Standardet e zhvillimit dhe të nxënit të fëmijëve 3-6 mjeç
Standardet e zhvillimit dhe të nxënit të fëmijëve 3-6 mjeç
Karakteristikat kryesore
Dokumenti i hartuar i standardeve të zhvillimit dhe të të nxënit të fëmijëve 3-6 vjeç fokusohet në qasjen e re të bazuar në kompetenca dhe pritet të ndikojë në mënyrë mjaft pozitive te të gjithë përdoruesit e tij. Duke pasur në qendër fëmijët dhe duke u hartuar për ta, ky dokument paraqet arritjet e fëmijëve në periudha të caktuara moshore në fusha të ndryshme zhvillimi.
Duke marrë në konsideratë që është një dokument që u referohet të gjithë fëmijëve në Shqipëri, secili aktor mund t’i shfrytëzojë standardet me qëllimin kryesor - mbështetjen e zhvillimit më të mirë të fëmijëve parashkollorë.
