UNICEF-i bën thirrje për mbrojtje të përmirësuar të fëmijëve më të cenueshëm

Mali i Zi është zotuar për garantimin e realizimit të të drejtave të çdo fëmije

22 Prill 2022

PODGORICË, 22 prill 2022  - Fëmijët duhet të mbrohen nga të gjitha rreziqet që mund t'i prekin ata në ndërveprimin e tyre me personelin e ofruesve të shërbimeve. Kjo njihet edhe si mbrojtja (ang. "safeguarding") e fëmijëve dhe nënkupton që të gjitha institucionet, organizatat dhe aktivitetet të bëhen më të sigurta për të gjithë fëmijët.

Masat e mbrojtjes së fëmijëve mbrojnë fëmijët nga rreziqet e mundshme të dhunës fizike, dhunës seksuale, shfrytëzimit dhe abuzimit, shfrytëzimit ekonomik, kur siguria e tyre fizike dhe emocionale nuk garantohet, kur neglizhohen nevojat e tyre fizike, emocionale dhe fizike, nga praktikat e dëmshme kulturore, cenimi i privatësisë dhe ekspozimi pa leje.

Duke qenë palë e Konventës për të Drejtat e Fëmijës (KDF), Mali i Zi është zotuar të garantojë realizimin e të drejtave të çdo fëmije, me fokus të veçantë tek ata që janë më të rrezikuarit dhe në pozitë të pafavorizuar, dhe t'u ofrojë atyre shërbime thelbësore sociale dhe të mbrojtjes së fëmijëve.

UNICEF-i mirëpret të gjithë përparimin e arritur deri më tani në avancimin e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve në Mal të Zi dhe mirëpret zhvillimin e planifikuar të Strategjisë së re Kombëtare për Mbrojtjen Sociale dhe të Fëmijëve (2023–2027) dhe reformën e planifikuar të kornizës legjislative përkatëse. Këto reforma dhe plane strategjike paraqesin mundësi kritike në aspektin kohor për të avancuar mbulimin, cilësinë dhe qëndrueshmërinë e shërbimeve thelbësore, si dhe për të siguruar masa të përmirësuara të mbrojtjes së fëmijëve.

UNICEF-i në Mal të Zi ka punuar në mënyrë aktive me Ministrinë e Financave dhe Mirëqenies Sociale për zhvillimin dhe zbatimin e një plani veprimi afatshkurtër dhe afatgjatë për zhvillimin progresiv të një pakoje thelbësore të shërbimeve sociale dhe të mbrojtjes së fëmijëve, duke zhvilluar rastin ekonomik për rritje të investimeve në shërbimet sociale dhe të mbrojtjes së fëmijëve, projektimin e mekanizmave për financimin e qëndrueshëm të shërbimeve thelbësore të ofruara nga aktorët shtetërorë dhe joshtetërorë, duke përfshirë rishikimin e sistemit të licencimit të ofruesve të shërbimeve, sigurimin e kontrollit efektiv dhe në kohë të cilësisë së shërbimeve dhe aplikimin e procedurave mbrojtëse për të gjithë profesionistët dhe ofruesit e shërbimeve të angazhuar në punën e drejtpërdrejtë me fëmijët.

Shërbimet aktualisht të disponueshme për fëmijët më të cenueshëm, përveçse të pamjaftueshme për t'i mbuluar nevojat, mbeten të paqëndrueshme për shkak të boshllëqeve sistemike në parashikueshmërinë e financimit dhe kapacitetet institucionale. Shembuj të këtyre shërbimeve thelbësore që duhet të bëhen të qëndrueshme përfshijnë shërbimin e kontaktit me familjen, një linjë ndihmëse SOS për fëmijët viktima të dhunës, mbështetje psiko-sociale, një linjë ndihmëse për prindërit, ndihmë juridike falas dhe strehimore për gratë dhe fëmijët viktima të dhunës.

Juan Santander, përfaqësues i UNICEF-it në Mal të Zi, thekson se UNICEF-i është i gatshëm të vazhdojë t'i mbështesë përpjekjet e nevojshme për t'i kapërcyer boshllëqet kritike brenda sistemit social dhe të mbrojtjes së fëmijëve. “Në punën e tij, UNICEF-i avokon dhe zbaton masat për mbrojtjen e fëmijëve në të gjitha nivelet dhe me të gjithë partnerët. Mbështetja jonë e vazhdueshme për Ministrinë e Financave dhe Mirëqenies Sociale përfshin ngritjen e kapaciteteve institucionale, disponueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e shërbimeve sociale dhe të mbrojtjes së fëmijëve dhe procedurat e mbrojtjes që janë në përputhje me standardet e BE-së. UNICEF-i u bën thirrje autoriteteve të sigurojnë zbatim cilësor, monitorim dhe qëndrueshmëri të shërbimeve sociale dhe të mbrojtjes së fëmijëve”, tha Santander.

Kontakte me mediat

Gorana Banda
UNICEF Crna Gora
Tel: +382 69 580 694

About UNICEF

UNICEF promotes the rights and wellbeing of every child, in everything we do. Together with our partners, we work in 190 countries and territories to translate that commitment into practical action, focusing special effort on reaching the most vulnerable and excluded children, to the benefit of all children, everywhere.

For more information about UNICEF and its work for children, visit www.unicef.org.

Follow UNICEF on Twitter and Facebook