Avokati i Popullit në Krahë të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara

Një përmbledhje e rasteve të suksesshme

Karakteristikat kryesore

Republika e Shqipërisë ka ratifikuar Konventën për të Drejtat e Fëmijës (KDF) si dhe Konventën për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (KDPAK). Të dy konventat parashikojnë që fëmijët me aftësi të kufizuar të kenë të njëjtat të drejta dhe liri themelore si edhe fëmijët e tjerë, të gëzojnë një jetë të plotë dhe të denjë, në kushte që sigurojnë dinjitet, promovojnë vetëvlerësimin dhe lehtësojnë pjesëmarrjen e tyre të plotë dhe efektive në shoqëri.

Fëmijët me aftësi të kufizuara kanë të drejtë për kujdes të veçantë dhe për ndihmë nga ana e prindërve apo atyre që janë përgjegjës përkujdesin e tyre, në varësi të gjendjes së fëmijës dhe rrethanave financiare dhe ekonomike të prindërve ose të tjerëve që kujdesen për fëmijën. Kjo ndihmë jepet pa pagesë, kurdoherë që është e mundur, dhe qëllimi i kësaj ndihme është të bëjë të mundur që fëmija me aftësi të kufizuara të ketë qasje dhe të marrë arsimim, trajnim, shërbime të kujdesit shëndetësor, shërbime rehabilitimi, përgatitje për punësim dhe mundësi për lojë dhe zbavitje në një mënyrë të favorshme për arritjen e integrimit sa më të plotë në shoqëri, të potencialit dhe zhvillimit më të lartë të mundshëm.

Në përputhje me parimet e shprehura në Konventën e të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara, si edhe me ligjin nr.93/2014, “Për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuara”, vlerësimi i aftësisë së kufizuar realizohet nga komisione shumëdisiplinore pranë strukturave vendore arsimore. Këto komisione mundësojnë vlerësimin e gjendjes së aftësisë së kufizuar, nevojave për shërbime, mjete dhe përkujdesje, me synimin për të zvogëluar pengesat që fëmijët hasin për përfshirjen e tyre në shoqëri dhe për të rritur në maksimum autonominë dhe jetesën e tyre të pavarur.

Seksioni për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Fëmijëve në institucionin e Avokatit të Popullit, është në anën e fëmijëve me aftësi të kufizuara. Më broshurë ne po ju japim një përmbledhje të rasteve të këtyre fëmijëve që i kemi trajtuar me sukses gjatë viteve 2018-2022.

(Për të mbrojtur fshehtësinë e të dhënave, fëmijëve u kemi vënë emra të tjerë).

Avokati i Popullit në Krahë të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara - Kopertina e Broshurës
Autori
Avokati i Popullit
Data e publikimit
Gjuhët
Angleze, Shqip