Vera ofron mundësi për pushime dhe eksperienca të reja pune për të rinjtë

15 Korrik 2022
Prilike, praksa
UNICEF Mali i Zi/Duško Miljanić/2021

PODGORICË, 15 korrik 2022 – Të rinjtë në Mal të Zi më së shumti përdorin verën për të bërë pushime. Megjithatë, shumë prej tyre zgjedhin të punojnë dhe kështu, përveç parave të xhepit, të cilat gjithmonë vijnë në ndihmë, fitojnë njohuri, aftësi dhe kontakte të reja që mund t'i ndihmojnë në punësimin e ardhshëm. Ata që vendosin të punojnë gjatë verës kanë motive të ndryshme për ta bërë këtë – ndonjëherë janë paratë, ndonjëherë dëshira për të shkëlqyer dhe për të mësuar, ose për të fituar pavarësinë. Ata që vendosin të mos kërkojnë punë sezonale thonë sinqerisht se vera është shumë e shkurtër dhe duan ta shijojnë. Reporterët e rinj të UNICEF ndanë përvojat dhe opinionet e tyre për punët sezonale.

Tara Simovic punon si nikoqire në një hotel luksoz në bregdetin malazez. Ajo beson se kjo punë do t'i lejojë të përmirësojë aftësitë e saj komunikuese, aftësitë e saj lidhur me gjuhën gjermane dhe franceze dhe do të bëjë miq të rinj.

“Po mësoj të jetoj vetë, pasi nuk e kam mamanë dhe babanë, të jenë aty për çdo gjë të vogël. Jam krenare që nuk motivohem nga sa para fitoj, por nga ajo që mund të mësoj gjatë kryerjes së punës sime dhe se si mund t'i zbatoj aftësitë e fituara. Unë do t'i rekomandoja ngrohtësisht të gjithëve që të punojnë gjatë verës në mënyrë që të përjetojnë një atmosferë që do t'i formojë ata si një person,” thotë Tara.

Para këtij viti, Silva Dervanovic nuk kishte ndjerë nevojën për të punuar gjatë verës.

“Në atë kohë, kur mendoja për këtë,” thotë ajo, “aktivitete të ndryshme verore zakonisht më pengonin të gjeja një punë.”

Vuk Zivkovic thotë se vera ofron një pushim të shumëpritur nga shkolla dhe një shans për të udhëtuar. Vuk shton se pushimet verore nuk zgjasin shumë dhe puna sigurisht që do ta pengonte që të përmbushte dëshirat e tij verore.

“Gjithashtu, përvojat e miqve të mi, të cilët kanë pasur mundësi të punojnë gjatë verës, tregojnë se punët sezonale janë mjaft kërkuese, ndërsa paga është e ulët,” tregon Vuk.

Emir Dresevic nuk ka punuar asnjëherë gjatë verës. “Jo domosdoshmërisht sepse nuk doja,” shpjegon ai, “thjesht, nuk kishte shumë mundësi për të, përveçse herë pas here të ndihmoja në dyqanin e familjes.” Megjithatë, Emiri tregon se shumë adoleshentë punojnë gjatë verës për të fituar përvojë dhe për të fituar para.

Sipas të dhënave të Shoqatës për Prosperitet Demokratik (ADP) – Zid dhe OJQ Digitalizuj.me, partnerë të UNICEF në zbatimin e programit “Opportunities”, të rinjtë në Mal të Zi janë më të interesuar të punësohen në turizëm, sektorin e TI, juridik, dizajn grafik ose marketing.

Programi “Opportunities”, i zbatuar me ndihmën e UNICEF dhe mbështetjen financiare të Fondacionit TUI Care, u ofron adoleshentëve në Mal të Zi mundësinë për të fituar përvojë pune praktike. Të rinjtë e moshës 16-19 vjeç, që ndjekin vitin e dytë, të tretë ose të katërt të shkollës së mesme, mund të aplikojnë për trajnim praktik për të mësuar më shumë rreth mundësive të zhvillimit të karrierës dhe për t'u përgatitur për tregun e punës.

Ju mund ta shikoni  videon e bërë nga Reporterët e rinj në  kanalin e TikTok.

Kontakte me mediat

Gorana Banda
UNICEF Crna Gora
Tel: +382 69 580 694
Na ndiqni në: Twitter  Facebook  Instagram  YouTube  LinkedIn   TikTok