Edukimi Për Ndryshimet Klimatike Dhe Për Zhvillim Të Qëndrueshëm

Cilësia E Ajrit, Mjedisi Dhe Ndryshimet Klimatike

Karakteristikat kryesore

Pse është i rëndësishëm të nxënit për zhvillimin e qëndrueshëm dhe ndryshimet klimatike?

“Investimet që mund të bëjmë për fëmijët tani, do të sigurojnë që ata të mbijetojnë, të rriten dhe të rezistojnë përballë goditjeve klimatike dhe mjedisore. UNICEF-i mbron këto investime, ndërkohë që mbështet fëmijët me arsimin dhe aftësitë që u nevojiten për të ndihmuar që bota të bëhet një vend më “green” dhe i sigurtë për ta”.

UNICEF në partneritet me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe Agjencinë për Sigurimin e Cilësisë së Arsimit Parauniversitar, sjellin manualin “EDUKIMI PËR NDRYSHIMET KLIMATIKE DHE PËR ZHVILLIM TË QËNDRUESHËM”. Ky material burimor për mësuesit vjen si risi me fokus në edukimin e nxënësve të klasave VI- IX mbi cilësinë e ajrit, ndryshimet klimatike, i pasuruar me informacione dhe aktivitetet ndërgjegjësuese që mund të drejtohen nga vetë nxënësit në shkollë dhe komunitet.

Zhvillimi i kompetencës së veprimit mjedisor dhe për qëndrueshmërinë tek nxënësit, është një nga hapat kryesorë për nxitjen e veprimeve konkrete që çdo individ mund të ndërmarrë, sidomos fëmijët në shkolla për të sjellë ndryshimet e nevojshme.

Trajnimi i mësuesve, promovimi në shkolla i aktiviteteve që nxitin cilësinë e ajrit dhe ndryshimet klimatike janë hapat në vijim që UNICEF do vijojë të mbështesë në shkollat e vendit.

Kjo ndërhyrje zbatohet në kuadër të nismës rajonale "Air Quality in the Western Balkans", zbatuar nga UNICEF Albania dhe SwePa, me financimin e qeverisë Suedeze.

Edukimi Për Ndryshimet Klimatike Dhe Për Zhvillim Të Qëndrueshëm
Autori
ASCAP
Data e publikimit
Gjuhët
Shqip