi "Prilike" synon të ndihmojë të rinjtë në Malin e Zi të provojnë punën që atyre i intereson ose të fitojnë përvojë praktike që do t'i ndihmojë ata të zgjedhin profesionin në të ardhmen.

Igori është njoftuar me aspekte të ndryshme të punës me turistët në agjencinë e udhëtimeve - nga puna administrative deri tek pritja e mysafirëve, organizimin dhe udhëzimin e ekskursioneve.

Ajo që më pëlqen më së shumti në lidhje me këtë punë është dinamika e saj - vazhdimisht jemi në lëvizje. Megjithatë, më së paku më pëlqejnë klientët insistues.

Igor Martinic, tetëmbëdhjetë vjeçar nga Tivari

Përveç punës praktike në shkollën e mesme profesionale që ai vijoi, ky i diplomuar nuk ka pasur përvojë të ngjashme deri më tani, sepse adoleshentëve në Mal të Zi rrallë u ofrohet trajnim praktik gjatë shkollimit, gjë që do t'i ndihmonte të shqyrtonin nëse e shohin veten në profesionet e përzgjedhura. Një raport i vitit 2020 mbi vlerësimin e shpejtë të ndikimit social të shpërthimit të COVID-19 në Mal të Zi tregoi se 75% e adoleshentëve dhe të rinjve janë të shqetësuar që do të përballen me sfida të mëdha në lidhje me gjetjen e një pune.

Ky program më ka inkurajuar të mendoj për të ardhmen dhe të kuptoj se turizmi është industri në të cilën unë do të vazhdoj të punoj. Do të doja që të gjithë bashkëmoshatarët e mi ta kishin këtë mundësi dhe të fitonin përvojë pune në kompanitë më të mira.

Igor Martinic, tetëmbëdhjetë vjeçar nga Tivari

Danica Kazanegra Gregovic, drejtoresha e agjencisë së udhëtimeve, pjesë e rrjetit TUI në Mal të Zi, beson se kjo është mundësi e dobishme për të rinjtë që të njihen më mirë me punën në turizëm dhe të fitojnë njohuri të reja.

Përmes këtij programi dhe programeve të ngjashme, ne kemi mundësinë të shohim interesat dhe afinitetet e adoleshentëve dhe të rinjve dhe t'i inkurajojmë ata që të bëhen kolegët tanë një ditë.

Danica Kazanegra Gregovic, drejtoreshë e agjencisë së udhëtimeve Gulliver Montenegro
Danica Kazanegra Gregovic, drejtoreshë e agjencisë së udhëtimeve Gulliver Montenegro
UNICEF në Mal të Zi / Dusko Miljanic/ 2021
Danica Kazanegra Gregovic, drejtoreshë e agjencisë së udhëtimeve Gulliver Monenegro, beson se kjo është mundësi e dobishme për të rinjtë të njihen më mirë me punën në turizëm dhe të fitojnë njohuri të reja, në Tivar, korrik, 2021.

Programi i UNICEF-it "Prilike" u ofron adoleshentëve nga Mali i Zi mundësinë të njihen me tregun e punës dhe të fitojnë përvojën e tyre të parë në praktikë në profesionet që duan të ndjekin.

Ivana Boskovic, Konsulente kombëtare e UNICEF-it për programin "Prilike”
UNICEF në Mal të Zi / Dusko Miljanic/ 2021
Ivana Boskovic, Konsulente kombëtare e UNICEF-it për programin "Prilike", shpjegon se si ky program u ofron adoleshentëve nga Mali i Zi mundësinë të njihen me tregun e punës dhe të fitojnë përvojën e tyre të parë në praktikë në profesionet që duan të ndjekin, në Podgoricë, korrik 2021.

Për adoleshentët nga komunitetet lokale, kjo është mundësi për të vështruar botën e atyre profesioneve për të cilat ata mendojnë dhe ëndërrojnë, por nuk kanë pasur mundësinë t'i provojnë ato.

Ivana Boskovic, Konsulente kombëtare e UNICEF-it për programin "Prilike”

Të gjithë studentët e interesuar të shkollave të mesme në Malin e Zi mund të aplikojnë për punë në praktikë në linkun Ne propusti priliku.

Përmes këtij programi, UNICEF-i do të vazhdojë të theksojë nevojën për shërbime që ndihmojnë adoleshentët të përmirësojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre për tregun e punës dhe t'ia lehtësojë atyre të marrin vendime në lidhje me arsimimin dhe profesionin e tyre. Kjo do t'i fuqizojë adoleshentët për të menaxhuar më mirë karrierën e tyre, ndërsa qëllimi afatgjatë i programit është të kontribuojë në kalimin e suksesshëm të adoleshentëve nga arsimi në tregun e punës, duke ulur përfundimisht papunësinë e të rinjve.