Lajme dhe media

Komunikatat për shtyp

 

Komunikatat për shtyp

Vaksinat kanë efekt te të gjithë fëmijët

Tiranë, 24 prill, 2017 – Në kuadër të Javës Botërore të Imunizimit, 24-30 prill, UNICEF-i do ta përqëndrojë vëmendjen tek ata miliona fëmijë që humbasin mundësinë e vaksinimit, që mund t’ua shpëtojë jetën dhe të mbrojë të ardhmen e tyre. Java Botërore e Imunizimit organizohet çdo fund prilli, për të nxitur përdorimin e vaksinave, që shërbejnë për të shpëtuar jetën e të gjithë fëmijëve, veçanërisht të atyre që janë vazhdimisht të përjashtuar.

Shqipëria prezanton Objektivin Nr. 4 të Zhvillimit të Qëndrueshëm - Arsimi 2030 dhe Raportin e Analizës të Politikës për Arsimin

Tiranë, më 12 prill 2017 - Ministria e Arsimit dhe e Sporteve dhe Instituti i Zhvillimit të Arsimit (IZHA), në bashkëpunim me UNESCO-n dhe UNICEF-in, prezantojnë sot Objektivin Nr. 4 të Zhvillimit të Qëndrueshëm - Arsimi 2030 dhe Raportin e Analizës së Politikës për Arsimin. Ky aktivitet synon të nxisë sensibilizimin për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ-të) të Axhendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm. Ky aktivitet do të përqendrohet në veçanti në OZHQ4 - Arsimi 2030, i cili synon të “garantojë arsim cilësor gjithëpërfshirës dhe të barabartë, si dhe të krijojë e konsolidojë shanse për të mësuarit gjatë të gjithë jetës për këdo".

Për të parën herë, Shqipëria me një Kod të Drejtësisë Penale për të Miturit!

Tiranë, 30 mars 2017 - Sot, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me shumicë të cilësuar Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur, si pjesë e përpjekjeve të tij për reformimin e gjithë sistemit të drejtësisë. Ky legjislacion revolucionar, përbën një ndryshim madhor në konceptim, duke u zhvendosur nga një qasje ndëshkuese drejt asaj rehabilituese dhe restauruese, për trajtimin e përfshirjes së të miturve në veprat penale. Gjithashtu, Kodi parashikon një drejtësi më miqësore me fëmijët viktima apo dëshmitarë të një vepre penale.

Një vit pas deklaratës së BE-Turqi kostoja njerëzore e fëmijëve refugjatë dhe emigrantëve rritet

GJENEVË, 17 mars 2017 – Një vit pas mbylljes së kufijve në Ballkan dhe Deklaratës BE-Turqi që synonte të ndalonte fluksin e madh të migrimit, fëmijët refugjatë dhe migrantë përballen me rreziqe të mëdha të shpërnguljes,ndalimit,shfrytëzimit dhe mohimit –thotë UNICEF.

Kuvendi i Shqipërisë miraton ligjin për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës, si një gur themeli për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna, shfrytëzimi dhe mohimi i të drejtave.

Tiranë, 24 shkurt 2017 – UNICEF përshëndet miratimin e ligjit “Për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës" nga Kuvendi i Shqipërisë, në përputhje me normat dhe standardet ndërkombëtare të të drejtave të fëmijës. Ky ligj përforcon punën ndërsektoriale të Qeverisë, në drejtim të të drejtave dhe mbrojtjes së fëmijës.

UNICEF kërkon 3.3 miliardë dollarë ndihmë financiare për emergjenca për 48 milionë fëmijë të mbërthyer në konflikt dhe kriza të tjera

Sipas apelit të agjencisë për vitin 2017, kequshqyerja sjell “kërcënim të heshtur” për fëmijët

NJU JORK / GJENEVË, 31 janar 2017 – 48 milionë fëmijë që jetojnë në konfliktet më të ashpra botërore dhe emergjenca të tjera humanitare do të përfitojnë nga apeli i 2017-ës i UNICEF-it që u prezantua sot.

Komunikatat për shtyp të vitit 2016

Komunikatat për shtyp të vitit 2015

 

 
Search:

 Email this article

unite for children