Riintegrimi ekonomik i të mbijetuarve të trafikimit në Shqipëri

Studim cilësor: Përvojat e të mbijetuarve dhe të profesionistëve mbi aksesin dhe ofrimin e shërbimeve mbështetëse për riintegrim ekonomik

Karakteristikat kryesore

Nuk ka një përkufizim të pranuar as në Shqipëri dhe as në nivelin ndërkombëtar për termin “riintegrim ekonomik” i të mbijetuarve të trafikimit. Raportet flasin për “riintegrimin ekonomik” duke iu referuar aktiviteteve kryesore që lidhen me procesin e riintegrimit ekonomik, të tilla si formimi profesional; aksesi në praktika profesionale; aksesi në punësim dhe mundësi sipërmarrjeje; mbështetja financiare; vlerësimet e mjedisit dhe tregut të punës; dhe monitorimi e vlerësimi i riintegrimit ekonomik.1 Për rrjedhojë, riintegrimi ekonomik i të mbijetuarve të trafikimit mund të kuptohet si procesi përmes të cilit ata kanë akses në shumë shërbime formimi profesional dhe punësimi, në mënyrë që të jenë ekonomikisht të qëndrueshëm dhe të mos jenë më të rrezikuar nga trafikimi i qenieve njerëzore. Riintegrimi i të mbijetuarve të trafikimit në Shqipëri rrjedh nga Plani Kombëtar i Veprimit kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore 2021–2023. Në vend ka disa kuadre ligjore që përshkruajnë mbështetjen që duhet t›u ofrohet të mbijetuarve në fushat e punësimit, shëndetësisë, strehimit dhe ndihmës ekonomike. Pavarësisht pranisë së këtyre kuadreve, literatura mbi këtë fushë sugjeron se ka mangësi dhe sfida lidhur me mbështetjen për riintegrimin ekonomik të të mbijetuarve të trafikimit në Shqipëri. Për shembull, Ramaj (2021) thekson sfidat për të mbijetuarit(at) lidhur me aksesin në punësim dhe argumenton se shërbimet e punësimit në Shqipëri kërkojnë kohë dhe i demotivojnë të mbijetuarit(at).2 Ky studim (raport) synon të japë kontributin e tij për njohuritë bazw në lidhje me riintegrimin ekonomik të të mbijetuarve të trafikimit në Shqipëri, duke ofruar një perspektivë të re mbi këtë temë, një perspektivë që eksploron përvojat e të mbijetuarve dhe profesionistëve lidhur me aksesin ose ofrimin përkatësisht të mbështetjes për riintegrimin ekonomik dhe shërbimeve të tjera të lidhura.

Riintegrimi ekonomik i të mbijetuarve të trafikimit në Shqipëri Kopertina
Autori
Deanna Davy
Data e publikimit
Gjuhët
Angleze, Shqip

Files available for download