Çështjet e Humbura

Gjetje dhe rekomandime nga një vlerësim i thelluar i mangësive në hetimin e abuzimit seksual në internet të fëmijëve në Shqipëri

lots_cases
UNICEF/ALBANIA/2020

Pikat kryesore

Çështjet e Humbura: Gjetje dhe rekomandime nga një vlerësim i thelluar i mangësive në hetimin e abuzimit seksual në internet të fëmijëve në Shqipëri është një vlerësim unik i zhvilluar në kuadër të programit #iamsafeonline në Shqipëri. Ky vlerësim i hollësishëm synon të hulumtojë shkaqet e barrierave që pengojnë agjencitë ligjzbatuese shqiptare për të pasur një përgjigje frytdhënëse ndaj ASHSF-së.

Vlerësimi  është rezultat i një pune të thelluar kërkimore të mbi një viti ku morën pjesë aktorë ligjzbatues kyç të ngarkuar me identifikimin, menaxhimin dhe hetimin e çështjeve të abuzimit dhe shfrytëzimit në internet të fëmijëve, si dhe një grup i gjerë personash dhe aktorësh përgjegjës për mbrojtjen e fëmijëve nga krimet në internet.

Raporti nxori në pah seriozitetin e problemit të abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet të fëmijëve në Shqipëri, duke shqyrtuar çështjet e referuara nga Policia e Shtetit (PSH), si dhe nga burime të tjera të inteligjencës. Shumësia e provave të evidentuara dëshmon se sa serioz është problemi, që ende ka mbetur i patrajtuar. Vlerësimi hodhi dritë mbi hendekun marramendës midis vëllimit të referimeve të materialeve të mundshme të abuzimit të fëmijëve që agjencitë ndërkombëtare të zbatimit të ligjit u dërgojnë homologëve shqiptarë, duke llogaritur diku nga 5,000 deri në 15,000 në vit dhe numrit të rasteve të hetuara në vend: 3 deri në 4 raste në 3 vjet. Për më tepër, raporti nënvizon pengesat kryesore procedurale dhe normative, gjë që çon mesatarisht në 9 muaj e më shumë që procesi hetimor të fillojë dhe të arrijë në gjykatë.

lost_cases
Autor
UNICEF Albania
Data e botimit
Gjuhët
Angleze

Shkarkoni raportin

(PDF, 12,21 MB) (PDF, 11,67 MB)