RCO, UNICEF dhe UNDP i dhurojnë 50 laptopë MONSTAT

12 Maj 2022
Donacija MONSTAT
UNICEF Mali i Zi/Duško Miljanić/2022

Podgoricë, 12 Maj 2022 – Zyra e Koordinatorit të Përhershëm të Kombeve të Bashkuara (RCO), Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Mal të Zi (UNDP) dhe UNICEF në Mal të Zi kanë ofruar mbështetje për Entin Statistikor të Malit të Zi (MONSTAT) duke dhuruar pajisje të TI si kontribut të tyre për mbledhjen më efikase të të dhënave për anketën e këtij viti mbi të ardhurat dhe kushtet e jetesës (EU-SILC) në Mal të Zi.

Që nga viti 2013, MONSTAT ka kryer anketa vjetore të EU-SILC në baza të rregullta. Të dhënat e mbledhura në këtë mënyrë ofrojnë një mundësi për të monitoruar treguesit e rrezikut të varfërisë dhe treguesit e pabarazisë së shpërndarjes së të ardhurave në një shoqëri.

Mbështetja, në formën e 50 laptopëve, vlera totale e të cilëve është 27,3 mijë euro, do t'u mundësojë punonjësve të MONSTAT të mbledhin dhe përpunojnë të dhënat më shpejt dhe me efikasitet..

Me mbështetjen e UNDP dhe UNICEF dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Mirëqenies Sociale, Universiteti i Mastrihtit ka përdorur të dhënat e MONSTAT për të zhvilluar një model që simulon ndikimin e masave të mbrojtjes sociale në nivelin e rrezikut të varfërisë në Mal të Zi. Këto aktivitete lehtësojnë kuptimin e ndikimit të pritshëm të reformave të politikave në reduktimin e pabarazive dhe varfërisë edhe para se ato të zbatohen. Përveç kësaj, u siguron autoriteteve informacionin që është i nevojshëm për të marrë vendime të informuara në lidhje me drejtimin e dëshiruar të politikave dhe për të përcaktuar mbështetjen për popullatën në mënyrë që burimet të drejtohen atje ku do të kenë efektin më të rëndësishëm.

Shfrytëzimi adekuat i potencialit total të modelit varet nga futja në kohë dhe përpunimi i të dhënave cilësore nga SILC. Deri më tani, periudha ndërmjet mbledhjes dhe publikimit të të dhënave SILC ka qenë rreth 19 muaj. Automatizimi që do të lejojnë laptopët do ta reduktojë këtë periudhë në rreth gjashtë muaj, që do të thotë se të dhënat do të bëhen të disponueshme në të njëjtin vit.

Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP për Malin e Zi, Daniela Gašparikova, thotë se dëshira e UNDP është të mbështesë digjitalizimin e anketës së vitit 2022, e cila do të çojë në reformat e politikave për uljen e varfërisë.

“Për sa i përket fushës së përfshirjes sociale, si fushë e rëndësishme e aktiviteteve të saj, UNDP ka mbështetur vazhdimisht institucionet e sistemit në Mal të Zi në forcimin e kapaciteteve të tyre për të ofruar mbrojtje adekuate sociale. Për të përmirësuar masat e politikës sociale, autoritetet kompetente kanë nevojë për të dhëna dhe informacione të sakta që mund të sigurohen nga SILC. Të dhënat e mbledhura dhe të ndara sipas gjinisë do të shërbejnë si bazë për simulimin e opsioneve të përgjegjshme gjinore në fushën e politikave sociale, për planifikimin e burimeve të nevojshme në lidhje me nevojat e kategorive të cenueshme shoqërore, si dhe për përfshirjen e tyre më të madhe sociale, në përputhje me parimin bazë të OKB – askush nuk duhet mbetur mbrapa”, tha Gašparikova.

Juan Santander, Përfaqësuesi i UNICEF në Mal të Zi, theksoi rëndësinë e mbledhjes së saktë të të dhënave dhe publikimit në kohë të këtyre të dhënave në përpjekjen për ta bërë luftën kundër varfërisë më efektive.

“Të nxitura nga të dhëna të shpejta dhe të besueshme, politikat dhe veprimet për reduktimin e varfërisë së fëmijëve mund të bëhen më efikase. Qëllimi ynë është të mbështesim përpjekjet kombëtare që do t'u ofrojnë fëmijëve më të cenueshëm mbështetjen që u nevojitet, kur ata kanë nevojë, sepse fëmijët rriten shpejt dhe nuk ka kohë për të humbur për të përmirësuar jetën e tyre,” tha Santander.

Kontakte me mediat

Gorana Banda
UNICEF Crna Gora
Tel: +382 69 580 694

About UNICEF

UNICEF promotes the rights and wellbeing of every child, in everything we do. Together with our partners, we work in 190 countries and territories to translate that commitment into practical action, focusing special effort on reaching the most vulnerable and excluded children, to the benefit of all children, everywhere.

For more information about UNICEF and its work for children, visit www.unicef.org.

Follow UNICEF on Twitter and Facebook