Kostot e investimit të ulët në arsim dhe si zvogëlohen këto kosto

Studim për sistemin arsimor dhe kontributin e tij në socio-ekonomik të vendit

Pikat kryesore

Çështja e investimeve në arsim është e padiskutueshme. Arsimi është e drejtë themelore e njeriut. Ai është jetik për rritjen afatgjatë ekonomike dhe thelbësor për arritjen e gjithë objektivave të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim të Qëndrueshëm. 

Vlera e tij është në rritje sepse është arsimi ai që përcakton nëse tendencat e këtij shekulli, si ato teknologjike, ekonomike dhe demografike, do të krijojnë mundësi apo do të ulin hendekun e pabarazisë, dhe sepse është faktori më i rëndësishëm për trajtimin me sukses të sfidave globale me të cilat po përballet njerëzimi.

 Vendet që investojnë dhe reformojnë arsimin, si një mjet për të siguruar arritjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara, do të garantojnë përfitime të mëdha që tejkalojnë shpenzimet. Ato do të përfitojnë nga avantazhet ekonomike që vijnë si rrjedhojë e një fuqie punëtore të arsimuar, të pajisur me aftësitë e nevojshme për të konkurruar në ekonominë e shekullit të 21. Përfitimet e përgjithshme ekonomike do të përkthehen në nivele shumë më të larta të të ardhurave dhe, gjithashtu, të standardeve të jetesës në nivel individual.

The Cost of Underinvestment in Education and ways to reduce it

Autori

George Psacharopoulos

Data e botimit

Gjuhët

Angleze,
Shqip

ISBN

978-9928-248-14-5

Shkarkoni raportin

(PDF, 885,93 KB)