Fondi Social – një realitet mes sfidash lokale
Gjetjet dhe rekomandimet e këtij studimi ndihmojnë për arritjen e OZhQ-ve
Karakteristikat kryesore
Ky raport është hartuar nga Qendra për Nxitjen e Zhvillimit Njerëzor (HDPC), me mbështetjen e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), në kuadrin e projektit të përbashkët të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, “Për financimin e OZhQ-ve”, mbështetur nga Fondi i Përbashkët i Kombeve të Bashkuara për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (JSDGF). Raporti u përgatit për botim në qershor të vitit 2022, pas një pune intensive të kryer gjatë periudhës shtator 2021- mars 2022.
HDPC falënderon Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Shërbimin Social Shtetëror, Inspektoratin Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, 61 bashkitë, drejtuesit e qendrave komunitare dhe organizatat jofitimprurëse të përfshira në zbatimin e projekteve të financuara nga fondi social, si dhe agjencitë e Kombeve të Bashkuara, Bashkëpunimin Zviceran dhe Komisionin Evropian për mbështetjen dhe kontributin e tyre në faza të ndryshme të studimit. Një falënderim i veçantë iu drejtohet znj. Alketa Zazo (UNICEF), znj. Erisa Cela (UN Women), si dhe znj. Denada Seferi dhe znj. Merita Xhafaj (Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale) për mbështetjen e posaçme, si gjatë kryerjes së studimit, ashtu dhe në procesin e konsultimit dhe të vleftësimit të gjetjeve dhe rekomandimeve. Mendimet dhe pikëpamjet e shprehura në këtë raport janë të autorëve dhe nuk pasqyrojnë mendimin e UNICEF-it.