Programi "ParentChat" po ndihmon Milos të fitojë aftësi të reja

Programi "ParentChat" i përgjigjet nevojës për të mbështetur prindërit në përballimin me fëmijët në situata stresuese

Milica Bogdanović
Milos sa sinom
UNICEF Mali i Zi / Duško Miljanić / 2021
06 Korrik 2021

PODGORICË, 29 qershor 2021 – Milos Rajkovic është baba i tre fëmijëve - Andjela është tetë vjeçare, Milan është katër vjeçare, ndërsa Ksenija është katër muajsh. Ai po përpiqet të krijojë marrëdhënie besimi me ta pa detyrim ose ndëshkim fizik.

2021Milos Rajkovic, pjesëmarrës në programin “ParentChat”, duke luajtur me të birin e tij, Podgoricë, Qershor 2021
UNICEF Mali i Zi / Duško Miljanić / 2021
Milos Rajkovic, pjesëmarrës në programin “ParentChat”, duke luajtur me të birin e tij, Podgoricë, Qershor 2021

Fëmijët e mi janë të mirë, por nganjëherë janë djallëzorë dhe unë vazhdimisht po kërkoja mënyra për t’i qetësuar, për t’i bindur të rregullonin lodrat e tyre dhe për t’i mësuar se çfarë e mirë dhe çfarë jo. Një ditë, mësova rreth programit të prindërimit të UNICEF dhe vendosa të aplikoja për të marrë aftësi që do të më ndihmonin në rritjen e fëmijëve të mi.

Milos Rajkovic, pjesëmarrës në programin “ParentChat”

Milos ishte njëri nga prindërit që morën pjesë në "ParentChat", të lansuar në Malin e Zi këtë vit. Programi zgjati tetë javë dhe u zbatua nga UNICEF-i në bashkëpunim me OJQ "Prindërit", institucionet parashkollore publike "Dragan Kovacevic" në Nikshiq dhe "Duso Basekic" në Bellopojë, dhe qendrat e kujdesit parësor shëndetësor në Bellopojë dhe Berane.

Me gjithë faktin se nënat po marrin pjesë në programe të tilla në numër më të lartë, Milos, i vetëdijshëm për rëndësinë e rolit të babait në edukimin e fëmijës, vendosi të aplikojë.

Roli i babait është po aq i rëndësishëm sa roli i nënës, dhe unë po jap më të mirën time për ta bërë kontributin tim real - ky është motivi im për të marrë pjesë në këtë program.

Milos Rajkovic, pjesëmarrës në programin “ParentChat”

Falë bisedave dhe shkëmbimit të përvojave me prindërit e tjerë, Milos ka mësuar strategji të reja për ta ndihmuar atë të krijojë marrëdhënie pozitive me djalin e tij katër vjeçar.

Kurdoherë që Milani fillonte të grindej me motrën e tij, unë do të përdorja metodat e zgjidhjes së konflikteve që mësova gjatë punëtorive dhe mund të shihja progresin. Megjithëse kurrë nuk kemi bërtitur shumë si familje, tani kjo ndodh edhe më rrallë. Ne qeshim më shumë dhe arrijmë të pajtohemi për sjelljen e mirë përmes bisedës dhe duke treguar shembuj të mirë.

Milos Rajkovic, pjesëmarrës në programin “ParentChat”
Fëmijët e Milos Rajkovic, pjesëmarrës në programin "ParentChat", në Podgoricë, qershor 2021
UNICEF Mali i Zi / Duško Miljanić / 2021
Fëmijët e Milos Rajkovic, pjesëmarrës në programin "ParentChat", në Podgoricë, qershor 2021

Programi "ParentChat" është krijuar për prindërit e fëmijëve të moshave 2-17 vjeç, të cilët, me anë të pjesëmarrjes në këtë program, duan të përmirësojnë zhvillimin socio-emocional të fëmijëve të tyre dhe të mësojnë se si teknikat pozitive të prindërimit mund të ndihmojnë në përmirësimin e marrëdhënieve dhe parandalimin e problemeve të shëndetit mendor në familje.

Pjesëmarrësit nga i gjithë Mali i Zi morën pjesë në takimet e grupeve dhe konsultat individuale online. Punëtoria në të cilën mori pjesë Milos u facilitua nga një psikolog nga Nikshiqi, Radovan Cicmil.

Prindërit u ftuan të ndajnë dhe shkëmbejnë përvojat e tyre, të japin këshilla, të marrin mbështetje, të bëjnë pyetje dhe të marrin përgjigje për të gjitha dyshimet dhe sfidat e tyre me të cilat janë përballur, përmes video thirrjeve dhe mesazhe në grupin e bisedës.

Radovan Cicmil, një nga facilitatorët
Radovan Cicmil, një nga facilitatorët
UNICEF Mali i Zi / Duško Miljanić / 2021
Radovan Cicmil, një nga facilitatorët, duke shpjeguar se si prindërit morën mbështetje në mënyra të ndryshme, në Nikshiq, qershor 2021.

Punëtoritë u treguan prindërve se si të kalojnë kohë cilësore me fëmijët e tyre, të flasin me fëmijët për ndjenjat dhe të inkurajojnë sjellje pozitive duke i lavdëruar ato. Prindërit mësuan si të jepnin udhëzime të qarta, pozitive dhe reale, të cilat ndihmuan në krijimin e rregullave shtëpiake dhe rutinave ditore. Programi gjithashtu u ofroi prindërve këshilla se si t'i përgjigjen situatave komplekse dhe atyre të krizës.

Vladan Golubović, konsulent i UNICEF-it për Zhvillimin në Fëmijërinë e Hershme (ZHFH), thotë se programi "ParentChat" i përgjigjet nevojës për të mbështetur prindërit në përballimin me fëmijët në situata stresuese.

Vladan Golubovic, konsulent i UNICEF-it për Zhvillimin në Fëmijërinë e Hershme (ZHFH) duke shpjeguar se si programi "ParentChat" i përgjigjet nevojës për të mbështetur prindërit në përballimin me fëmijët në situata stresuese, në Podgoricë, qershor 2021
UNICEF Mali i Zi / Duško Miljanić / 2021
Vladan Golubovic, konsulent i UNICEF-it për Zhvillimin në Fëmijërinë e Hershme (ZHFH) duke shpjeguar se si programi "ParentChat" i përgjigjet nevojës për të mbështetur prindërit në përballimin me fëmijët në situata stresuese, në Podgoricë, qershor 2021

Stresi shtesë i përjetuar nga familjet gjatë pandemisë së koronavirusit - për shembull, lëvizja e kufizuar, sëmundja dhe pasiguria financiare - ka përkeqësuar sfidat me të cilat përballen prindërit dhe kujdestarët. Programet si ky i ndihmojnë ata të aftësohen për të përballuar më lehtë sfidat.

Vladan Golubovic, konsulent i UNICEF-it për Zhvillimin në Fëmijërinë e Hershme (ZHFH)

"ParentChat" është pjesë e programit të prindërimit Familjet që Kujdesen, i zhvilluar dhe testuar nga UNICEF-i në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Universitetet e Stellenbosch dhe Cape Town në Afrikën e Jugut dhe Universitetet e Oksfordit dhe Bangor në Mbretërinë e Bashkuar.

ParentChat" është pjesë e programit "Zbutja e ndikimit të COVID-19 në jetën e fëmijëve dhe prindërve në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi" i financuar nga Bashkimi Evropian.