Shkollat duhet të jenë vende të sigurta për fëmijët
- Gjendet në:
- Crnogorski
- English
- Shqip
PODGORICË, 27 prill 2022 - UNICEF-i është i shqetësuar për incidentin e dytë të raportuar të kërcënimeve me bombë kundër shkollave në Mal të Zi dhe rikujton se shkollat duhet të jenë vende të sigurta ku fëmijët shkojnë për të mësuar dhe për të qenë me shokët e shoqet e tyre.
Juan Santander, përfaqësues i UNICEF-it në Mal të Zi, deklaroi: “Është e papranueshme që shkollat të bëhen vende ku fëmijët kanë frikë të shkojnë. U bëjmë thirrje autoriteteve që t'i hetojnë urgjentisht kërcënimet e raportuara ndaj shkollave dhe që arsimi të rifillojë sa më shpejt të jetë e mundur dhe që shkollat të jenë një vend i sigurt për të gjithë fëmijët. Fëmijëve duhet t'u sigurohet një mjedis i sigurt mësimi dhe të mbrohen nga kërcënimet gjatë vijimit të arsimimit të tyre”.
Sipas raportimeve në dispozicion, incidenti i dytë me kërcënimet me bombë në shkolla ka lënë shumë prindër dhe fëmijë në Mal të Zi të shqetësuar dhe të frikësuar. Shkollat duhet të ofrojnë një mjedis të sigurt dhe të përshtatshëm për fëmijët në mënyrë që ata të mund të vazhdojnë arsimimin e tyre, i cili tashmë është ndërprerë ndjeshëm nga pandemia COVID-19.
Kontakte me mediat
About UNICEF
UNICEF promotes the rights and wellbeing of every child, in everything we do. Together with our partners, we work in 190 countries and territories to translate that commitment into practical action, focusing special effort on reaching the most vulnerable and excluded children, to the benefit of all children, everywhere.
For more information about UNICEF and its work for children, visit www.unicef.org.